Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, kush fshihet pas “investitorëve amerikanë”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, kush fshihet pas “investitorëve amerikanë”?
AktualitetInvestigim

Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, kush fshihet pas “investitorëve amerikanë”?

Published: March 21, 2026
Shpërndaje

Mediat greke shpërthyen dy ditë më parë lajmin e madh për një investim gjigand greko-amerikan në Bilisht të Korçës. Sipas gazetave greke, Aktor Group e Greqisë dhe BNI Foundation kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në minierat e Nikelit në Korcë.

Sipas tyre, një pjesë e madhe e financimit do të sigurohet nga kapital amerikan, ndërsa projektin do ta mbështesin teknikisht dhe këshillimisht kompani me bazë në SHBA, duke treguar rëndësinë strategjike të tij për zinxhirin perëndimor të furnizimit me burime kritike. Marrëveshja për këtë investim u trajtua në sfondin e vizitës së papritur të ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle në zyrën e Edi Ramës në Tiranë.

Por kush janë amerikanët pas investimit të Bilishtit?

- Publicitet -

Ndonëse kompania greke Aktor në deklaratën e saj u kujdes të theksonte se marrëveshja është nënshkruar me BNI Foundation, disa gazeta greke si Prototema flasin për një marrëveshje mes Aktor dhe një kompanie të quajtur Brightnest shpk.

Brightnest shpk është një kompani e themeluar në tetor të vitit të kaluar. Kompania ka një kapital prej 100 lekësh ose 1 euro dhe pronari i saj është Mirsad Uruçi.

Ky lajm konfirmohet edhe nga pamjet e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Athinë Guilfoyle. Fillimisht në pamje shfaqen ambasadorja Guilfoyle dhe presidenti i grupit Aktor.

Por më pas në pamje shfaqet edhe një person i tretë. Ai është Mirsad Uruçi, pronari i kompanisë Brightnest.

Zoti Uruçi nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Përvecse përfaqëson kompaninë serbe të energjisë, EFT, emri i Uruçit doli në publik edhe në koncesionin e famshëm të centralit diellor të Akërnisë, që nuk u realizua asnjëherë.

Nuk dihet nëse ka përfshirje amerikane në projektidenë e Bilishtit. Edhe BNI Foundation nuk rezulton të jetë kompani amerikane. Në fakt, këtë nuk e di askush se çfarë është. BNI Foundation origjinal është një OJF në Karolinën e Veriut, që mbështet fëmijët.

Kurse BNI Foundation, që flitet në marrëveshjen shqiptare nuk dihet se çfarë është. Në njoftimin e Aktor ajo përshkruhet si një kompani rajonale që operon në Ballkan dhe kryesisht Shqipëri.

Deri më tani nuk ka asnjë fakt apo të dhënë për ndonjë kompani amerikane që do investojë 1 miliardë euro në Bilisht. Dhe aq më pak kompani amerikane të dërguara posaçërisht nga Presidenti Trump siç u përpoq ta shiste propaganda e padukshme lajmin në publik – shkruan Kapital.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    March 22, 2026 at 1:13 am

    Oooo Edi Ramaaaa!Keta gazetaret ti heqin breket dhe brekushet.po bjeri drejt se ke lehtesinaaa.
    Me halabake 1 euro,qe i vjedhin ketij populli baftzi miljarda Euro eshte plot PARABURGIMI DURRSIT. Ay Ilir Rrapo nga Kuci maci,kompani italjane 1 euro ishte,,mos gaboj 1000 Euro,.Vodhi nja 200 miljon Euro me Sterilizimin e xhepave kirurgjike,qe shkuan prape n`fis.Mori me vete edhe kallauzin. Ilir Beqen,qe shitet si burre i ndershem,.
    Mos se do ta hash.Te eshte trashur zullumi.

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    March 22, 2026 at 7:10 am

    Ne zone e Bilishtit ka edhe rezervave Floriri.

    Reply
  • Fshatari says:
    March 23, 2026 at 7:44 pm

    BNI Coal eahte nje group e ALLETE, Inc ne Amerike ne Dekoten e veriut, qe funksionon si pjese e nje konglomerati nderkombetar midis nje kompanie investimesh pensionesh kanadese dhe nje kompanie qe lidhet Blackrock, nje tjeter konglomerat ne fushen e investimeve te strehimit.
    Aktor Group eshte nenkompani e Intrakat Group
    Pra 1 miliiard Euro nga BNI qe eshte nenkompani e nenkompanise te nenkompanise qe lidhet me nje tjeter nenkompani e nje kompanie greke, me duket nje si skeme mashtrimesh,….por vec kujdes se mos e pesojme si me Bankers e naftes.

    Reply
  • sokrati says:
    April 7, 2026 at 6:17 pm

    Sa per shpirt i ka qeveria kto kompanite qe u krijuan dje me 100 Euro kapital, kastile per te “fituar” nje tender sot ! Nje tjeter karakteristike eshte qe keto blejne e shesin njera tjetren nga HongKongu ne Ishujt Sejshelle dhe nuk e merr vesh kush eshte koka dhe kush eshte bishti. Kaq veshtire eshte te gjendet vertete nje apo disa kompani serioze qe operojne prej vitesh ne nje biznes te caktuar dhe nuk blihen apo shiten 10 here ne vit? Qe pa hyre ne biznes, kto krijesa perverse bastarde duket qarte qe jane krijuar per te vjedh shpejt e shpejt dhe per tu zhdukur pa gjurme. Kete e kuptoj dhe une qe jam nje qytetar i thjeshte. Nuk e kupton valle Kryeministri yne, qe ju shtofte ymiri se nuk la gje pa i vjedh ktioj kombi?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Guacka e Zvërnecit
  2. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  3. Anonymous on Tymnaja e “patriotëve”
  4. Luzati on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?