Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PROJEKTLIGJI: Hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PROJEKTLIGJI: Hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit
AktualitetEkonomi

PROJEKTLIGJI: Hiqet shpërblimi financiar për titujt e nderit

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Veç dekoratave, qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri që do të rregullojë edhe titujt e nderit kombëtarë dhe vendorë. Sipas kësaj nisme, parashikohet ndarje dhe dallim mes “titujve të nderit” nga “dekoratat”, të cilat janë propozuar të rregullohen nëpërmjet një projektligji tjetër, që i është propozuar Kuvendit për shqyrtim në muajin korrik.

Sipas relacionit, kjo nismë diferencuese ndërmerret duke mbajtur në konsideratë rregullimet ligjore të kësaj fushe të vendeve evropiane, kryesisht modelin italian dhe francez dhe kanë të bëjnë edhe me ripërcaktimin e rregullave dhe të procedurës përkatëse për dhënien e titujve të nderit.

Ndryshe nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon se dhënia e titullit të nderit apo titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar. Ligji në fuqi, i vitit 2013, parashikon se se dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit mund shoqërohet me një shpërblim financiar, sipas vlerësimit të autoritetit përgjegjës.

- Publicitet -

Projektligji parashikon dy llojet të titujve të nderit në nivel kombëtar: titulli Ambasador i kombit, i cili i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës, në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura e të qëndrueshme, që lartësojnë vlerën dhe figurën e kombit shqiptar; si dhe titulli Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, i cili i jepet shtetasve të huaj në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura në shërbim të kombit e shtetit shqiptar dhe të forcimit të shoqërisë demokratike, brenda dhe jashtë vendit.

Në nivel vendor, titulli i parashikuar me ligj është vetëm Qytetar nderi, i cili jepet nga këshilli bashkiak për veprimtari të shquar brenda juridiksionit dhe në dobi të bashkisë ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda territorit të bashkisë. Sipas projektligjit, ky titull nderi i jepet në çdo rast edhe personaliteteve të huaja të nivelit të lartë që vizitojnë një bashki në kuadër të një vizite zyrtare ose shtetërore.

Krahas tij, projektligji parashikon mundësinë e Bashkive për të krijuar tituj të vecantë vendorë nderi (jo më shumë se dy në një vit kalendarik), për të shprehur mirënjohjen e posaçme për veprimtarinë e shquar në dobi të komunitetit të saj.

Në të njëjtën linjë, me qëllimin për të moslejuar krjimin dhe dhënien në mënyrë të pajustifikuar të këtyre titujve, parashikohet se në vendimin e krijimit, Njësia vendore duhet të argumentojë nevojën për nderimin e veçantë, arsyen përse nderimi me titullin qytetar nderi, nuk është i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm dhe emërtesën e titullit të veçantë vendor të nderit i cili përkon me një datë ose ngjarje të shënuar në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për titujt kombëtarë, nisma për dhënien e titujve të nderit i përket Presidentit të Republikës, i cili e ushtron kryesisht, ose me propozim të Kryetarit të Kuvendit, ose Kryeministrit. Ndërsa në rastin e titujve vendorë e drejta e propozimit i përket kryetarit të bashkisë, si dhe çdo anëtari të këshillit bashkiak. Projektligji parashikon, ndryshe nga ligji ekzistues, edhe mundësinë e kërkesës për ushtrimin e propozimit, që mund të paraqitet nga qytetarët drejtuar institucioneve, në favor të një personi të tretë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?