Mjekët e spitaleve publike do të mund të punojnë privatisht në këto struktura, edhe pas përfundimit të orarit zyrtar të punës. Për të shmangur largimin e bluzave të bardha drejt strukturave private, apo edhe jashtë vendit (një fenomen ky tejet shqetësues gjatë viteve të fundit), në draftin e ri ligjor të përgatitur për shërbimin spitalor, dikasteri i Shëndetësisë ka përfshirë edhe këtë risi.
Në këto kushte, mjekët e spitaleve publike do të mund të vijojnë të ushtrojnë profesionin e tyre privatisht po në ambientet e spitalit publik, edhe pasi të kenë përfunduar orarin e tyre zyrtar të punës. Tarifat dhe modalitetet se si do të organizohet puna në këto raste do të përcaktohet nga dikasteri i Shëndetësisë.
Konfirmimi është bërë gjatë ditës së djeshme nga vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli, e cila ka prezantuar në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale draftin e ri ligjor për spitalet, hartimi i të cilit vjen pas 18 viteve nga zbatimi i ligjit aktual. Nisma e re ligjore e dikasterit të Shëndetësisë synon që institucionet spitalore të fitojnë autonominë e duhur, duke i lejuar kështu që të menaxhojnë vetë buxhetet e tyre, si dhe të gjejnë mundësi për t’i vetëfinancuar shërbimet brenda spitalit. Gjatë diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e komisionit, ministrja Manastirli, tha se ligji u krijon mundësi mjekëve të punojnë privatisht në spital përtej orarit të punës, kostot dhe tarifat për konsultat jashtë sistemit të referimit do të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë.
“Kjo do të sjellë që ne t’i kemi mjekët më shumë brenda spitaleve tona për t’u kujdesur shumë më shumë për pacientët, edhe përtej kohës së punës. Nga ana tjetër kjo risi do të krijojë për pacientët që duan të kenë konsulta ambulatore jashtë sistemit të referimit, një akses më të drejtpërdrejt në shërbime. Dhe sigurisht kjo bazuar në kosto dhe tarifa të miratuara, sipas të metodologjive që parashikon ligji dhe që ne jemi duke i punuar në vijim të akteve nënligjore që do të dalin menjëherë pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit të ri për kujdesin spitalor”, ka vënë në dukje ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Sipas skemës së përcaktuar, zbatimi i modelit të ri të autonomisë spitalore fillimisht do të aplikohet në Spitalin Memorial të Fierit, për t’u shtrirë më pas në të gjitha spitalet e tjera të vendit. Ndërkohë që për të qenë pjesë e modelit të ri të financimit të gjitha spitalet do të duhet të kenë kaluar edhe procesin e akreditimit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimeve që ofrojnë për pacientët.
Kundrejt autonomisë spitalore ministrja Manastirliu shtoi më tej se:“Ligji parashikon risi, duke futur konceptin e ri të modelit të autonomisë spitalore. Një model i cili parashikon të krijojë dy nënmodele: modelin e autonomisë spitalore menaxheriale dhe modelin e autonomisë spitalore financiare, nëpërmjet një instrumenti që e kemi quajtur “Kartën e autonomisë spitalore”. Kjo do të bëjë të mundur që spitalet, të cilat janë të përgatitura me burimet njerëzore, të administrojnë në një tjetër nivel qoftë buxhetet e alokuara, por edhe të kenë mundësi të krijojnë mënyra të reja për të vetëfinancuar spitalet, nëpërmjet marrëveshjeve me të tretët”.
Nëpërmjet këtyre ndryshimeve do të bëhet e mundur edhe arritja e një planifikimi kombëtar spitalor. Kjo pasi deri më tani në vend kemi pasur vetëm spitalet bashkiake, spitalet rajonale dhe spitalet terciare. Me zbatimin e ligjit të ndryshuar do të përfshihen edhe koncepte të reja sikurse është spitali ditor dhe gjithashtu spitalet mbi baza rajoni, pra spitale që i shërbejnë jo vetëm qarkut, por gjithë rajonit.
“Një risi e këtij projektligji të ri është planifikimi spitalor në nivel kombëtar. Për këtë, është parashikuar ngritja e një organi kolegjial ad-hoc, një organ këshillimor për politikat dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor, që do të hartojë planin kombëtar spitalor”, shtoi ministrja Manastirliu.
Një tjetër pikë e rëndësishme e draftit të ri do të jetë edhe ndarja e pagesave për mjekët në bazë të punës së kryer prej tyre. Kështu, autonomia spitalore do të mundësojë edhe pagesat e diferencuara për mjekët në bazë të performancës dhe shërbimit të ofruar për qytetarët, si dhe do të lejojë praktikat e dyfishta të mjekëve, që do të thotë edhe mundësi për të shfrytëzuar mjediset spitalore për konsulta apo shërbime përtej orarit të punës, për pacientë jashtë sistemit të referimit. Projektligji i ri i hartuar për “Shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, vjen pas 18 vitesh nga ligji i spitaleve që është në fuqi.
Vlerësimi i cilësisë në spitale
Lidhur me vlerësimin e cilësisë në strukturat shëndetësore, pak ditë më parë është ngritur dhe ka nisur punën Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, një institucion që ka mekanizmat për të monitoruar dhe akredituar strukturat e ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, publike dhe jopublike, si dhe për certifikimin e edukimit në vazhdim të profesionistëve shëndetësorë dhe shoqërorë.
Në raport me cilësinë çdo institucion shëndetësor, spital, qendër shëndetësore, klinikë, farmaci, klinikë stomatologjike do të kalojë në vlerësim për shërbimet e ofruara, ku nuk do të tolerohet asnjë strukturë shëndetësore dhe shoqërore t’i shmanget procesit të akreditimit.
Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, që bashkon dy institucione, atë të edukimit në vazhdim dhe të akreditimit, do të akreditojë dhe mbikëqyrë aktivitetet dhe ofruesit (institucionet dhe organizatat) e edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë sipas standardeve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara si dhe do të akreditojë institucionet shëndetësore dhe shoqërore që plotësojnë standardet, me synim garantimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Aktualisht janë 36 institucione shëndetësore të akredituara (19 institucione publike dhe 17 institucione jopublike); 93 Institucione shëndetësore në proces akreditimi, 680 klinika private/qendra mjekësore të ftuara për të marrë pjesë në procesin e akreditimit.
GEZOHU O POPULL MJERAN
THIKA ASHTIN TANI DO TE PREK
GJER ME SOT QE BUKE THATE
QE NESER DO TE JESH PA BREKE
GEZOHU O POPULL MJERAN
THIKA ASHTIN TANI DO TE PREK
GJER ME SOT QE BUKE THATE
QE NESER DO TE JESH PA BREKE
Po ministrija nuk eshte mjeke.
Ku di ajo se ceshte e mire per popullin ne lidhje me shendetin.
Ja vute kazmen shendetesise.
Po ju ikin mjeken me te katra nga Shqiperia.
Kjo qe po kerkoni te beni me ligj, e sanksionon vjedhjen hapur me ligj.
Moj ministre mos u konsulto me batakcinjte, me me mjeke qe jane profesioniste.
Tani populli do te provoje se cdo te thote te shkoje thika ne palce.
Ky ligj e shkaterron perfundimisht mjeksine shqiptare.Rreth vitin 1995 qeveria Italjane nxorri nje ligj per mjeket.Kush punon ne shtet dyfishim rroge.Ata qe duan te punojne privat u paisen me licensat profesionale.Ineteresi personal mbi ate te pergjithshem eshte dominant te njeriuPerrallat me mbret te komunizmit ,per te kunderten dolen te gjitha genjeshtea.
Vazhonjme fanar ndricues per gjithe boten. Nuk ka llogjike qe ne institucionet shteterore te behet Pune private. Ne ndertesen qe mirembahet nga taksapaguesit nje mjeke qe mbaron shkollen shteterore, ku pedagoget paguhen nga taksat, te fuse leket ne xhepin private. O skenderbeu the moder, a je konsultuar me popullin per Kerr ligje qofte dhe nga Ana formale?
Kjo vetem qe eshte ligjeruar se ata punonin si ne shtet dhe ne privat , madje edhe ne orain zyrtatre te punes . Tani hajde gjej mjek ne spitalin shteteror do jene vetem sa per te peshkuar klientet pastaj kurat do jene ke klinika private. Kjo eshte mjeksia falas.
Ky eshte SHKATERRIMI I PLOTE I SHENDETESISE SHTETERORE!
Vetem mendje te CMENDURA pushtetore mund ta bejne kete krim kunder popullit shqiptar!
Ku e kane gjetur te zbatuar kete praktike kriminale te mjekesise shteterore?
Kjo eshte zgjidhja me e mire ne situaten qe eshte mjekesia shqiptare. Eshte aplikuar me sukses ne Turqi dhe ka dhene efekte pozitive pas disa viteve, dora – dores duke permiresuar sherbimin dhe ulur korrupsionin e bluzave te bardha.
robt ku ti keni qe bllokoni komentet
A ç’na thatë. Po kjo ka 30 vjet që bëhet në Shqipëri. Orari zyrtar në shtet është vetëm 2 orë. 8- 10. Pastaj privat.
Moj Manastirliu , a ke llogjike ti moj pate qorre ,Nuk mundet nje mjek te punoje ,ska me takat mbas 8 oreve pune .Nazisti Adolf Hitler e vendosi per here te pare ne Gjermani pushimin ne oren 12 gjysem ore pushim . Hitleri e vuri me urdher dhe tha nuk ka rendiment te punosh 8 ore rrjesht , dhe ti moj Manastriliu tregon perralla per te punuar jashte orarit zyrtar . Ku i gjen keto pata o Rama , pa haruar Min e Mbrojtjes Kodheli kur pat thene dikur , hedhur fjale se do bejme pike turistike ishullin e Sazanit , do ngreme kazinote nga me te medhaja ne Ballkan e me gjere , ku Kodheli dhe ti moj Manastirliu e shendetesise , nuk e kuproni fare se qe te behet nje ishull i banueshem duhet uje nga toka , kanalizime te derdhen ne toke dhe korent me u furnizuar nga toka . Ah … bir selmani i nenes , ke te qaje me pare .