Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektligji për Policinë e Shtetit, drafti: Ja si do të zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Projektligji për Policinë e Shtetit, drafti: Ja si do të zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm
KronikeLajmi i fundit

Projektligji për Policinë e Shtetit, drafti: Ja si do të zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm

Published: March 19, 2024
Shpërndaje

Është zbardhur projektligji për Policinë e Shtetit, ku thuhet se zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion.

Emërimi, lirimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit 1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrit. 2. Përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kryhet nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe shprehin interes për këtë pozicion.

Ministri ngre një Komision ad hoc, i cili, pas procesit të vlerësimit të tyre, i propozon kandidaturat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

- Publicitet -

Ministri i propozon Këshillit të Ministrave kandidaturën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përbërja dhe rregullat e funksionimit të Komisionit ad hoch përcaktohen në Rregulloren e Policisë së Shtetit.

  1. Kandidati i propozuar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duhet të jetë një nga punonjësit e policisë që mban gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë” dhe plotëson kriteret si vijon:
  2. a) të ketë shtetësi shqiptare;
  3. b) të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozicione të larta drejtuese;
  4. c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;

ç) të mos ketë masa të rënda disiplinore të policisë brenda 5 viteve të fundit.

  1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vitesh, me të drejtë ri-konkurrimi edhe për një mandat të dytë .
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit lirohet nga detyra kur:
  3. a) humbet shtetësinë shqiptare;
  4. b) i përfundon afati i qëndrimit në detyrë dhe nuk riemërohet;
  5. c) jep dorëheqjen;

ç) bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për ushtrimin e funksionit për një periudhë kohore mbi 6 muaj;

  1. d) plotëson moshën për pension;
  2. dh) i hiqet ose i kufizohet zotësia për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shkarkohet nga detyra kur:
  4. a) dënohet me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  5. b) nuk përmbushen objektivat strategjikë për shkak të performancës së ulët të tij.
  6. Lirimi dhe shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit.
  7. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit.

Me përfundimin e mandatit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 19, 2024 at 1:41 pm

    Drejtori i pergjithshem i policise se SH T E T I T ,ne mos nga parlamenti i sovranit popull duhet te emrohet e shkarkohet me dekret nga kryeK…I SH T E T I T !!!

    Qiverrija eshte nje ‘pushtet’
    i te ashtuquajturit SHTET
    Drejtori policise se shtetitit
    nuk emrohet nga nje ‘MBRET!?’

    Ku ka shtet te se drejtes
    e funksionon,DEMOKRACI
    Kryeministrat vene e vine
    Drejtori policise-PËRJETËSI!

    Reply
  • Humoristi says:
    March 19, 2024 at 2:55 pm

    Keto jane ligjet pd-se kur moren pushtetin..Tana konkurset i fituan plepistet ,ndersa sot i fitojne patronazhistet.E verteta sot asht marre vesh se,si plepistet,edhe patronazhistet,prinderit u dalin bashkepunetore te sigurimit shtetir.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?