Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokurorë të SPAK! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Prokurorë të SPAK! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit
opinion

Prokurorë të SPAK! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit

Published: November 14, 2025
Shpërndaje

14 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku duhej të ishte vendi më i sigurtë, mes dy “qeverive”, Legjislativit dhe Ekzekutivit, 4 protestues paqësorë u vranë me urdhër të ish-kryeministrit që më pas fshiu filmimet, manipuloi provat dhe pengoi drejtësinë.

Dhjetëra u plagosën, qindra të tjerë u dhunuan në bulevard dhe në komisariate. Nuk thuhet shpesh por Gjykata ka dënuar mbi 100 pjesëmarrës të demonstratës së 21 janarit.

Askujt nuk i gjeti armë, dinamit, shishe molotov, çadra pistoletë, i dënoi sepse ashtu kishte dashur urdhëruesi i vrasjeve të 21 janarit. Shteti “i tyre” i dënoi, pasi i rrembeu rrugëve dhe i torturoi.

- Publicitet -

Në kalendarët e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në ballë edhe turpin, ngaqë shënohet në kalendarin e bardhë të të ashtuquajturës demokraci brenda kornizës së BE-së dhe NATO-s.

Ishte i rëndë dhe i turpshëm 21 janari i 2011, por gjithsesi më pak i rëndë dhe më pak i turpshëm se këta që erdhën pas.

Vrasësit janë ende prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit.

E dinë të gjithë si fshehën gjurmët e krimit me shuarjet e filmimeve, ndërrimet e tytave, injorimet e prokurorëve.

Sivjet, 21 janari ulurin dhe çirret!

Pritet sërish të mbulohen me lule hipokritësh njollat e gjakut të përfytyruar në vendet ku u gjendën shtrirë ata të vrarët me duart në xhepa. Dhe do të dërdëlliten të njëjtat premtime.

Prokurorë të SPAK!

Qëroni dhe kthjelloni 21 janarin 2011! Dhe ta shikoni sa e thjeshtë është reforma juaj e famshme e drejtësisë!

Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit dhe do ta shikoni se reforma është bërë vetvetiu! Se ai 21 janar, e ka një fajtor. Gjithë Shqipëria e di. Edhe ju e dini. Për më tepër, familjet e viktimave kanë ende besim tek ju. Është besim prekës, a e ndjeni?

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?