Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfiskohet hotel ‘Colombo’ në Durrës me vlerë 1 mln euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Konfiskohet hotel ‘Colombo’ në Durrës me vlerë 1 mln euro
KronikeKryesoreUncategorized

Konfiskohet hotel ‘Colombo’ në Durrës me vlerë 1 mln euro

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Një hotel i njohur në Durrës ‘Colombo’, me vlerë 1 milion euro u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi pronari e ka vënë pasurinë me para të krimit.

Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror dhe gjykata thotë se tashmë rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

Sipas vendimit, hoteli nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave të deklaruara. Sipas Prokurorisë, Tuda është dënuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje dhe hotelin në zonën e Plazhit në Durrës e kishte në emrin e tij.

- Publicitet -

‘Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pasurisë në emër të shtetasit P.T., pallat, objekt hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për procedimin pasuror nr. 2/2020, regjistruar ndaj subjektit hetimor shtetasit P.T., banues në Plazh, Durrës, rezultoi e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të të dyshuarit P.T., për këto arsye: Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a. Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar. Mbi këtë bazë me Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur: 1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës: Konfiskimin e pasurisë së mëposhtme në emër të shtetasit P.T., pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro.’- njofton gjykata.

Tuda është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndaj tij ka pasur denoncime nga një vajzë se është shfrytëzuar për prostitucion në ambientet e hotel “Colombo” që sot u konfiskua. Por hetimi mbi këtë motiv u pushua, pasi në rrethana të dyshimta, vajza tërhoqi dëshmitë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Fat man says:
    November 1, 2022 at 3:11 pm

    Sot nje vile e Mega-Hajdutit Samir Mane shitet 1 milion euro e jo me nje hotel luksos i kompletuar te vleje 1 milion, kush nga hajdut e qeverise ja ka vene syrin per t’a marre?

    Reply
  • ¿? says:
    November 1, 2022 at 3:49 pm

    Vetem nje milion euro gjithe kjo ndertese??? NE Shqiperi 1 milion euro kushtojne vetem 100 metra rruge. Cfare kodosh arithmetike ka esuar ne shkolle ky Edvin Brekushja?

    Reply
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 8:21 pm

    I merr shteti dhe ja jep politikaneve ne menyre shperblimi per festat e fundvitit

    Reply
  • saimir says:
    November 2, 2022 at 2:23 am

    Po ky pullumbi ka dhe colombo tjeter ne Tirane afer stacionit te trenit apo eshte e ligjshme atje. Ka blloku gjithe hapesiren publike aty afer trenit. Sec mban ca lango permbrapa e hiqet si i forte trafikanti i kurves.
    Qijani robt ku t’i kete ketij kusari.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    November 2, 2022 at 7:03 am

    Kur ajovajza paska bere denonciminn asnje se paska ( me falni per shprehjen ) rruajte me ndonje krahe kurse tani qe i duhet hoteli na doli qe ( dmth qe policia i dinte por nuk e aarrestonte pa urdher nga lart) leket i paska vene me droge e prostitucion !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit, transportohet e gjakosur drejt Spitalit të Traumës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?