REDAKSIONALE DITA
Nuk ka mjerim më të madh politik dhe moral sesa kur makineria e propagandës zyrtare, e zënë ngushtë nga revolta dhe dështimet e veta, vendos të sulmojë pikërisht ata që e mbajnë këtë vend në këmbë: emigrantët shqiptarë.
Vecanërisht emigrantët shqiptarë në Greqi.
Ata janë sot mes qytetarëve shqiptarë brenda e jashtë vendit që protestojnë dhe ushtrojnë të drejtën e tyre për të kërkuar llogari.
Ushtria e trollëve dhe e servilëve të paguar të pushtetit është turrur me gjuhë urrejtje, duke përdorur etiketime absurde për ata që “mbërritën me autobusë nga Greqia” duke hedhur baltë me epitete kombëtare e fetare mbi këdo që guxon të refuzojë nënshtrimin.
Ky lloj fjalori, megjithëse fyerje e rëndomtë, është një strategji e qëllimshme për të ndarë shqiptarët dhe për të denigruar një komunitet të tërë që, ndryshe nga zyrtarët e rrethuar me luks, çdo qindarkë e ka fituar me gjak dhe me djersë.
Emigracioni shqiptar në Greqi është pa dyshim një nga kapitujt më intensivë, më të dhimbshëm, burim krenarie që llumi propagandistik nuk do ta kuptojë kurrë.
Nëse ka një komunitet që e ka detyruar një shoqëri pritëse të ndryshojë mendim përmes rezultateve konkrete, janë pikërisht shqiptarët në Greqi. Ata morën përsipër punët më të rënda, ato që askush tjetër nuk dëshironte t’i bënte.
Në bujqësi, duke kthyer në prodhuese plantacionet e ullinjve, portokalleve e vreshtat e braktisura nga Peloponezi e deri në Kretë.
Në ndërtim gjithashtu. Eshtë fakt historik që infrastruktura e madhe e Greqisë moderne, përfshirë objektet madhore të Lojërave Olimpike të Athinës në 2004, u ngrit kryesisht mbi kurrizin dhe djersën e punëtorëve shqiptarë.
Në shërbime dhe ekonomi shtëpiake u bënë pjesë e besuar e pothuajse çdo familje greke për kujdesin ndaj të moshuarve dhe fëmijëve.
Ata nuk shkuan për të kërkuar lëmoshë, por për të punuar me forcën e krahut dhe talentin e tyre. Sot, pas më shumë se tri dekadash, shumë prej tyre janë sipërmarrës, taksapagues të fuqishëm dhe shtyllë e pazëvendësueshme e ekonomisë greke.
Ajo që e bën edhe më rrezatues këtë shembull punëtorie është suksesi i fëmijëve të tyre. Prindërit sakrifikuan gjithçka, punuan me dy apo tri turne, me një qëllim të vetëm, t’u jepnin fëmijëve arsimin që vetë nuk patën mundësi ta kryenin në vitet e tranzicionit.
Sot, brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi shkëlqen në universitete, janë mjekë, inxhinierë, artistë dhe sportistë që ngrenë peshë stadiumet (siç ka ndodhur shpesh nën ngjyrat e të dyja vendeve).
Puna e ndershme e prindërve u përkthye në emancipim dhe integrim dinjitoz për fëmijët.
Ky komunitet na ka dëshmuar se si fitohet dinjiteti me shpinën e përkulur mbi tokë, por me ballin e ngritur lart përpara botës.
Turp për të gjithë ata që, për të mbrojtur interesat e ngushta të një karrigeje pushteti, guxojnë të luajnë lojëra të fëlliqura shovinistësh dhe të hedhin baltë nëpër forume online mbi këtë komunitet heronjsh të heshtur.
T’u mbyllësh gojën apo t’u vësh epitete atyre që lënë familjet, punën dhe jetën e tyre për t’u kthyer këtu e për të mbrojtur tokat, pronat dhe dinjitetin në jug të vendit apo kudo tjetër, është dëshmia më e qartë e dëshpërimit të një propagande që po jep shpirt.
DITA

RESPEKTE për GAZETÉN DITA dhe REDAKSINË e DITÊS !
NEVERI dhe URREJTJE. për MINJTË e BODRUMIT KRIMINAL në KRYEMINISTRI siç është edhe Endrit Masha , NJË KRYE LLAPAQËN që PAGUHET nga KLIKA SHTETÊRORE vetëm pèr të bèrè KOMENTE KAFSHÈRORE , IRONIKE dhe KUNDÈRSHTUESE , kundèr TITUJVE apo KOMENTEVE që NUK i PÈLQEJNÈ FUNDÈRRINËS Edi🤮🤮Rama🤮🤮 !!
NUK është vetëm Endrit 🤮🤮 Masha 🤮🤮 , por sipas IMFORMACIONEVE janë 10 Endrit 🤮🤮 Masha 🤮🤮 të tjerë që bëjnë PROPAGANDË QEVERITARE kètu e 13 VJET RRESHT ON LINE , nëpèr Gazeta online , në YOUTUBE , në INSTAGRAM , në TELEGRAM , në FACEBOOK etj etj etj etj etj !
RESPEKTE pafund për GAZETËN DITA 🇦🇱🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻ZOTI JU BEKOFTË 🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲
Ku janë 3 komentet e tjera, Dita? I keni fshirë se nuk ju pëlqejnë? Dmth. ju jeni kundër mendimit të lirë. Dhe nuk ia vlen të të lexosh. A e keni matur lexueshmërinë në krahasim me një vit më parë? Vetëm dy emra nga penat e njohura shohim, të tjerët nuk ju afrohen. Pyeteni veten pse.
Po sufllaqe po
Dita ka popullin me vete
Ato emrat “e njohur” shko shikoji te Ertv dhe Syu peshkaqenit po t ka marr malli
https://sot.com.al/aktualitet/varesia-qe-ata-kane-nga-pushteti-i-shtyn-te-shkeputen-nga-realiteti-revolta-e-shqiptareve-analisti-nuk-mban-me/
____________________________________
Nga Fitim Zekthi
“Varësia që ata kanë nga pushteti, i shtyn të shkëputen nga realiteti”/ Revolta e shqiptarëve, analisti: Nuk mban më.
Në dhjetor të vitit 1989, Nikolae Çaushesku u trondit kur pa që turma prej mbi 100 mijë vetësh, e thirrur në një takim masiv në Bukuresht, filloi ta ndërpriste atë. Ai ishte i bindur që njerëzit nuk ishin kundër tij, ishte i bindur që njerëzit e donin, ishte i bindur që regjimi që ai kishte ngritur jo vetëm që nuk kishte zemërimin e njerëzve, por madje pëlqehej prej tyre.
Ndodh me shumë politikanë të këqij, të cilët gradualisht, pa e kuptuar as vetë, ndërtojnë një rrëfim, një fabul, një shpjegim për atë që janë duke bërë dhe nisin ta besojnë atë. Varësia që ata kanë nga pushteti i shtyn ata të shkëputen nga realiteti në mënyrë të ngadaltë, pasi njohja ose pranimi i realitetit do ta vinte në diskutim pushtetin.
Pushteti, nga ana e tij, ka vetëm një natyrë: ai tenton të rritet në mënyrë që të mbijetojë. Kjo rritje nuk mund të ndalet. Kësisoj, politikanët e këqij hyjnë në një marrëdhënie intime me pushtetin dhe nuk dihet ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri.
Për këtë shkak ata gjithnjë mendojnë, duhet të mendojnë, se njerëzit janë dakord, madje i duan dhe i vlerësojnë këta politikanë. Ka raste, shumë raste, kur ata madje mendojnë se është detyrë e njerëzve që t’i duan ata. Në disa raste ata e shohin veten si shpëtimtarë, si çlirues apo realizues të fatit të njerëzve dhe vendit.
Për shkak të nevojës së pushtetit, që kërkon të rritet, dhe për shkak të nevojës së këtyre politikanëve që me anë të këtij pushteti të realizojnë ose “krijojnë” veten e tyre, kufijtë e ligjit dhe të së drejtës zhduken ose mjegullohen vazhdimisht; kufijtë e vetëpërmbajtjes, arsyes dhe moralit humbin. Pushteti dhe ata bëhen neutralë ndaj kategorive të tilla. Qeverisja sigurisht që do të shkojë keq, padrejtësia sigurisht që do të rëndojë gjendjen, dinjiteti i njerëzve do të nëpërkëmbet.
Gjendja do të bëhet e padurueshme dhe, në një moment kur rrethanat ta lejojnë, ajo do të shpërthejë. Kjo i ndodhi Çausheskut, kjo i ka ndodhur shumë e shumë politikanëve të këqij. Kjo po i ndodh kryeministrit Rama.
Kryeministri Rama ka ndërtuar një model qeverisës që nuk mbështetet mbi respektimin e ligjit dhe të drejtës, i quan ato pengesë; ka ndërtuar një model qeverisës që ka në qendër jo njerëzit, familjet e fëmijët, por atë vetë dhe disa njerëz të caktuar të biznesit apo ndonjë fushe tjetër.
Kjo gjë e ka bërë vendin një hapësirë gati distopike, ku të fortët dhe padrejtësia, vështirësitë ekstreme në përballimin e jetesës, paraja e drogës dhe propaganda oruelliane duan t’i bindin njerëzit se Shqipëria është një rast i mrekullueshëm suksesi. Vjen një pikë dhe kjo nuk mban. Poshtërimi është një forcë e jashtëzakonshme reaguese.
Rama ndërkohë nuk e beson, nuk e pranon, nuk mund ta pranojë. Ai nuk mund të pranojë që të gjitha këto vite ishin kot, që gjithë kjo energji totale në ndërtimin e këtij mekanizmi, të kësaj qeverisjeje, gjithë kjo rropatje me biznesmenë dhe kriminelë, me ndërkombëtarë dhe media, përfundon kështu.
Një nga avantazhet e kryeministrit Rama në politikë ka qenë se ai nuk e ka pasur shumë të zhvilluar stilin paranoidal. Siç thotë Harold Lasswell, politikanët (sidomos të këqijtë) janë dy llojesh, zhvillojnë dy stile. Njëri është paranoidal dhe tjetri narcisoid. Me këtë nuk duam të themi, as Lasswell nuk e thotë, që duhet parë në këndin e psikologjisë apo psikanalizës kjo gjë, por vetëm në atë politik. Rama ka zhvilluar, ka ndërtuar stilin narcisoid.
Stili paranoidal ecën me armiq, sheh kudo armiq, sheh komplote, sheh konspiracione. Politikanët e stilit paranoidal, thotë Richard Hofstadter, nuk i besojnë askujt, rrethohen nga njerëz servilë dhe injorantë, nuk i qasin të diturit dhe ekspertët.
Ata për çdo gjë fajësojnë armikun e brendshëm apo të jashtëm, por për çdo dështim është armiku. Politikani paranoidal ka qëllim të mbrohet dhe të mbajë pushtetin me çdo kusht. Ata i rrahin dhe mund t’i vrasin kundërshtarët e brendshëm. Ata mospranimin që u bën shoqëria e shfaqin duke folur për konspiracione, për armiq, për të shitur e për të blerë. Ky është një reagim nga mospranimi i njerëzve dhe i popullit.
Rama, ndryshe nga disa politikanë të tjerë të rëndësishëm në Shqipëri, nuk ka qenë tamam ky lloj politikani. Politikani i stilit narcisoid nuk sheh armiq domosdoshmërisht. Ai edhe mund të rrethohet dhe rrethohet nga njerëz ekspertë ose të ditur; ai i pyet ata dhe mund t’i dëgjojë pa asnjë problem ata, në qoftë se ajo që ata thonë i bën punë. Politikani i stilit narcisoid ka vetëm një qëllim: glorifikimin e tij, shfaqjen e tij si një yll që ndriçon, ndërtimin e lavdisë së tij. Çdo gjë që e ndihmon për këtë gjë (nuk ka kufij moralë, etikë apo ligjorë) është e mirë dhe ai e përdor.
Sigurisht, siç thotë edhe Lasswell, në shumë raste këto dy stile gjenden edhe bashkë ose gjenden në masa të ndryshme te një person. Edhe tek ne, si kudo, këto gjenden edhe bashkë te politikanët tanë. Gjithsesi, është e dukshme se Rama nuk ka qenë njeriu i shpjegimeve me armiq, me konspiracione, njeriu që rrethohet vetëm nga injorantë dhe paafat. Rama, për interesin e tij, të glorifikimit të vetes, ka marrë dhe është këshilluar me njerëz të njohur në vend dhe botë.
Këtë herë ai shkoi te stili paranoidal. Këtë herë ai thotë se populli po proteston për shkak të ndërhyrjes së Iranit, të ndërhyrjes së Greqisë, të propagandës kundër Izraelit etj. Këtyre budallallëqeve ai u shtoi, me tone edhe më të dendura, një armik gjigand që ishte algoritmi.
Algoritmi i përdorimit apo i shumëfishimit të forove, lajmeve, shkrimeve dhe videove në internet si pasojë e punës së armikut. Dhe duket se Rama këtë nuk e ka thjesht si mënyrë reagimi për të qetësuar protestën apo për të forcuar radhët e veta. Ai duket se e beson, ai nuk mund të mos e besojë.
Kur shkon keq puna, kur dështimi është i plotë, politikanët e këqij do të shkojnë patjetër te stili paranoidal. Edhe Rama aty mbërriti. Në një farë mënyre ai e ka pranuar edhe vetë humbjen pa e thënë.
Pas piruetave tuaja, Dita, nuk di cfare tenderash apo hatermbetjesh fshihen. Nuk jeni as te paret, as te fundit.
Kur i urto tregon henen, budallai shikon gishtin.
Le te kujtojme se komuniteti i i qindra mijera emigranteve tane ne Greqi ka pasur e ka akoma ne zemer te tij mase te madhe nga ish-inteligjenca shwiptare, kuadro shteti e njerez te super-arsimuar te cilet u perndoqen nga sistemi berishist u lane strategjikisht pa pune pa te ardhura.
Emigrantet ne Greqi ishin rrjedhje masive e trurit shqiptar konsideruar arsimimin intensiv ne nivel kapilar te shoqerise deriatehershme.
Komuniteti yne i Emigranteve ne Greqi, fjale e holluar ne permbajtje per teresine e vertete te aseteve njerezore shqiptare aty.
Flm Dita per kete redaksionale
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS – FAJIN E KA ALGORITMI
Populli doli në protestë?
Dakord, e ç’faj kam unë?
Fajin e ka algoritmi,
Mos përrallisni si shumë.
S’ka zemërim as pakënaqësi,
Po e lë rininë të protestojë,
Kjo tregon kemi demokraci,
Me algoritmin mos të abuzojë.
Studentët po ngrenë zërin,
Sepse algoritmi i mësoi,
Ca protestues bllokuan rrugën,
Se algoritmi i frymëzoi.
Nëse pensionisti ankohet,
Se pensioni nuk i del,
Të presë dhe nja tre vite,
Se bonus parazgjedhor merr.
Kur të rinjtë ikin përditë,
Në emigrim me nxitim,
S’është mungesa e shpresës,
Po te algoritmi ka gabim.
Mos shikoni spitalet,
Mos shikoni arsimin,
Një algoritëm hibrid,
Po u prish mendimin.
Thoni spitalet s’kanë mjekë,
Dhe shkollat po mbeten bosh,
Është manipulim algoritmi,
Hidheni algoritmin në kosh.
Mos shikoni korrupsionin,
As arrogancën në pushtet,
Fajin e ka vetëm algoritmi,
Nuk është se s’kemi shtet.
Mos na fajësoni për tendera,
E as për ndonjë padrejtësi,
Fajin e ka patjetër algoritmi,
S’ka korrupsion në ministri.
Nëse kërkoni llogaridhënie,
Dhe doni po ashtu drejtësi,
Pse duhet të jap dorëheqjen,
Se del ndonjë algoritëm i ri?
Nëse nesër protestoni prapë,
Dhe thonë fajin e ka qeveria,
Mos u merrni me algoritma,
Nuk shkruhet kështu historia.
Po u mbush lum sheshi prapë,
Me zemërim dhe qytetari,
Fajin e ka vetëm algoritmi,
Që 2000 vetë i bën 100mijë.
Shihni në ekran protestuesit,
Se sa shumë të lumtur janë,
Algoritmi i nxjerr të zhgënjyer,
Se lemerisët tërë dynjanë!
Diellën unë e bëra ministre,
Nga algoritmi e hëngra vet,
Tenderat me flamur të kuq,
Na u katandisën mysybet.
Mos i besoni pra argoritmit,
Ai s’iu do të mirën si unë,
Më lini të sundoj dhe 3 vite,
Pastaj derdhuni në shesh lumë.
Unë dua t’ju integroj në BE,
Pastaj të lulëzojë Shqipëria,
Veç hiqni dorë nga algoritmi,
Nuk rrëzohet kështu qeveria.
Propaganda mediatike ka tërë kohës që është fokusuar të gjejnë kush e organizon dhe drejton protestën, kush qëndron pas saj, kush është lideri, dhe ku është alternativa e tyre qeverisëse. Historia politike ofron shumë raste ku protestat filluan si shprehje e pakënaqësisë dhe jo si lëvizje me një program të qartë qeverisës.
1. Lëvizja e Solidaritetit (Polonia, 1980).
Lëvizja filloi si grevë e punëtorëve në kantieret detare të Gdańskut kundër kushteve ekonomike dhe shtypjes politike. Fillimisht nuk paraqiti një plan të plotë për qeverisjen e Polonisë. Qëllimi kryesor ishte njohja e sindikatave të pavarura dhe të drejtave civile. Vetëm më vonë u shndërrua në forcë politike që kontribuoi në fundin e regjimit komunist.
2. Revolucioni i Kadifenjtë. Protestat masive në Çekosllovaki nisën si kundërshtim ndaj regjimit komunist. Demonstruesit nuk kishin një program të detajuar ekonomik apo institucional për ditën pas regjimit. Kërkesa kryesore ishte largimi i sistemit ekzistues. Alternativa politike u formësua gradualisht rreth figurave si Václav Havel.
3. Pranvera Arabe. Në vende si Tunisia dhe Egypt protestat nisën nga zemërimi ndaj korrupsionit, papunësisë dhe autoritarizmit. Nuk ekzistonte një alternativë e unifikuar politike.
4. Euromaidan. Protestuesit dolën fillimisht kundër vendimit të presidentit për të mos nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Evropian. Nuk kishin një program të detajuar qeverisës. Kërkesa kryesore ishte ndryshimi i kursit politik dhe largimi i presidentit. Më pas u zhvilluan alternativa të reja politike.
5. Lëvizja për të Drejtat Civile. Në fillim protestat synonin t’i jepnin fund segregacionit racor dhe diskriminimit. Aktivistët nuk paraqitën një platformë të plotë për qeverisjen e SHBA-së. Qëllimi ishte korrigjimi i padrejtësive specifike përmes presionit publik dhe institucional.
6. Protesta studentore Maj 1968. Protestat studentore dhe punëtore filluan si revoltë kundër strukturave sociale dhe politike ekzistuese. Ishin shumë të fragmentuara ideologjikisht dhe pa një alternativë të vetme politike. Megjithatë, ato ndryshuan thellësisht debatin publik francez.
Hajde ti besh analize politike,psikologjike,artistike,gjenetike,nje Hajduti. Hajnat dhe kriminelet jane bere sundues te Botes dhe jo me nje psikopat hajdut ne nje fshat me 2 miljon banore. Ka hajdute te zgjuar,dinake,aktore hypokrite ,teknologjike qe kane cuditur boten me vjedhjet e Pamundura.Edi Rama eshte ne nivelin e Artur Bitros,qe futej ne magazinen e parave te Bankes Shtetit dhe mbushte breket me tufa parash.Edhe Edi Ramka si kryetar i Shtetit mbush brekushet me parate e Tuneleve,rrugeve,inceneratoreve dhe i investon ne Troje ndertimi,qe i vulos,miraton,zhvillon,po vete.;
A eshte ne gjendje nje xhepist autobuzash ti kryeje keto strategji hajduterore te Edi Rames?Une them,qe edhe sikur hajduti xhepist te vuaje nga semundje mendore,e ka kapacitetin te vjedhe Shtetin,,,MJAFTON TE BEHET KRYETAR I SHTETIT.
Faleminderit Dita per kete Redaksionale. Eshte e vertete, shqiptaret me arsim e me shkolle u sakrifikuan ne Greqi per nje te ardhme me te mire te femijeve te tyre.
Te ardhme, qe Greqia po jua jep femijeve shqiptare, ate qe Shteti shqiptar nuk e ben per rinine e tij.
Ate qe u ofron Rama eshte eskorta, ate qe ju dha Greqia shqiptareve eshte shkollimi dhe integrimi.
E veshtire, po e realizuar me se pari nga puna dhe gjaku i emigranteve shqitpare qe i provuan popullit grek se jane te denje te integrohen ne Greqi.
Ndersa shteti kriminel shqiptar e quan popullin e tij pisanjos dhe fashist.
Ky eshte realiteti
Rama, je i Pushuar nga Puna.
Qerrohu!!
Gazeta DITA:
Me keto levdata te merituara per emigrantet ne Greqi keni harruar mitenjohjen ndaj grekeve mikprites dhe shtetit grek qe i PARI i zgjati doren emigranteve kokpalare nga Shqypnia, qe Enveri i kishte lene si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu. Do te benit mire qe kete shkrim per emigrantet ne Greqi t’ja dergonit BIDO-BIDESE te Edi Rames, “patriotit” hajdut selxhuk nga Anadolli ne lufte kontemporane me monarko-fashistet greke, por do te benit mire t’ja dergonit edhe BEDELIT kosovar Albatros Rexha te paguar nga gangsteri Edi Rama, qe ta mbylle HALEN e servilit qe flet letyra enveriste “patriotike” me gisht ne bythe, bashke me dallkauket enveriste te emisionit TV “Rrethi katror”, qe reklamojne pallatet e shemtuara te Edi Rames si kulcedra prej betoni pa piken e moralit qytetar, apo BUDALLE qe e bejne Token TEPSI.
1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
7. “TË ROJË SHQIPNIA”
PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”!
Rilindjoti ka mobilizuar patronazhistet ne rrjetet sociale per te relativizuar,normalizuar,justifikuar krimin e droges,trafiqeve,korrupsionin,pushtimin e Trojeve shteterore dhe private,perbindshat e betonit,SI ZHVILLIM,PERP[ARIM MODERNIZIM,.Eshte Humnera ku po e zhyt token shqiptare.
Përulem përpara diasporës tonë dinjitoze që punuan mes shumë vështirësish dhe pengesash jo vetëm për familjet e tyre, por per t’i treguar botës se Shqipëria nuk prodhon kriminelë, por punëtorë të palodhur, intelektualë të mençur , specialistë, shkencëtarë e dijetarë. Janë këta fytyra e vërtetë e Shqipërisë. Ju faleminderit dhe respekte pa fund për ju bashkëatdhetarë dinjitozë.
Edhe un qe kujyoja se ishte e Shqiptarve, budall. Shqiperia nuk qenka per shitje, vetem per pervecim, marje, grabitje eshte. Qe ta dim mire mos te ngaterrohemi me, jo per gje tjeter.
I Nderuar Atdhetar Hajro Limaj!Formimi i Komitetit te Shpetimit Kombetar eshte Detyre Urgjente e Atdhetarise Shqiptare.
Ne kushtet kur Ishulli i vetem Karakoll i Zotit per Shqiperine ne Adriatik,po i dhurohet MAFIAS NDERKOMBETARE,Porti i Durresit u shkaterrua per MAFIAN ARABE,Monumenti kulturor Unik i Butrintit,Monumenti Natyror i Zvernecit,etj,etj.Shqiperia eshte nen Pushtim.Komiteti Shpetimit Kombetar te mblidhet urgjent dhe te marre VENDIME,pamvaresisht se pushtuesi Edi Rama zoteron Qeverrine e pushtimit,Parlamentin e Pushtimit.Eshte e njejta gjendje e Vitit 1919 kur Shqiperia ndodhej nmen pushtimin Grek,Serb,Italjan dhe Formalisht e kishte Qeverrine e Esat pashes ne Durres,qe gezonte perkrahjen e ketyre pushtuesve.Ne kushtet e Asgjesimit te Shqiperise Atdhetaret Mblodhen Kongresin e Lushnjes,qe mori menjehere Vendimert Kardinale qe shpetuan Shqiperine,Formoi Qeverine,qe u njoh nga Lidhja e Kombeve,,Hodhi ne det Italjanet me Luften e Vlores, dhe pllandosi Tradhetarin Esad pasha qe kishte shitur Shqiperine. Jemi ne te njejten Situate.Le ta mbaje Atdheshitesi Kryeministrine..Rendesi ka qe Komiteti Shpetimit Kombetar te mblidhet dhe te marre vendimet shpetimtare per Fatin e Shqiprise..Le te Sherbeje ky Komitet si Qeverri Kombetare.Vendimet e Komitetit Kombetar do ti zbatoje populli,derisa te shporret ky Pushtues.;
Kolonel Hajro Limaj.Formimi de fakto i Komitetit te Shpetimit Kombetar i jep goditjen asgjesuese Pushtuesit Edi Rama dhe Bashkepunetoreve te tij brenda dhe jasht vendit.Le ta mbaje qeverrine kukull dhe parlamentin e kartonave.Vendimet do ti marre Komiteti Shpetimit Kombetar.Kemi Pervojen e Kongresit te Lushnjes dhe Pervojen e Parlamentit te Kosoves me Kryetar Ibrahim Rugova,megjithese pushtuesi serb kishte Qeverri kukull. Ketu vendos populli dhe populli nuk munmd te lejoje te shitet Shqiperia.Vendimet e Komitetit te Shpetimit Kombetar do ti zbatoje populli,ashtu si zbatoi vendimet e Kongresit te Lushnjes dhe qeverria e zgjedhur nga pleqesia e Shqiprise Mesme e Esad pashes perfundoi ne kosh te plehrave..
Nje Grup Iniciatoresh Figura te shquara ushtarake,ekonomike,shkencore duhet ta marrin persiper kete barre,Te shpetoje Shqiperia. Meqe Edi Rama do te rrije kryeminister edhe ne keto kushte,,Le te rrije.Apendix do jete.
Po,Fitim po,te “gjithe” po fitojne nga protesta,madje edhe juve. Gazeta Dita eshte rreshtuar si asnjehere tjeter ne dem te interesave kombetare,bashke me z.Tarifa,per te cilin kam respekt por nuk e dije se çfar e ka gjetur keto kohet e fundit. Tamam ne kohen kur Shqiperia eshte ngritur ne lartesine qe nuk ka qene ndonjehere,si nga ana ekonomike ku GDP-ja eshte trefishuar krahasuar me 2013,Kur rruget jane permiresuar,kur furnizimi me uje dhe drita eshte shume here me mire se ishte para 10 vjetesh,kur askush me nuk skuqet kur thote se jam shqiptare,kur jemi ne prag te hyrjes ne komunitetin europian,kur turistet nga 300 000 ne vit shkuan ne 13 milion,et, etj, tani ju po beni ç’eshte e mundur qe te kthehemi dhe nje here andej e ta fillojme nga e para.Shume para jane hedhur ne qarkullim dhe nuk thone kot se paraja e çon ujin perpjete….
Kur coptohet Atdheu,si berri tek kasapi,asgje nuk ka me vlere.Jam i lumtur qe e kuptoi Rinia.
Ky eshte Revolucion Kombetar per Mrojtjen e Shqiprise.
Te erdhi fundi Pushtuesi Edi Rama.