Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Propozim zyrtar i KE-së: Anëtarësimi i Serbisë të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Propozim zyrtar i KE-së: Anëtarësimi i Serbisë të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
KosovëLajmi i fundit

Propozim zyrtar i KE-së: Anëtarësimi i Serbisë të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Published: February 3, 2024
Shpërndaje

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ia kanë dorëzuar të premten Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.

Ndryshimet në kapitullin 35 kanë të bëjnë me përfshirjen si kusht detyrues për Serbinë edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burimet brenda BE-së.

Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë vjen pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha në dhjetor se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën.

- Publicitet -

Kapitulli i 35 i negociatave të anëtarësimit, i cili quhet “çështjet tjera” në rastin e Serbisë përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky kapitull ishte hapur ndër të parët qysh në dhjetorë të vitit 2015, për të përcjellë përmes tij përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këshilli i BE-së tani duhet ta votojë propozimin e Komisionit dhe EEAS për ndryshimin dhe plotësimin e kapitullin 35 për Serbinë. Disa burime diplomatike brenda BE-së kanë thënë se vonesat në dorëzimin e propozimit ndodhën për shkak të disa kundërshtimeve që kishte bërë Oliver Verhelyi, komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së. EEAS ishte më i interesuar që kjo të ndodhte sa më shpejt.

Përkundër konkluzioneve të qarta nga dy dokumente nga niveli më i lartë i BE-së, Varhelyi qëndronte kundër dhe deri në momentin e fundit bllokonte këtë propozim – tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së.

Sipas të njëjtave burime, ndaj Verhelyit ishte bërë trysni nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe nga disa ende anëtare të bllokut. Në disa raste, diplomatët e BE-së kanë thënë se Varhelyi po e ndjek qëndrimin e kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, i cili edhe e kishte propozuar që ai të jetë komisionar nga ky shtet në ekzekutivin e Bashkimit Evropian.

Ndaj Varhelyit kritika kishte shprehur edhe Parlamenti Evropian. Në një rezolutë nga muaji janar i vitit 2023 ishte kërkuar edhe një hetim i paanshëm për mënyrën se si ushtron postin e tij Verhelyi, sepse parlamentarët evropianë dyshonin se ai po i shkelte rregullat etike të Komisionit Evropian.

Vendimi për ndryshime në kapitullin 35 për Serbinë, sikur secili vendim në procesin e zgjerimit të BE-së, miratohet me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare. Ndërkohë, në rastin e Kosovës, detyrimet për zbatimin e marrëveshjeve me Serinë do të përfshihen në agjendën e grupit të posaçëm për normalizim, pasi Kosova nuk e ka akoma statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

BE-ja ngul këmbë se deklarata e përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për pajtimin rreth marrëveshjes ka fuqinë e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, edhe pse ajo nuk është nënshkruar.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Shqiptari says:
    February 3, 2024 at 2:49 pm

    O matuf me njohjen e panvarsis kosoves , jo me zbatim marveshje o debilat e BEs , se marrveshjet tuaja kot me kot nuk kan fort rendesi , kosova do njohjen si shtet i pavarur qe te futet si shtet me vete ne te tera konventat nderkomtare dhe ne nato , vetem ather ti hapet rruga serbis dhe jo me par se shqipris , se me ate kurv veto qe keni ju ne BE naj nxi jeten serbia nga nje kra dhe greku qe po na çan trapin nga krahu tjeter me vetot e tyre .

    Reply
  • demo says:
    February 3, 2024 at 3:25 pm

    Keni gjetur shqiprine dhe Kosoven,ju,,,nxenes qe i mbajne drute mesueses.
    Por Serbia jy dhjet ne deret,se luan me dy porta.

    Reply
  • mali says:
    February 3, 2024 at 5:09 pm

    Lexoni me kujdes paragrafin e pare dhe do te kuptoni qe levizjet e Kosoves per forcimin e sovranitetit te vet i detyron nderkombetaret te maten mire para se te vendosin ne lidhje me Kosoven.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbështetja e Dua Lipës për protestat në Tiranë bën bujë në mediat botërore
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita paralajmëron sërish bojkot
  • PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  • Deklarata e ministres serbe, ministri kosovar: Reagimi nga Tirana duhet të jetë më konkret dhe më aktiv
  • Finalja e këtij Botërori do të jetë Spanjë-Argjentinë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  2. Bardhyl Anadolli on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  3. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  4. 1thundrak on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  5. nje shqiptar on 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?