Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta e opozitës, 18 të arrestuar dhe 28 nën hetim, procedohet deputeti Klevis Balliu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Protesta e opozitës, 18 të arrestuar dhe 28 nën hetim, procedohet deputeti Klevis Balliu
Politike

Protesta e opozitës, 18 të arrestuar dhe 28 nën hetim, procedohet deputeti Klevis Balliu

Published: February 21, 2026
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar për protestën e opozitës, që u mbajt mbrëmjen e djeshme.

Burime zyrtare sqarojnë se janë identifikuar 46 persona, që akuzohen si të implikuar në veprime të paligjshme, si hedhja e lëndëve piroteknike, molotovëve apo dhe sendeve të forta, ndërkohë që 18 prej tyre janë arrestuar.

Sakaq, mes personave të proceduar penalisht është dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili akuzohet si organizator i protestës.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;

Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, për rreth katër orë opozita protestoi para kryeministrisë dhe Kuvendit. Nuk munguan tensionet mes protestuesve, të cilët hodhën molotovë në drejtim të efektivëve të policisë ndërsa këta të fundit iu kundërpërgjigjën me gaz dhe ujë.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës, ndërsa Berisha tha se data e protestës së ardhshme do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Prapaniku says:
    February 21, 2026 at 3:24 pm

    Futeni në burg bulldokun e Sahales dhe Fariut.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 21, 2026 at 6:49 pm

    NËSE NUK IZOLOHET AGJENTI SHUMFISHT BOTROR,NUK DO TË KET STABILITET NË SHQIPËRI EDHE PËR 35 VITE TË TJERA.
    TASHMË DUHET TË VEPROI GJYKATA ND/KOMBËTARE,PASI DREJTËSIA JONË KA VDEKUR QË NË 1992.
    E.L News Albania

    Reply
  • Valbona says:
    February 21, 2026 at 11:05 pm

    SPAK duhet te arrestoje kreun e grupit te strukturuar te krimit te organizuar te cadrave dhe molotoveve, sa nuk eshte vone.

    Reply
  • Zhan Spak says:
    February 21, 2026 at 11:25 pm

    I liron SPAK. Pa merak!

    Reply
  • ¿? says:
    February 22, 2026 at 12:23 am

    Mire ky Klevisi nqs eshte deputet si mund te procedohet, pa iu hequr imuniteti? Apo nuk eshte i PS-se ky, Jo se qe eshte kokerr ashtu qe s’thuhet eshte ky, po prape deputet eshte. Veç nqs procedimi mund te behet me gjithe imunitet, se ne popull jemi, ku i dime ne ato te Kushtetutes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?