Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga Rithemelimi ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.
Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
j.l./ dita

1000 police jane shume per 100 “sali-demonstrues”
Lider i opozitës duhet të ishte Bamir Topi ose Neritan Sejamini që është një super inteligjent dhe djalë i ndershëm e i kompletuar !!!
Kot sa per kurjozitet, KM ne zyre do te jete neser, apo ka nje takim shume te rendesishem me nje lider afrikan.
Se dhe andjej nga Vlora nuk ka ndonje gje per ta inaguruar, qe ben shpesh ne keto raste.
SA PER BAMIR TOPIN
MBUSHJA XHEPIN PLOT
SE GJE TJETER SDI
NJE COPE ID…..
Rusia e Serbia kane rjet agjenturor shume te madh e te fuqishem ne Shqiperi,aktualisht i bashkohen edhe rjeti i Greqise,te tre aktualisht do te deshironin destabilizim te Shqiperise.Ne shumice tek protestuesit dhe lideret e protestes se 20 shkurtit,sherbimet e sigurise kombetare te analizojne se kush jane zaret e shteteve te huaja jomiqesore,sidomos ata qe do kalojne ne veprime ekstreme.
Ku do ja mbathesh per sot,o Rame! Tu shemb edhe Ajo rruga ne Erseke!
U shemb per te shtaten here edhe TUNELI MURRIZIT.
Tuneli Llogarase nuk eshte shembur akoma,
Shko njehere andej nga Vlora.
Bravo Arber Iliri ( megjithese ti merton emrin greku ) je shume inteligjent per te gjetur armikun e PS, Rames. Ti duhet ti propozosh Rames te arrestoje te gjithe ata qe marrin pjese ne proteste (jo vetem liderat ) dhe ti akuzoje si agjente te Rusise, Serbise E Greqise. Me fal “Arber” duhet t’i kerkosh PS-es qe Rames ti ngreje nje monument ngjitur me te Miçotaqesi te vjeter ne Himare.