Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga UBT ka vendosur t’u përgjigjet pedagogëve që sot janë në protestë për rritjen e pagës.
Gjatë fjalës së tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama u shpreh se do të ketë një rritje prej 7% të pagës, por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve.
Kreu i qeverisë theksoi se s’do ketë barazi totale në botën akademike.
“Ne do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën kur është mbledhja e qeversië për 7%, por universiteti do ti njohim të drejtën për rritje page të pedagogëve sipas vendimit të vet. Universiteti është autonom. Në universitet nuk mund të jenë të gjithë njësoj”, tha Rama.
Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët po zhvillojnë sot një protestë në Tiranë, ku kërkojnë plotësimin e disa kushteve në universitete.
Ata paralajmëruan se më 17 tetor nuk do të hyjnë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor nëse nuk u plotësohen kushtet.
a.m/dita

Ku i gjen sullten piktori keto shifra:3.3;4,26,7 perqind,te cilat as i flaconin te shoallur zyrtarusht nuk e mbulojne.Nuk del paraja se ato dergohen te Ppp-te e ju humbte fara!
Këtu ku jetoj unë, nuk kam parë ndonjë protestë të tillë. Duket që është politike! Pas 32 vitesh kapitalizëm, akoma ngatërohet universiteti privat me atë shtetëror, ku gjithçka ishte e centralizuar. Në rast se shkolla është private, pagat dalin nga vetadministrimi privat dhe shtetit i paguhen vetëm taksat. Pèrfundimi, e duam sistemin kapitalist, por disa gjëra të funksionojnë si në ekonominë e centralizuar!!!
Aty ku jeton ti, pedagoget ne shtet nuk paguhen? Punojne per popullin, falas? Cili shtet eshte ky?
Ka nje redaktim te fjales se K/M Rama per protesten e pedagogeve . Perse ju te Dita-s nuk e jepni te plote pergjigjen e Tij ndaj protestes se momentit, brenda te ciles do te dale ironia dhe njekohesisht ofeza qe Ai iu ben pedagogeve, sikur pedagoget jane ministrat apo vartesit e Tij te rendomte ?
Ata, pedagoget, vertete jane nenpunes te Qeverise, me nje status te vecante te nje institucioni gjoja te pavarur, por kjo lloj pavarsie nuk eshte per qellime fitimi , pra nuk ka qellim te xhvase xhepat e prinderve te studenteve dhe nepermjete ketij veprimi te paguhen pedagoget. Nje konceptim i tille eshte djallezor, sepse perballe kerkeses se pedagogeve Ai i konsideron Universitetet si institucione private. (!)
Duket qarte qe Universitetet jane nje barre shtese per k/m Rama, por protesta e pedagogeve, kembengulja e tyre per permbushjen e kerkesave te tyre eshte me shume se nje barre :
– Ne rast se kjo proteste kalon caqet e kerkesave ekonomike, duke u futur ne fushen politike, me qellim shporrjen dhe varrosjen e te gjithe bandave te Politikes 30 vjecare – pergjegjese te fatkeqesive qe u kane shkaktuar shumices se shqiptareve te Shqiperise, kjo do te jete nje shprese e priteshme per shmangien e keqqeverisjeve, te ndreqjeve te pasojave te tyre.
Zeri i Rames, bashkuar me zerat e Berishes dhe Metes, duhen te largohen sa me pare nga autoparlantet e te gjitha Mediave.
Shqiperia ka nevoje per idealistet .
Besoj se ne kolektivin e pedagogeve ka shume te tille !
Qe prej 30 vjetesh dhe deri me sot Politika i ka injoruar pedagoget, profesionistet, specialiste e talentuar te te gjitha fushave. Ndaj , sa me pare duhet te linde nevoja e krijimit te nje Senati – institucioni te larte mbi te gjitha institucionet Qeveri, Parlament apo President, te perbere me perfaqsues te shquar te te gjitha fushave .
Perse pedagoget dhe studentet te mos behen promotore te ndryshimeve thelbesore te jetes se qytetareve, te mireqenies se tyre, te te ardhmes se tyre ?
Shpreh bindjen se Ata do te kene miratimin dhe mbeshtetjen e shumices se shqiptareve.
Ne rast se kjo do te ishte bere qe me kapitullimin e Ramiz Alise dhe te kastes qe e mbeshteste, pra Senati te krijohej ne prag te ndryshimit te Sistemit, atehere Ai – Senati nuk do te lejonte te ndodhte shkaterrimi i gjithckaje qe Populli ndertoi per 50 vjete. Senati i Profesionisteve nuk do te pranonte qe Shqiperia te shndrohej ne nje mjerane lakuriq dhe pa asnje vlere ne syte e fqinjeve, dhe me tej tyre.
Megallomania e aventurierve qe e kane udhehequr Shqiperine , duke filluar me Berishen dhe duke perfunduar me Ramen, nuk do te gjente terren per te determinuar mbi mendimin e Profesionisteve – perfaqsues te shquar te Popullit, ne perberje te Senatit.