Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta në Tiranë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Protesta në Tiranë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare
AktualitetKronike

Protesta në Tiranë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Published: November 1, 2026
Shpërndaje

BBC, Reuters, Corriere della Sera, Al Jazeera dhe agjencia italiane ANSA kanë publikuar materiale dhe pamje mbi zhvillimet në kryeqytetin shqiptar, ku të rinj dhe studentë dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Raportimet ndërkombëtare pasqyrojnë përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, por edhe zgjerimin e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë. Korrupsioni i perceptuar, mungesa e perspektivës për të rinjtë, papunësia dhe problemet në sistemin arsimor dhe shëndetësor renditen ndër arsyet kryesore që kanë nxitur protestat.

Më 31 tetor, BBC News publikoi në kanalet e saj sociale pamje nga përplasjet në Tiranë, ku protestuesit shihen duke hedhur gurë dhe molotovë, ndërsa Policia ndërhyn me autobotë uji.

- Publicitet -

Pamjet u referohen protestave disa-javore të të rinjve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Edhe Corriere della Sera, përmes Corriere TV, i kushtoi vëmendje zhvillimeve të 31 tetorit. Në materialin e publikuar përshkruhen përplasjet përpara Ministrisë së Arsimit, hedhja e gurëve dhe molotovëve ndaj Policisë, përdorimi i autobotëve me ujë dhe djegia e tre kazanëve të mbeturinave.

Raportimi evidenton gjithashtu sloganet kundër qeverisë dhe kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar.Gazeta italiane La Repubblica ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri përmes disa raportimeve gjatë muajit tetor.

Në një artikull të 19 tetorit, gazetarja Alessia Candito trajton zgjerimin e protestave kundër qeverisë Rama, duke u ndalur te pakënaqësia për koston e jetesës, korrupsionin e pretenduar dhe kundërshtimin ndaj projektit të resortit turistik të lidhur me Jared Kushner.

Publikime të tjera video të gazetës kanë pasqyruar edhe përplasjet mes studentëve dhe Policisë në Tiranë.

Agjencia ndërkombëtare Reuters e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme situatën në Shqipëri.

Në raportimin e 29 tetorit, Reuters shkruan se protestat, të nxitura nga pakënaqësia për korrupsionin e perceptuar, mungesën e vendeve të punës dhe problemet në arsim, përbëjnë sfidën më të madhe deri tani për kryeministrin Edi Rama, i cili qeveris vendin që prej vitit 2013.

Agjencia ka raportuar gjithashtu për përplasjet në Parlament, ku deputetë të opozitës përdorën flakadanë dhe ndërprenë punimet në shenjë mbështetjeje për protestuesit.

Edhe Al Jazeera publikoi një material të veçantë për përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit në Tiranë. Në fokus ishte hedhja e molotovëve dhe gurëve ndaj Policisë, si dhe akuzat për përdorim të tepruar të forcës nga ana e autoriteteve.

Në një analizë të mëparshme, televizioni ndërkombëtar e kishte trajtuar lëvizjen e të rinjve si një protestë pa një udhëheqje të vetme, që po shndërrohej në një sfidë të rëndësishme politike për qeverinë Rama.

Një element që bie në sy në raportimet e mediave të huaja është qëndrimi i një pjese të protestuesve të rinj ndaj përfshirjes së partive politike në lëvizje.

Gjatë protestës së 31 tetorit, sipas ANSA-s, përfaqësues të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha tentuan t’i bashkoheshin demonstruesve, por u kundërshtuan nga të rinjtë, të cilët deklaruan se protesta u përket atyre dhe jo partive politike.

Kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, pakënaqësia sociale dhe përplasjet në rrugët e Tiranës janë elementet kryesore që kanë përcjellë mediat e huaja nga protesta e 31 tetorit.

Shqipëria prej muajsh mbetet në vëmendjen ndërkombëtare, teksa agjecia e lajmeve Reuters herë pas herë ka raportuar live protestën nga Tirana.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Katër nxënës shqiptarë ndalohen në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar
  • Nga vjen ankthi sipas Budizmit
  • Rama emëron “këshilltare për mediat” një stratege që merr pjesë në emisionin me konspiracione
  • Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt, për qëllime politike
  • Protesta në Tiranë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Komentet e Fundit

  1. Hana on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  2. find the difference on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  3. Mollosi on VIDEO: “Shqipërinë e duam në çdo rrethanë”, Kurti analizon protestat, përmend “trysninë e kapitalizmit dhe përkuljen ndaj oligarkisë”
  4. Alda on FOTO: Një arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  5. TIRONA on FOTO: Një arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?