Studentët dhe gjimnazistët në Korçë kanë sulmuar Drejtorinë e Arsimit.
Po ashtu në shenjë revolte nxënësit kanë thyer xhamat e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe dyert e xhamat e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.
Protesta në qytetin juglindor pason atë të Tiranës, ku dje u sulmua Ministria e Arsimit dhe një sërë institucionesh publike dhe biznese private.
Pjesa dërrmuese e studentëve dhe gjimnazistëve në Korçë nuk u paraqitën sot në auditorë, në mbështetje të protestës së zhvilluar në kryeqytet.


j.l./ dita
