Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provimet e maturës nuk do zhvillohen më në klasa, hiqet edhe fleta e përgjigjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Provimet e maturës nuk do zhvillohen më në klasa, hiqet edhe fleta e përgjigjes
AktualitetShoqëri

Provimet e maturës nuk do zhvillohen më në klasa, hiqet edhe fleta e përgjigjes

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

E ndërsa maturantët kanë nisur tashmë me aplikimet dhe përgatitjet për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje, autoritetet e dikasterit të Arsimit, kanë konfirmuar tre ndryshimet thelbësore që do të shoqërojnë Maturën Shtetërore 2023. Risi këto që prekin jo vetëm procesin e hartimit dhe zhvillimit të testeve, por edhe administrimit, si dhe skemës së vlerësimit të secilit provim të detyruar dhe lëndës me zgjedhje. Në një bashkëbisedim të bërë gjatë ditës së djeshme me maturantët dhe mësuesit e shkollave të Elbasanit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka konfirmuar ndryshimet që do të pësojë matura e vitit të ardhshëm.

Provimet jo më në klasa

Për të pasur një mbarëvajtje sa më të mirë të provimeve, si dhe për të shmangur abuzimet që mund të bëhen me procesin e administrimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që provimet nuk do të zhvillohen me nëpër klasa dhe ambiente të vogla. Për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2023, është menduar që provimet të zhvillohen në qendra  të mëdha.

- Publicitet -

Do të jenë pallatet e sporteve, ambientet e universiteteve, palestrat, si dhe struktura të tjera me hapësira të konsiderueshme, të cilat do të përzgjidhen nga MAS si ambientet ku maturantët e shumtë në numër do të paraqiten për të plotësuar secilin provim.  Në këto kushte, rreziku për të pasur problematika, të tilla, si: komunikimin me njëri tjetrin, komunikim me mësuesin, apo parregullsi të tjera të ngjashme, do të jenë më të vështira që të bëhen në sallat e mëdha, ku të gjithë do të mund të shohin gjithçka. Kjo do të bëjë që të shmanget çdo lloj abuzimi, apo problematike që ka shoqëruar procesin e administrimit gjatë vitit të shkuar.

Në lidhje me plotësimin dhe zhvillimin e testeve, është menduar që të hiqet fleta e përgjigjeve. Kështu maturantët do të mund të plotësojnë përgjigjet e sakta direkt në tezën e provimit dhe jo më në fletën e përgjigjeve, sikundër ka ndodhur deri në maturën e vitit 2022. “Pas diskutimeve të zhvilluara në nivel ekspertësh të kësaj fushe, është vlerësuar se plotësimi edhe i kësaj flete merr më shumë kohë për maturantët, ndërkohë që shton riskun për më shumë gabime. Duke hequr plotësimin e kësaj flete, maturanti ka më shumë kohë në dispozicion për të bërë plotësimin e duhur të përgjigjes direkt në test”, ka bërë me dije ministrja Kushi.

Pranimet në degën e Mjekësisë

Një tjetër risi e rëndësishme e maturës së këtij viti shkollor, është edhe gara që do të zhvillohet për pranimet e reja në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Për herë të parë në Maturën Shtetërore 2023, konkurrimi për kuotat e kësaj dege do të zhvillohet jo vetëm nëpërmjet formulës aktuale. Krahas këtij kriteri, të gjithë kandidatët që do të duan të vijojnë studimet e larta në këtë degë, në përfundim të vlerësimit të procesit të Maturës Shtetërore do t’i nënshtrohen edhe një tjetër provimi të automatizuar që do të zhvillohet në ambientet e, Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Ndikimi i këtij testi do të ketë 30 për qind të vlerësimit final, ndërsa formula e Maturës do të ketë 70 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj që do të mund të ndjekin studimet në këtë degë.

Aktualisht ka nisur puna për përgatitjen e fondit të pyetjeve që do të bëhet publik në fund të muajit dhjetor. Me shpalljen e këtij fondi, maturantët do të mund të orientohen në lidhje me përgatitjet që duhen për këtë provim të informatizuar. “Pyetjet do të jenë të lidhur me lëndët biologji, kimi dhe fizikë, të cilat përafrohen më shumë me degën e Mjekësisë. Kështu maturantët do të kenë mundësi që t’i shohin, të konsultohen dhe t’u referohen në mënyrë që mund të përgatitjen sa më mirë për këtë provim”, ka theksuar ministrja Kushi.

Do ketë edhe rivlerësim testi për të pakënaqurit!

Ndryshimi i tretë prek skemën e vlerësimit të testeve. Për të gjitha provimet, ato të detyruara dhe lëndën me zgjedhje, maturantët do të kenë mundësi që jo vetëm të kërkojnë kopjen e korrigjuar të testit, por edhe rivlerësimin e tij. Kështu, për maturën 2023, Ministria e Arsimit ka vendosur që do të ketë edhe rivlerësim të testeve në rast se maturantët do të konfirmojnë pasaktësi në këtë proces.

“Kemi vendosur që në rregullore të shfuqizojmë atë pikë që thotë se nuk lejohet rivlerësimi i testit. Bashkë me ekspertët kemi gjykuar që kjo është një e drejtë që çdo maturant duhet ta ketë. Nëse ka gabim në korrigjimin e testit është e drejtë absolute që të bëhet rivlerësimi i tij. Ndonëse rastet e gabimeve kanë qenë shumë të rralla, e kjo për shkak të metodologjisë së vlerësimit, pasi çdo test korrigjohet në mënyrë të pavarur nga dy mësues. Kur ka mospërputhje bëhet  edhe një vlerësim i tretë. Do të jemi të kujdesshëm në përcaktimin e afateve”, ka theksuar ministrja Kushi.

Sipas saj, vlerësimi i parë i ankimimit do të bëhet në shkollë. Do jenë pikërisht dy mësues dhe drejtori i shkollës që do të vlerësojnë ankesën e maturantit në lidhje me parregullsitë e konstatuara prej tij në procesin e korrigjimit. “Mësuesit e shkollës do të vlerësojnë korrigjimin e bërë, dhe nëse ata janë të bindur që ka problematikë në këtë pjesë, do ta çojnë më pas testin për rivlerësim në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit. Duhet ta dini që të gjithë ata që kërkojnë rivlerësim mund të ndodhë që të marrin edhe një vlerësim më të ulët nëse do të konstatohet kjo gjë. Sipas rregullores së re, në fuqi do të mbetet nota pas rivlerësimit”, ka shtuar më tej ministrja Kushi.

Aplikimi për Maturën Shtetërore 2023

Ka nisur tashmë zyrtarisht edhe procesi i aplikimit për provimet e Maturës Shtetërore 2023. Maturantët sipas grafikut të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve do të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z, në të cilin do të listojnë tre provimet e detyruara dhe lëndën që do të japin si provim me zgjedhje.

Aplikimet dhe konfirmimet nëpërmjet formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor do të mund të kryhen deri në datën 7 dhjetor 2022, ora 16:00 sipas grafikut të përcaktuar për secilin rreth. Ndërsa aplikimet e formularit A1Z mund të kryhen nga data 12 dhjetor deri në datën 15 dhjetor 2022 po në të njëjtat orare. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit “e-albania” dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit.

 

GRAFIKU ME AFATET E PLOTËSIMIT TË FORMULARIT A1

  • Në datën 17 nëntor kanë aplikuar në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e Zyrës Vendore të Arsimit të Tiranës.
  • Në datën 18 nëntor kanë aplikuar në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e Zyrës Vendore të Arsimit të Tiranës, Kamzës, si dhe Vorës.
  • Në datën 21 nëntor kanë aplikuar në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e Zyrës Vendore të Arsimit të Tiranës, Rrogozhinës, Kavajës, Durrësit dhe Shijakut.
  • Në datën 22 nëntor kanë aplikuar në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e Zyrës Vendore të Arsimit të Dibrës, Bulqizës, Matit, Klosit dhe Krujës.
  • Në datën 23 nëntor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Fierit, Lushnjes, Mallakastrës, Divjakës, Roskovecit dhe Patosit.
  • Në datën 24 nëntor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Fierit, Lushnjes, Vlorë-Himarë, Selenicës.
  • Në datën 25 nëntor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Gjirokastër-Libohovë, Finiq-Dropull, Tepelenë-Memaliaj, Përmet-Këlcyrë, Sarandë-Delvinë-Konispol, si dhe Vlorë-Himarë.
  • Në datën 30 nëntor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Korçë-Pustec, Maliqit, Kolonjës, Pogradecit dhe Devollit.
  • Në datën 1 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Korçë-Pustec, Librazhd, Përrenjas, Skrapar, Poliçan.
  • Në datën 2 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Beratit, Kuçovës, Elbasanit, Urës Vajgurore.
  • Në datën 5 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Beratit, Elbasanit, Cërrikut, Belshit, Peqinit dhe Gramshit.
  • Në datën 6 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës.
  • Në datën 7 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1 maturantët e zyrave vendore të arsimit të Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës, Pukë-Fushë Arrëz.

 

Afatet e plotësimit të formularit A1Z për maturantët e vjetër

  • Në datën 12 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1Z maturantët e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës.
  • Në datën 13 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1Z maturantët e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Fier.
  • Në datën 14 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1Z maturantët e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë.
  • Në datën 15 dhjetor do të aplikojnë në sistem për plotësimin e formularit A1Z maturantët e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë.

 

LISTA E LËNDËVE PËR PROVIMIN ME ZGJEDHJE PËR GJIMNAZET E PËRGJITHSHME

  • Kimi
  • Fizikë
  • Biologji
  • Histori
  • Gjeografi
  • Qytetari dhe Psikologji
  • Filozofi dhe Sociologji
  • Ekonomi

 

LISTA E LËNDËVE PËR PROVIMIN ME ZGJEDHJE VETËM PËR SHKOLLAT ARTISTIKE

  • Histori Baleti
  • Histori Arti
  • Histori Muzike

 

LISTA E LËNDËVE PËR PROVIMIN ME ZGJEDHJE VETËM PËR SHKOLLAT PROFESIONALE

  • Hoteleri-turizëm
  • Shërbime mjetesh transporti
  • Mekanikë
  • Elektroteknike
  • Elektronikë
  • Përpunim Druri
  • Ndërtim
  • Tekstil Konfeksione
  • Tekstil Konfeksione (NABER-ADA)
  • Teknologji Ushqimore
  • Bujqësi
  • Shërbime sociale dhe shëndetësore.
  • Instalues i sistemeve termohidraulike
  • Teknologji Kimike
  • Peshkim
  • Detari
  • Gjeologji-miniera
  • Llogari
  • Shërbime Bankare
  • Sipërmarrje e agjencisë turistike
  • Sigurime
  • Tregti
  • Administrim biznesi
  • Rrjete të dhënash
  • Mbështetje të përdoruesve të TIK
  • Zhvillim Ëebsite
  • Rrjete të dhënash (pilot-giz)
  • Inxhinieri informatike softëeresh
  • Silvikulturë
  • Agrobiznes
  • Gjeodezi
  • Veterinari
  • Biznes Harry Fultz
  • Elektronikë Harry Fultz
  • Automekanik Harry Fultz
  • Shërbime Kujdesi për të moshuar, pilot Giz
  • Kërkim shpim dhe shfrytëzim gazi, nafte dhe uji
  • Shërbime të udhëtimit dhe turizmit
  • Riparime të pajisjeve elektronike
  • Telekomunikacion
  • Teknologji Bujqësore
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 1:41 am

    Nje tjeter menyre me e mire per te kopjuar. Ate te kopjimit te tezes nga palet e treta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  2. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  3. Heu bre...(*) on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Heu bre... on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  5. memek online on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?