Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Provimi i 2023, fondi i pyetjeve për maturantët që duan degën e Mjekësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Provimi i 2023, fondi i pyetjeve për maturantët që duan degën e Mjekësisë
AktualitetShoqëri

Provimi i 2023, fondi i pyetjeve për maturantët që duan degën e Mjekësisë

Published: January 6, 2023
Shpërndaje

Për herë të parë, maturantët që do të duan të konkurrojnë për vijimin e studimeve të larta në degën e Mjekësisë së përgjithshme gjatë këtij viti, krahas formulës aktuale me treguesit e Maturës, do të duhet t’i nënshtrohen edhe një testi të informatizuar, që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit gjatë muajve të verës. Ky test do të ketë në përmbajtje pyetje nga tre lëndët që përcaktohen si prioritet për degën e Mjekësisë, e që janë: Fizikë, Kimi dhe Biologji. Sikundër edhe ishte deklaruar më herët, grupi i ekspertëve të përzgjedhur ka hartuar tashmë fondin e mijëra pyetjeve rreth të cilave do të hartohet përmbajtja e tezës finale që do të duhet të plotësojë çdo maturant  që do të zhvillojë testin e digjitalizuar për pranimet e reja të 2023 në degën e Mjekësisë.

Për të orientuar maturantët në përgatitjet e tyre, fondi i pyetjeve për secilën lëndë tashmë është zbardhur, dhe mund të gjendet lehtësisht online në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit në adresën www.qsha.gov.al . Janë përcaktuar 20 tematika kryesore për të tre lëndët, rreth të cilave do të duhet që të përqendroheni me përgatitjet për këtë provim. Në total janë rreth 3 mijë pyetje, ku për secilën lëndë maturantët kanë në dispozicion 1000 pyetje lidhur me njohuritë e tematikave kryesore të zhvilluara gjatë studimeve të shkollës së mesme, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.

Për lëndën e Kimisë, përgatitja duhet të ndalet në këto tematika: Kimi organike, Reaksionet redoks dhe elektrokimia, Ekuilibri kimik, acidet-bazat, ekuilibrat jonik pa përgjigje, Termokimia dhe kinetika, Lidhjet kimike, simbolet, formulat dhe njehsimet stekiometrike, si dhe Struktura e atomit dhe sistemi periodik. Në lëndën e Fizikës, përgatitja do të duhet të vijojë me njohuritë rreth këtyre tematikave: Fizika kuantike dhe bërthamore, Optika gjeometrike, Lëkundjet dhe valët, Optika valore, Magnetizmi, Rryma elektrike, Elektrostatika, Termodinamika, Puna dhe energjia, Dinamika, si dhe Kinematika. Ndërsa për lëndën e biologjisë, do jenë tematika të tilla që kanë të bëjnë me njohuritë rreth  Sistemeve, Diversitetit, Ciklet dhe Ndërveprimet.

- Publicitet -

Sipas autoriteteve të arsimit, në përgatitjen e fondit janë përzgjedhur mësuesit më të mirë të këtyre lëndëve, ndërkohë që shpallja e tyre do të bëjë që maturantët të kenë kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë provim shtesë, i cili fillimisht do të pilotohet në degën e Mjekësisë, për t’u shtrirë më pas në vitet e ardhshme edhe në degët e tjera të profileve mjekësore.

“Provimi do të jetë i ndarë në tri nivele, ashtu sikurse edhe testi i maturës është, apo sikundër janë edhe testet që zhvillohen në shkollë. Është menduar teza e provimit të informatizuar të ketë në përmbajtje rreth 50 pyetje të cilat do të vlerësohen me një sistem prej 100 pikësh, duke përfshirë pyetjet për të tria nivelet e vështirësive. Në përfundim të zhvillimit të testimit çdo maturant do të mund të mësojë edhe pikët e marra me të gjitha përgjigjet e dhëna. Përgjigjen ju e merrni përmes një deklarate në kohë reale, ku sapo përfundoni provimin ju kuptoni se në cilin pozicion të rankimit jeni”, kanë konfirmuar më herët autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Formula e re për fituesit e 2023

Ekspertët e MAS kanë bërë me dije se formula finale për shpallen e fituesve të rinj që do të pranohen në degën e Mjekësisë së Përgjithshme gjatë vitit të ardhshëm akademik, do të përcaktohet nga treguesit e Maturës Shtetërore, si dhe provimi i pranimit. Ndikimin më të madh në përzgjedhjen e fituesve do e këtë formula me treguesit e maturës, e cila vlerësohet me 70 për qind të ndikimit, ndërsa testi i informatizuar i pranimit do të ketë vetëm 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj që do të mund të vijojnë studimet në këtë degë.

“Provimi i automatizuar në programin Mjekësi e Përgjithshme, i cili do të ketë 30 për qind peshë në vlerësimin e përgjithshëm, ndërsa 70 për qind do të jetë nga rezultatet e shkollës së mesme, përfshirë këtu edhe rezultatet e Maturës Shtetërore. Ky ndryshim është bërë me synimin që të nxitet edhe më shumë parimi i meritokracisë për pranimin në këtë degë, e cila rezulton të jetë edhe një ndër më të kërkuarat në radhët e maturantëve”, kanë konfirmuar autoritetet e MAS.

Kriteret e konkurrimit

Për studimet e larta në degët Farmaci, Mjekësi i përgjithshme dhe Stomatologji do të mund të hyjnë në garë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë notë mesatare të shkollës së mesme nga 8.5 dhe më lart. Ndërsa për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet mesatare e shkollës së mesme mbi notën 7.5, si dhe për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8.

Krahas mesatares minimale që duhet për të hyrë në konkurrim për degët e këtij universiteti, janë edhe tre kriteret mbi të cilat do të bazohet përzgjedhja e fituesve të rinj do të pranohen gjatë vitit të ardhshëm akademik. Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Sikundër dhe u theksua më lart, kjo notë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës.

Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2023, ose maturave të mëparshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.  Kriteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universiteti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25.

Kriteri i katërt është provimi i informatizuar që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, sipas kushteve të përcaktuara më lart.

Fondi i Pyetjeve të Provimit të Informatizuar të Mjekësisë 2023:

Pyetjet në lëndën e Kimisë do të përfshijnë këto tematika

  • Kimi organike.
  • Reaksionet redoks dhe elektrokimia.
  • Ekuilibri kimik, acidet-bazat, ekuilibrat jonik_pa përgjigje.
  • Termokimia dhe kinetika.
  • Lidhjet kimike, simbolet, formulat dhe njehsimet stekiometrike.
  • Struktura e atomit dhe sistemi periodik.

 

Pyetjet në lëndën e Fizikës do të përfshijnë këto tematika

  • Fizika kuantike dhe bërthamore.
  • Optika gjeometrike.
  • Lëkundjet dhe valët, Optika valore.
  • Magnetizmi.
  • Rryma elektrike.
  • Elektrostatika.
  • Termodinamika.
  • Puna dhe energjia.
  • Dinamika.
  • Kinematika.

 

Pyetjet në lëndën e Biologjisë do të përfshijnë këto tematika

  • Sistemet.
  • Diversiteti.
  • Ciklet.
  • Ndërveprimet.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?