Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Provokimi i butë”, Turqia ngre dronët spiunë, Greqia në gatishmëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Provokimi i butë”, Turqia ngre dronët spiunë, Greqia në gatishmëri
BoteLajmi i fundit

“Provokimi i butë”, Turqia ngre dronët spiunë, Greqia në gatishmëri

Published: August 5, 2024
Shpërndaje

Kur mendohej se paqja ishte vendosur midis Greqisë dhe Turqisë, dronët e këtyre të fundit janë rikthyer mbi detin Egje.

Mediat greke raportojnë se ky është rasti i parë pas 18 muajsh që dronët turq rikthehen në Egje, pas ndihmës së ofruar nga Greqia në tërmetet vdekjeprurëse.

Ndryshe nga herët e shkuara dronët turq nuk kanë shkelur hapësirën ajrore kombëtare greke. Por, sipas gazetës “To Dhima”, autoritetet në Athinë kanë vlerësuar se kemi të bëjmë me fluturime në kuadër të një “provokimi të butë”.

- Publicitet -

Dronët “Bayraktar TB2” dhe “TAI Aksungur” kanë kryer lëvizje zbulimi për katër ditë rresht në të gjithë hapësirën detare të Athinës, ndërsa Turqia po ashtu ka dërguar një anije spiune në Egje.

Ankaraja pasi ka dërguar dronët në Egje ka shtyrë edhe vizitën e ministrit të Brendshëm turk në Athinë ku do të diskutohej për çështjet e emigracionit. Flukset e migracionit u ulën në Evros dhe Mytilene, por nuk ndodh e njëjta gjë në ishujt e tjerë të Egjeut lindor, ku vërehet një rritje.

Greqia siç duket ka qenë e përgatitur për këtë lëvizje të Turqisë. Vlen të theksohet se brenda këtyre 18 muajve kanë ndodhur dy zhvillime të rëndësishme.

Dronët “Aksungur” u shfaqën në Egje menjëherë pas festës turke në Qipro. Është hera e parë që ky lloj droni shfaqet në ujërat greke. Aksungur për herë të parë ka kryer shkelje kur fluturoi nga Kasos në kohën kur luftanijet turke penguan hetimet nga një anije italiane, misioni kryesor i së cilës ishte vëzhgimi në terren.

Aksungur është ndërtuar për të kryer misione vëzhgimi, zbulimi dhe inteligjence nga njëra anë, si dhe misione sulmuese dhe anti-nëndetëse.

Kjo mund të jetë hera e parë që ky dron i veçantë turk ka fluturuar mbi Egje, por ka dyshime serioze se ai është përdorur edhe në shtator 2022 për të fotografuar dhe kontrolluar bombarduesit M-117 të prodhimit amerikan në Samos dhe Mytilin.

 

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?