Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
AktualitetBote

Pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Published: July 9, 2025
Shpërndaje

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë tre vjet më parë.

Mirëpo, dy pika kanë mbetur për t’u negociuar. E para, vendosja e çmimit tavan në naftën ruse. Ajo është ende e përfshirë në draft-propozimet që i ka parë Radio Evropa e Lirë, por mbetet të shihet nëse do të jetë edhe në draftin përfundimtar.

Dhe e dyta, vetoja sllovake lidhur me një çështje të lidhur me sanksionet, ndonëse nuk është drejtpërdrejtë pjesë e paketës. Kur Komisioni Evropian e pati prezantuar paketën para vendeve anëtare të BE-së në fillim të qershorit, pika kryesore ishte ulja e çmimit tavan, nga shifra aktuale 60 dollarë amerikanë për fuçi, në 45 dollarë.

- Publicitet -

Meqë kjo politikë i takon grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7), BE-ja ka tentuar të sigurojë përkrahjen prej vendeve të G7-s, sidomos prej Shteteve të Bashkuara, në një samit të mbajtur muajin e kaluar në Kanada, mirëpo ka dështuar që ta ketë votën e amerikanëve, sidomos pas rritjes së çmimeve të naftës, si pasojë e sulmeve izraelite dhe amerikane kundër Iranit.

Megjithatë, Brukseli vendosi të çonte përpara iniciativën, sidomos për faktin që çmimi tavan në naftën ruse ishte fillimisht mundësi që BE-ja të vendoste ndalesë në shërbimet e transportit të naftës ruse.

Në diskutimet e kryera së fundmi në Bruksel, disa zyrtarë evropianë kanë thënë në kushte anonimiteti që Qiproja, Greqia dhe Malta – të gjitha shtete me shërbime të konsiderueshme detare, janë kundër uljes së çmimit tavan.

Mirëpo, ka disa zëra që thonë se këto vende edhe mund t’i zbusin qëndrimet e tyre, sidomos pasi Mbretëria e Bashkuar, një tjetër shtet me shërbime të shumta detare, është në linjë me Brukselin për ulje të çmimit.

Madje, diplomatët besojnë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Brukselit dhe Londrës, nëse këto dyja janë plotësisht dakord për pikat e marrëveshjes. Sfidën më të madhe e përbën Malta, ndonëse disa shpresojnë që Valleta edhe mund të pajtohet nëse çmimi tavan nuk ulet përtej 45-dollarëshit për fuçi.

Më pas vjen vetoja sllovake. Bratislava ka vënë kushte për votën për më shumë sanksione, duke kërkuar që të rishqyrtohet një propozim i Komisionit Evropian për t’iu dhënë fund importeve ruse të energjisë në bllokun evropian deri në fund të vitit 2027.

Propozimi, i bërë publik në maj, quhet “Rifuqizojeni BE-në” dhe ka nxitur shqetësim në Sllovaki dhe Hungari. Duket se kjo e fundit është duke mbështetur heshturazi fqinjën veriore.

Dhe është e lehtë për ta kuptuar pse. Prej vitit 2022, Bashkimi Evropian e ka kufizuar blerjen e energjisë ruse përmes sanksioneve, shembull vënien e ndalesës në shumicën e importeve të naftës dhe thëngjillit.

Mirëpo, sanksionet kërkojnë unanimitet të 27 vendeve anëtare. Hungaria dhe Sllovakia e kanë përdorur disa herë veton në vitet e fundit, kur Brukseli ka prezantuar propozime më të ashpra që do ta shënjestronin sektorin rus të energjisë.

Prandaj Komisioni Evropian është duke tentuar që përmes nismës “Rifuqizojeni BE-në” të rregullojë tregun e brendshëm të BE-së me një mori masash, shumica e të cilave mund të miratohen me shumicë të kualifikuar prej 55 për qind të vendeve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së gjithë BE-së.

Me fjalë tjera, kështu i shmangen edhe Bratisllavës, edhe Budapestit.

Propozimi kryesor do të jetë një kërkesë ligjore për të vendosur ndalesë në të gjitha kontrata e reja për gazin rus si dhe në kontratat afatshkurtra për gazin e lëngshëm natyror për të paktën deri në fund të vitit.

Për kontratat afatgjata, rregulloret do të sugjerojnë periudhë të shkëputjes graduale deri në fund të vitit 2027.

Importet e gazit rus në BE kanë rënë nga 45 për qind më 2021 në 19 për qind më 2024 dhe pritet të ulen në 13 për qind më 2025, me bllokimin e transitit ukrainas në fillim të këtij viti.

Megjithatë, BE-ja është turpëruar që importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur për 12 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2023.

Në importet e naftës, situata është më pak dramatike, mirëpo shumë specifike në aspektin gjeografik dhe e ndjeshme në atë politik.

Importet e naftës ruse përbëjnë vetëm 3 për qind të të gjithë naftës së importuar në BE, në krahasim me 27 për qind më 2022, kryesisht për shkak të sanksioneve.

Megjithatë, duhet përmendur se disa vende të Evropës Qendrore kanë pasur përjashtim nga një pjesë e sanksioneve. Ndonëse Çekia e ka ndalur importin prej këtij burimi, Hungaria dhe Sllovakia ende e importojnë 80 për qind të naftës së tyre totale prej Rusisë.

Komisioni Evropian do të kërkojë dhënien fund të importeve të naftës ruse deri në fund të 2027 dhe palët duhet të ofrojnë një strategji se si planifikojnë ta arrijnë këtë synim.

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka sinjalizuar në samitin e BE-së, të mbajtur në Bruksel më 26 qershor, se ai nuk do të japë dritën e gjelbër për paketën e sanksioneve, dhe që i duhen më shumë sqarime për nismën “Rifuqizojeni BE-në”.

Sipas diplomatëve të afërt me këto zhvillime, Bratisllava nuk është duke kërkuar shumë përjashtime, por më tepër siguri ligjore lidhur me kontratat e ardhshme me Gazpromin.

Javën e kaluar, zyrtarë të Komisionit Evropian e kanë vizituar Bratislavën për t’u takuar me zyrtarë sllovakë dhe përfaqësues të kompanive të energjisë.

Ndonëse sipas diplomatëve të BE-së, takimet kanë shkuar “mirë”, duket se Ficoja nuk është krejtësisht i bindur.

Ambasadorët e BE-së, të takuar në Bruksel më 4 korrik, për t’i diskutuar sanksionet kanë mësuar se dokumenti nuk është komplet gati për miratim.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Ministria sllovake e Ekonomisë, pas vizitës së zyrtarëve të Komisionit Evropian, është sinjalizuar nevoja për më shumë diskutime në ditët në vijim.

Ministrja Denisa Sakova ka thënë se “takimi në Bratislavë është hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjes, duke i marrë parasysh faktorët specifikë të secilit vend anëtar kur bëhet fjalë për diversifikim të burimeve dhe garantimit të çmimeve të përballueshme të energjisë për industrinë sllovake, e cila po përballet me rritje të shpenzimeve”.

Në fund është thënë se Sllovakia është e gatshme të vazhdojë “qasjen konstruktive për masat e propozuara dhe do t’i vazhdojë diskutimet me ekspertë, me përfshirje të të gjitha palëve të interesuara”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?