Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush fshihet pas kokainës në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush fshihet pas kokainës në Durrës
AktualitetKronike

Kush fshihet pas kokainës në Durrës

Published: September 16, 2026
Shpërndaje

37 pakot me kokainë të kapura në Portin e Durrësit një ditë më parë në hapësirat e jashtme të një kontejneri frigoriferik me mish pule, dyshohet se janë të lidhura me grupin e Gerd Gjinararit, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar pak muaj më parë në Belgjikë.

Njoftimi u bë nga autoritetet belge të cilat goditën po dje grupin e përfshirë në trafikun e kokainës.

37 pakot e kokainës së gjetura të hënën, në kontejnerin që transportonte mish pule nga Brazili drejt vendit tonë, sipas mediave ishin porositur nga kompania AMG Food, në pronësi të Mondi Goxhajt.

- Publicitet -

Por në të njëjtën ditë që ajo u zbulua në portin e Durrësit, në Belgjikë autoritet e atjeshme njoftonin për goditjen e një grupi shqiptar të trafikut të kokainës, në Antwerp, falë një hetimi në bashkëpunim me disa vende, që kishte çuar dhe në kapjen e drogës në Shqipëri.

Lidhjen mes dy ngjarjeve e bën vetë zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerpit, Kristof Aerts.

“Si pjesë e hetimit, u zhvillua një bashkëpunim i ngushtë me vendet e tjera dhe me Europolin. Kjo mund të rezultojë në arrestime jashtë vendit. Pas ndërhyrjes, një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë u sekuestrua në Shqipëri, në një kontejner frigoriferik”, tha Kristof Aerts, zëdhënësi i Prokurorisë së Antwerp-it, shkruan Pzc.nl.

Çështja është referuar në SPAK, i cili pritet të marrë në vijim hetimin e plotë. Kokaina e nisur nga Brazili, kishte kaluar më parë tranzit përmes Greqisë.

Në Antwerp, grupi i narkotrafikantëve të goditur, rezulton të jetë i lidhur me një personazh të njohur të botës së krimit në Shqipëri, Gerd Gjinarari, i arrestuar po në Belgjikë në muajin qershor.

Tetë pjesëtare të grupit përfunduan në pranga, mes tyre një 48-vjeçar shqiptar, i dyshuar si ndërmjetës mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikës Latine.

Sipas hetuesve belgë, ai siguronte lidhjet për importimin e sasive të mëdha të kokainës, përmes portit të Antwerp-it, dhe kishte komunikime edhe me grupe të trafikut të drogës në Evropë e deri në Australi.

Emri i tij mbetet akoma mister, por ai rezulton të ketë qenë në kontakt pikërisht me Gerd Gjinararin, një personazh me një të kaluar të hershme kriminale.

Ai ishte 23 vjeç kur në vitin 1997 vrau Naim Zyberin në një spital në Milano, dhe bashkë me disa vepra penale u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Milanos, vendim i formës së prerë që prej vitit 2001.

Në 2014-ën u soll në Shqipëri për vijimin e dënimit, dhe në shkurt 2019 u lirua me kusht nga gjyqtari Markelian Kuqo në Korçë, vetëm pak kohë pasi u transferua në burgun e Drenovës. Kur Apeli pak javë më vonë vendosi rikthimin e tij qeli, ishte arratisur.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, pas qëndrimit për protestat studentore
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
  • Mister mbi vendndodhjen e Flávio Bolsonaros pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?