Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur populli ‘përputhet’ më shumë me Borën dhe Nebiun, se me Saliun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kur populli ‘përputhet’ më shumë me Borën dhe Nebiun, se me Saliun
KryesoreLifestylePolitike

Kur populli ‘përputhet’ më shumë me Borën dhe Nebiun, se me Saliun

Published: January 15, 2023
Shpërndaje

 

Dje, dhjetëra qytetarë kanë marshuar drejt fshatit Kashar, në afërsi të ambienteve ku po zhvillohet “Reality Show” shqiptar i quajtur Big Brother VIP.

Aq larg ndodhet Kashari dhe studio sa nëse do të protestonte ndonjë parti politike, vështirë se ndokush do e gjente dot adresën mes labirintheve të xhunglës së ndërtimeve pa leje.

- Publicitet -

Pavarësisht forcave policore, njerëzit shkuan të mbështesin Luizin, një nga banorët e Big Brother, i cili kishte vite që ishte harruar nga opinioni publik, sepse shkëlqimi i tij ishte venitur më shumë se një dekadë nga zëri i tij i talentuar.

Të martën dhe të shtunën askush nuk ndjek më debate politike, sepse 99% e publikut ndjek realitetin shqiptar në ekran.

Programi quhet BB-VIP, ndonëse në kuptimin klasik, brenda s’ka asnjë Very Important Person (Person shumë të rëndësishëm).

Gjithsesi  Olta, Luizi, Tea, Kejvina, Kiara në sytë e popullit duken persona më të rëndësishëm se Monika, Saliu, Iliri, Edi apo Alibeaj.

– Opozita shqiptare në Korrik i shtyu protestat sepse shkuan në plazh

– Në vjeshtë i shtynë protestat sepse filloi Kampionati Botëror

– Në dimër i shtynë protestat sepse do hanin gjelin dhe bakllavanë e Vitit të Ri.

– Ndërsa tani i kanë shtyrë deri sa të mbarojë Big Brother.

Thirrjet e Saliut për revolucion janë bërë qesharake.

Askush nga ata që nuk janë militantë partish apo mercenarë nuk e sakrifikon të humbasë 2 orë nga jeta  për të dalë në shesh për Saliun, ama për Luizin e Big Brother e bëjnë.

Shqiptarëve ju duket më me interes të gozhdohen 4 muaj para ekranit, duke parë hiret e Oltës dhe format e Kejvinës sesa të dëgjojnë 4 orë në protestë përrallat e xhaketave të vjetëra të opozitës. Realiteti në Big Brother i motivon më shumë sesa aktrimi i liderëve jashtë mode të opozitës.

Aq rëndë është shpresa për një të ardhme politike në Shqipëri, sa që teatri mediatik është më motivues sesa banaliteti politik.

Erdhi dita në Shqipëri, që Sali Berisha të ketë më pak mbështetës se Luizi, sepse po ta krahasosh me Oltën dhe Kejvinën, ka vite që e ka humbur garën mediatike dhe publike…..

Prisni se s’keni parë gjë akoma…..

Do vijë dita që populli të “Përputhet” më shumë me Borën dhe Nebiun sesa me Saliun.

VoxNews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • muçua I tanes says:
    January 15, 2023 at 1:16 pm

    thone qe ne muajin mars do te krijojne partin e tyre me emrin KARTUSH, do kete gallate perleshje, kacafytje dhe te gjitha keto me drita te fikura.
    positive e kesaj partie eshte se do jete me serioze se e tashmja, me e ndershme dhe me me shume karakter.
    tang,ting,tung e tjera

    Reply
  • korçari says:
    January 15, 2023 at 2:47 pm

    Te ndjekesh te ashtuquajtur BB VIP do te thote se ben pjese ne injorantet dhe llumin e mbetur pasi truri i tyre nuk mund te kape me shume se idiotlleqet e ketij emisioni.Kjo tregon se shoqeria shqiptare eshte te pakten 100 vjet prapa ne mentalitet ne krahasim me pjesen tjeter te Europes e me gjere.Kjo shpjegon dhe faktin perse nje pjese e madhe e popullsise ndjek Don Salehun megjithese i shpallur si hajdut dhe kriminel nga USA dhe Britania.Kjo shpjegon faktin se perse ne çdo cep te administrates publike e kane mendjen te zhvatin dhe te sorrollatin popullin ,kjo tregon se perse pothuajse te gjithe mjeket perfshi dhe sanitaret te lene te vdesesh po nuk dhe leket nen dore sigurisht kur dhe ne mjaft raste keta mjeke marrin me shume page se mjeket turq qe nuk jane si keta te babezitur …Mendoj se shoqeria shqiptare ka shume problem me MORALIN ku respekti,ndershmeria,humanizmi,korrektesia jane fjale te harruara tashme…Pjeses me te madhe te shqiptareve ne Shqiperi ju eshte bere truri vetem leke dhe po*dhe per t’u dukur .

    Reply
  • EdiRamaTallaVa (ERTV) says:
    January 15, 2023 at 4:31 pm

    Sot per sot ky popull eshte i Perputhur (pa thonjza fare) vetem me Varferine (me V- te madhe) e kjo aspak per merite te Saliut…

    Reply
  • korçari says:
    January 15, 2023 at 4:38 pm

    Don Salehu eshte shkaterruesi dhe hajduti me i madh i pasurise se shqiptareve,shkaterroi industrine,ushtrine,bujqesine,arsimin ,mjekesine,shpiku firmat piramidale dhe ju vodhi pasurite deri ne palce shqiptareve dhe emigranteve por mbi te gjitha shkateroi drejtesine me kurset 3 mujore gje te cilen nuk po e rregullojme akoma pra Varferia perputhet me Don Salehun dhe kush nuk e sheh kete eshte i verbuar nga injoranca apo interesi per te zhvatur si ne kohen e pare te Don Salehut..

    Reply
  • info analitike says:
    January 15, 2023 at 5:48 pm

    Ku ndryshon kriekaqoli me ministreshat nga këta të BB? Po ju që i votoni a jeni me të mirë se këta protestuesit?

    Reply
  • vlonjati says:
    January 16, 2023 at 7:17 am

    Ti “korçari” tregon qe qenke pjese e qeverise dhe kete e deklarove vete kur thua qe drejtesine e plepave te Saliut ne nuk po mundemi ta rregullojme, ne ! Kurse autori i ketij shkrimi-Kreshnik Spahiu qe i pelqejne me shume BB deri dje ashtu si dhe shoket e tij (Mero, Frroku,Taku) qe deri sa ishte ne pushtet Saliu i lepinin kembet ndersa sot i lepijne kembet Rames o per ndonje post o per ndonje lek (shperblim per fushaten e radhes.

    Reply
  • korçari says:
    January 16, 2023 at 8:05 am

    O ti vlonjati po them “ne” pasi bej pjese ne ate shtrese te popullit qe mendon se nje drejtesi e pakorruptuar dhe nje shtet ligjor eshte rruga drejt prosperitetit dhe drejt nje shteti normal si dhe shtetet e tjera te Europes dhe qe te arrihet kjo duhen denuar rremihesit e drejtesise ,hajdutet,non gratat ,Don Salehet&Meta-j dhe me shume dhe gjithe hajdutet e majte a kushdo qofshin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?