Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.
Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.
Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat nga 1950 në 1970, kur ky tregues u rrit me 18 vite.
Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite.
Kurse një shqiptar i pas vitit 2020 jeton mesatarisht 77.3 vite.
Krahasuar me 2018 ka një rënie me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.
Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri ishte 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë.
Kjo do të thotë që gratë shqiptare pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.
Edhe në botë statistikat thonë se femrat jetojnë më shumë se meshkujt.
Pse ndodh keshtu?
Ushqimi klima dhe stresi ndikojnë padyshim por biologu Ethem Ruka, profesor i njohur me një karrierë të gjatë akademike thotë se një nga arsyet është buzëqeshja.
“Emocionet pozitive jane kura me e mire per shendetin mendor te gjithësecilit! Ne kete bote të trazuar e plot strese, nje oaz kenaqësie dhe shkembim buzeqeshjesh qetson shpirtin dhe zgjat jeten.
Nje femër buzëqesh mesatarisht 68 herë në ditë, ndërsa një mashkull vetëm 8 herë. Ndoshta kjo eshtë edhe një arsye pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt” – shkruan biologu Ruka.
n.s. / dita

VO:
-OK,E.RUKA.Kjo ka ndodhur edhe me prindërit e mi:
-NËNA jetoi 84 & BABAI 83 vjeç.
-FLM DITA,E.RUAKA.
O Perendi, po perse e ke bere kaq idiot kete madhorin, mua deri tashti me kane vdekur tre gra.
Një profesor nuk duhet të argumentojë kësisoj. Kësaj i thonë ta banalizosh shkencën.. Vajmedet!
Ka ndonje informacion ne ato studimet, ne jeten ne cift, kush ben me shume derr-derr ne 24 ore. Mbeshtetur ne njohurite e mia modeste ne kete fushe, mendoj se duhet te ndikoj ne nivelin e stresit ose te shkembimit te emocioneve “pozitive”.
Thjesht eshte nje pyetje pa implikuar asnje prej sekseve.
Me qene i sinqerte, botimi ne kete gazete i kesisoj “shkrimesh” eshte nje banalizim………….
Profesor i nderuar, Ju mund te keni te drejte, por megjithese emocionet pozitive
kane efeke pozitive vecanrisht ne shendetin mendor por nuk jan vetem ata
faktor qe ndikojn ne jetegjatesin e femrave,
Tek meshkujt ndikojn disa faktor si: Duhanpirja, Alkooli ushtrimi i profesioneve te
veshtira si:Puna ne ndertim, minjera ,transport,sektor te tjere te veshtire ku
punohet me turneetj.
Studiuesit ne fushen e Gerontologji-Geriatrise kan bere dhe vazhdojn te bejn studime
ne kete fush,Te presim rezultatet e ketyre studimeve per te kuptuar me mire kete
fenomen.