Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse ndodhi incidenti me presidentin në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Pse ndodhi incidenti me presidentin në Kosovë
Uncategorized

Pse ndodhi incidenti me presidentin në Kosovë

Published: August 21, 2022
Shpërndaje

          

 

Nga  Gjon Bruçi

- Publicitet -

Disa ditë më parë, presidenti i Shqipërisë, kreu një vizitë në Republikën e Kosovës. I sapozgjedhur në postin e Kryetarit të shtetit, Bajram Begaj, ishte politikani e shtetari i parë nga Shqipëria, që po shkonte për vizitë tek vëllezërit e Kosovës, pa asnjë ngarkesë të mëparshme politike. Nisur nga kjo, qytetarët nga të dy anët e kufirit artificial shqiptar- shqiptar, prisnin të shihnin e të përjetonin një vizitë vëllazërore, dhe madje një manifestim gjithqytetar.

Por për fat të keq, vizita në fjalë, mbeti brenda caqeve të protokollit zyrtar, e madje u pasua edhe me dy incidente: Me presidenten e Kosovës për problemin e bashkëpunimit, apo “traktatit në fushën e mbrojtjes”, dhe në rastin e dytë me mosmarrëveshjen për vendin e takimit me kryetarin e LDK-së.

Mjerisht, nuk është incidenti i parë në vizitat e politikanëve dhe pushtetarëve të dy Republikave shqiptare, që i ndan një tra i zakonshëm në Qafë Morinë. Pse ka ndodhur e po ndodh kjo midis vëllezërve të një gjaku? Në Shqipërinë “londineze”, çdo ditë, veçanërisht në periudhën e verës, hyjnë me dhjetra, qindra e madje edhe mijëra qytetarë nga Republika e Kosovës, dhe nuk kemi dëgjuar për asnjë incident në marrëdhëniet shoqërore e vëllazërore. Ndërsa me politikanët dhe pushtetarët nga të dy anët, incidentet nuk mungojnë. Pse të ndodhë kjo?

Sepse disa nga politikanët e pushtetarët, nga të dy anët e kufirit artificial shqiptar – shqiptar, ndonëse kanë pasaportë shqiptare si gjithë qytetarët e tjerë, e kanë humbur identitetin kombëtar. Mania e pushtetit dhe e fitimit me çdo mjet e me çdo mënyrë, i ka zhveshur nga traditat, doket e zakonet e vendit tyre, që pa frikë mund të thuhet se janë tradita, doke e zakone nga më të bukurat në rajon e më tej tij. Politikano-pushtetarët e dy Republikave tona, falë edhe nxitjes së armiqve të përhershëm të shqiptarëve, janë kthyer në hasëm të sho-shoqit dhe mercenarë të të huajve, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme çështjes sonë kombëtare.

Dhe kjo ndodh, jo vetëm në Republikën e re të Kosovës, por edhe në Republikën “veterane” të Shqipërisë londineze. Mjafton të dëgjosh replikat denigruese midis deputetëve në parlamentet përkatëse, apo prononcimet e përditshme të pozitë-opozitave në të dy shtetet tona shqiptare, të kuptosh gjendjen e mjerueshme të politikano-pushtetarëve tanë.

Duke hedhur këta rreshta, m’u kujtua një histori e treguar nga bashkëfshatarët e mi në Mirditë. Njëra nga familjet e fshatit, kishte arritur të kishte një mirëqenie më të mirë se bashkëfshatarët e tjerë. Dhe kjo ishte arritur  falë pozicionit të favorshëm ku ishin trojet e tij, por edhe me punën e ndershme të të gjithë pjesëtarëve të familjes. Por statusi i tyre kishte ngjallur edhe njëfarë smire tek të tjerët, sidomos tek hasmit e familjes, që për rrethanat e kohës nuk i mungonin. Kësaj situate, i vinte në ndihmë edhe një karakteristikë e burrave të kësaj familje, që ishte gjaknxehtësia.  Ndodhte që për probleme rutinë të familjes, meshkujt e shtëpisë, nisnin shamatën. Kur ndodhte kjo, gjyshja e shtëpisë, ose siç i thërrisnin të gjithë, “Lokemadhja”, hiqte shaminë e kokës dhe  dhe thoshte: “Ku-ku, bijtë e mijë, hasmi mbi ju, e ju mbi njëri-tjetrin”. . .

Kjo frazë e thënë në formë vaji e Lokemadhes, i stoponte meshkujt e shtëpisë, të cilët e mbyllnin menjëherë shamatën dhe shpërndaheshin nëpër punët e ditës.

A nuk jemi afërsisht në të njëjtën situatë ne shqiptarët e dy Republikave, këtej e matanë Qafë Morinës? A nuk duhet t’i hedhim pas krahëve inatet e vjetra e të reja midis vëllazërisë, inate e mëri që s’kanë asnjë bazë të vërtetë, përveçse yshtjes së “filave” të komshijve, dhe të shohim çështjen tonë kryesore, atë të bashkimit kombëtar?!

Dhe që të arrihet kjo, duhet të shohim kë kemi në krye të punëve tona. Kjo është shumë e rëndësishme. Në krye të oxhakut, në krye të punëve të shtëpisë, nuk duhen lejuar halabakët dhe “filat” e shovinistëve fqinj e më tej tyre, por njerëzit më të aftë dhe më vizionarë, të cilët nuk na mungojnë.

———————————————

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    August 22, 2022 at 2:23 am

    Përshëndetje Z. Gjon Bruçi.

    1. Shkurt e qarte dhe plotesisht e vërtete.
    2. “Kush je ti e kush jam unë”, është një cikël; “VETË SHKATARRUSE”.
    3. Shpesh “pasusit” e nje lideri pelqejne “Nje karakter te forte” qe nënkuton t’ja “Dhje…s” nje oponenti”.
    4. Kjo pasqyrohet deri tek disa komentusë, qe kane nxjerrur “teorin e pykës”.
    5. Disa të tjerë, tentojnë të perdorin “Nje Fjalor të Pasur Poshterusë”
    5. Aqë shum “është ne modë” sa që duket sikur “ështe nje gjë normale”.
    6. Siç dihet kur dy “individe grinden” fiton nje i tretë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Ethem Lalaj on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  5. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?