Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse nuk “duan” të punojnë të rinjtë?! Papunësia afatgjatë arriti nivelin më të lartë që nga 2017
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pse nuk “duan” të punojnë të rinjtë?! Papunësia afatgjatë arriti nivelin më të lartë që nga 2017
EkonomiLajmi i fundit

Pse nuk “duan” të punojnë të rinjtë?! Papunësia afatgjatë arriti nivelin më të lartë që nga 2017

Published: April 19, 2024
Shpërndaje

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës të huaj për të përmbushur nevojat. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2024, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë tek kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017. Papunësia te të rinjtë po rritet teksa kjo grupmoshë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

- Publicitet -

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu. Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre. Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben Tashko says:
    April 19, 2024 at 7:44 pm

    Te rijt duhet te punojne.
    Mund te kerkojne paga me te larta
    ne se kane punuar me pare
    dhe e njohin zanatin.

    Por nje i ri, qe nuk ka punuar kurre, si do punoje ne nje shtet tjeter ku konkurenca per vendin e punes eshte e larte.
    Individet qe nuk kane punuar seriozisht e kane te veshtire te bejne nje pune qe kerkojne jo vetem njohuri te zanatit,
    por mbi te gjitha duhet te jene shum te disiplinuar, te zbatojne rregullat e procedurat a asaj pune qe do bejne,
    e te mos i thjeshtojne rregullat me hamendje se po gjen nje rruge me te shkurtert e me te lehte.

    Pra duhet te jene te duruar dhe te perqendruar e me kalimin e kohes do behen shume te mire.

    Reply
    • ¿? says:
      April 19, 2024 at 8:41 pm

      O i quti i nones, o i bukri i lagjes, qeke kenoq n’muhabet me Zonjen Lopa Lopez sot e na the gjithe kto gjona t’mira na the. Rrofsh!

      Reply
  • Fjale me vend says:
    April 19, 2024 at 8:02 pm

    TE RINJTE DUHET TE PUNOJNE
    E THOTE ARBEN TASHKO SHPESH
    PO KU JANE FABRIKAT E UZINAT
    QE KANE IK ME KOHE PER LESH.

    DUHET TE PUNOJNE TE RINJTE
    TE MOS RIJNE NE KAFENE
    DHE MOS RRINE TETE ORE
    KUR PINE DROGE NE HALE.

    TE PUNOJNE TE RINJTE DUHET
    TE NDERTOJNE HEKURUDHA
    DHE KUR TE JENE PUSHIM
    LE TE MBLEDHIN CA KERPUDHA.

    Reply
  • Mirësia says:
    April 21, 2024 at 6:51 am

    Një punë duhet të vlerësohet me një pagë të konsiderueshme, jo si prindërit tanë për të mbajtur shpirtin. Të ardhurat nga puna duhet të jenë për të bërë një jetë normale. Këtu dhe shteti, kur qytetari bën kërkesë për një ndihmë sociale, thotë nuk të takon se ke televizor. Sa mjerane kjo përgjigje! Ti përkohësisht gjendesh i papunë, pra i drejtohesh shtetit, përgjigja përçmuese. Prandaj ne rinia largohemi se shteti nuk i respekton të drejtat njërëzore por i shtyp ato. E ç’të punosh e të jetosh në këtë vend. Largohu prej tij, do të vuash fillimisht por shkon në një vend që qeveriset relativisht mirë dhe je një qytetar i lirë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  • S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  • Aktori i njohur reagon pas sulmeve: Mos denigroni familjen time. Ja e vërteta si u bëra investitor strategjik
  • E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  • TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Thirri mendjes o ramziu on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Kujtim Shehaj - Porcelan Tiranë on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. K R on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  5. Vlora 97 on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?