Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse nuk mund të ndodhte në Shqipëri kjo skenë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pse nuk mund të ndodhte në Shqipëri kjo skenë…
Lajmi i funditopinion

Pse nuk mund të ndodhte në Shqipëri kjo skenë…

Published: May 7, 2025
Shpërndaje
Germany's Incoming Chancellor Friedrich Merz shakes hands with Outgoing German Chancellor Olaf Scholz as Merz is elected chancellor by parliament in second round of voting in the German lower house of parliament Bundestag in Berlin, Germany May 6, 2025. REUTERS/Fabrizio Bensch

Nga Bledi Lumani

Kishte një skenë në Bundestagun gjerman, kur Friedrich Merz u votua si kancelar i Gjermanisë, që në Shqipëri është e vështirë të mendohet se mund të shikohet.

I pari që nxitoi t’i shtrëngonte dorën dhe ta uronte, ishte rivali i tij, ish-paraardhësi Olaf Scholz, të cilin Merz e mundi dhe po i zinte vendin.

- Publicitet -

Edhe pse garuan kundër njëri-tjetrit, në fund, për hir të vendit, ata bënë koalicion së bashku dhe Scholz me përulësinë më të madhe, bashkoi votat me kundërshtarin e tij, që ai të bëhej kancelar.

Imagjinoni tani, të ndodhte kjo gjë në vendin tonë dhe të shikoje fjala vjen, Sali Berishën apo Edi Ramën, që të uronin njëri-tjetrin për fitoren, se për të bërë koalicion që tjetri të zgjidhej kryeministër, as që bëhet fjalë.

Këtu, nga mëngjesi në darkë, kundërshtari vizatohet dhe sulmohet si e keqja më e madhe e vendit, dikush që jo vetëm nuk duhet të votohet, por edhe të urrehet nga pala tjetër.

Është ngulitur aq shumë kjo frymë urrejtje, sa kundërshtari konsiderohet si armik i betuar, i cili duhet luftuar me të gjitha mënyrat.

Dëgjoni si flasin dhe e etiketojnë njëri-tjetrin në fushatë: “Buf”, “Kënetë”, “I rrjedhur”, “Çyryk”, “Kriminel”, “Terrorist”, “Hajdut”, “Pervers”, “Lubi”, “Drogaxhi” etj etj.

Dhe nuk mjaftojnë vetëm fjalët, se ku ma gjen!

Fjalët kthehen në vepra dhe në… vrasje, se rrahjet tashmë janë bërë të zakonshme.

Kanë 30 e kusur vjet, që punojnë me zell dhe ditë pas dite, jo veç në fushata, për polarizimin e skajshëm të shoqërisë, duke nxitur veç urrejtje e dhunë, me qëllim të qartë.

T’i kthejnë njerëzit në militantë të verbër, që as dëgjojnë, as shikojnë, as mendojnë, vetëm votojnë!

Le të vjedhësh, të vrasësh, të shkaktosh edhe trazira sociale apo luftëra civile, prapë do të votojnë.

Vetëm ai qeni të mos e marrë…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • capi says:
    May 7, 2025 at 10:55 am

    Bashke or bashke jane, ashtu ja do puna. Si e shpjegon ti qe kur u duhet ndonje ligj me konsesus i lene sherret menjan.

    Reply
  • Cinxo says:
    May 7, 2025 at 12:13 pm

    Nuk e kuptoj si mund te bashkoje votat opozita me poziten. Praktikisht, nuk ka me opozite .Nejse mo, kaq dime, kaq themi. Gjermont e dine me mire kete pune.

    Reply
  • Krahasimi nuk është i njëjtë ! says:
    May 7, 2025 at 12:40 pm

    Në Shqipëri nuk mund të ndodhë për disa arsye. Nuk do të ndodhte as në Gjermani në se Merz do të kishte të njëjtën të kaluar si Berisha, i cili ka vrarë, ka grabitur, ka shkatëruar, ka 35 vite në politikë, etj. Pra, krahasimi nuk është i goditur dhe mos bëni krahasime të tilla për të « larë » Berishën nga bëmat e tij dhe t’ja kaloni fajin zgjedhësve, sikur faji është i popullit dhe jo i personit që i ka shkaktuar kaq të këqija këtij populli!!! Meqënëse Drejtësia nuk jap drejtësi, është detyrë e popullit që t’a dënojë politikisht më votë Berishën dhe nuk ka alternativë tjetër!

    Reply
  • Phoenix says:
    May 7, 2025 at 12:47 pm

    Nje thenie e vjeter, thote ” Perca e Sundo “. Eshte kuptimplote. Krijo Parti dhe organizata shumengjyreshe, qe ne thelb jane nje dhe per nje axhende specifike. Krijo iluzionin se jane kundershtare te betuar. Manipulo njerezit me mashtrime dhe programe fiktive per nje te ardhme me te mire. Perdor distraksione te shumta, per te corientuar mendimin racional. Jepu te besojne se jane ata qe zgjedhin dhe vendosin, nderkohe qe emerimet jane finalizuar pa ta. Kur te vjen radha e pushtetit, vazhdo axhenden, nderkohe qe ata ne opozite bejne kritikun dhe gjoja opoziten. Pas 4- vitesh, riperseritje e te njejtit skenar, dhe vazhdo me tej me axhenden. Nderkohe, cirku Politik, financohet dhe mirembahet me fonde te majme nga llogaria e debitit qe mbajne Bankieret per llogari te njerezve. Kjo transformohet ne me shume taksa, inflacion, shkaterrim te iniciatives se lire, minimi i pavaresise ekonomike dhe biznesit te vogel, dhe sidomos eliminimin e shtreses se mesme. Eshte nje model Komunist puro, por i kamufluar si Demokraci dhe zhvillim.

    Reply
  • demo says:
    May 7, 2025 at 4:35 pm

    Nuk behet Shqipria me Hajdute.Nje Alfred Moisiu qe i dhimbsej cdo pasuri e ketij vendi ,e sulmuan,e shantazhuan,por nuk e thyen dot.Sot i lepihen te bejne nje fotografi,si Rame hajduti me Papen e Romes.

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 7, 2025 at 5:09 pm

    Problemi, o Bledi lamashi, eshte qe as Edi Ramuti, as Sali Berisha krimineli, nuk krahasohen me gjermanet Scholtz dhe Merz.
    Kemi te bejme me llum dhe njerez. Llumi shqiptar eshte i denje per nje bashkim kanalesh ujerash te zeza.
    Bashkimi i tyre te con ne ferr.
    Prape, bashke jane, dhe nese duhet tu percillni njerezve idene se jane te kundert.
    Gjithe strategjia eshte kush afrohet me shume afer halese, PiSat apo PeDerat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?