Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse po bien eksportet bujqësore? Sfida me tregjet dhe vizioni 1 miliard $ në 2030
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pse po bien eksportet bujqësore? Sfida me tregjet dhe vizioni 1 miliard $ në 2030
Ekonomi

Pse po bien eksportet bujqësore? Sfida me tregjet dhe vizioni 1 miliard $ në 2030

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Trendit rënës të eksporteve shqiptare për të tetin muaj radhazi nuk i kanë shpëtuar as ato bujqësore. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, prodhimi i produkteve shqiptare për eksport në muajin shtator ra me 1,4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një rritje e tyre vërehet vetëm në qershor, kur edhe prodhimi vendas del në treg. Por, sërish për zëvendësiministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici, ecuria e eksporteve bujqësore konsiderohet e kënaqshme: “Kemi arritur në vlerën mbi 500 milionë dollarë për vitin 2022, ndërsa deri në fund shtatori 2023, një rritje 14%, çka na jep mundësinë që të vazhdojmë dhe punojmë për të arritur objektivin e 1 miliard dollarë eksporte bujqësore në 2030”.

Referuar të dhënave, eksportet mbeten sezonale bazuar dhe në prodhimin vendas. Vetë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur në rrjetet sociale se produktet më të eksportuara për periudhën janar-shtator janë dhe ato të sezonit, kryesisht domate, kastravec, zarzavate të ndryshme, por edhe pjepër e shalqinj. Problem, sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, janë gjetja e tregjeve të reja për rritjen e mëtejshme të eksporteve: “Njëkohësisht po vazhdojmë të eksplorojmë për tregje të reja. Nga 2021, ku eksportonim në 60 vende, në 2023 kemi arritur në mbi 80 vende dhe urojmë për 2023 të arrijmë më shumë”.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, performanca e eksporteve bujqësore është e mirë në 9 muajt e parë të vitit, me një rritje 14,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, në këtë 9-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 333 miliardë lekë, duke u ulur me 9,0% krahasuar me një vit më parë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave
  • Veliaj shkarkohet si drejtues politik i PS për Tiranën, dy emrat që e zëvendësojnë
  • Rama mbyll dyert e Asamblesë, anëtarët fikin celularët
  • VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  • Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. Po on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj
  3. Sa për korrektësi... on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Ela on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. Dajti on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?