Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
Lajmi i funditPolitike

Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Published: June 21, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në shënimet e javër reagoi dhe për protestat, duke paralajmëruar për rrezikun e manipulimit nga algoritmet dhe narrativat e rreme.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të verifikojnë faktet dhe të mos bien pre e interesave politike që, sipas tij, fshihen pas kauzave mjedisore.

Deklarata e plotë e Edi Ramës:

- Publicitet -

Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë.

Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Ëaterloo-së me zemrën në zjarr.

Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Ëaterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë.

Ushtarë që ikin po aq të tmerruar sa ata që sulmojnë dhe pse-ja humbet çdo mundësi për të marrë një përgjigje. Një heroizëm imagjinar tretet në kaosin e realitetit brutal. Ëndrra romantike për historinë përplaset me historinë e vërtetë. Dhe historia na kujton pikërisht këtë. Jo sa e rrezikshme është të kesh ideale. Të kesh ideale është e jashtëzakonshme, është e shëndetshme, është energjia e mirë që të çon përpara, por e rrezikshme është që idealet t’i lësh të ndërtohen mbi iluzione apo, më keq akoma, t’i lësh në duar që mund të kthehen në pengmarrëset e tua.

Sepse atëherë, kur ëndrra nuk bëhet më një dritë që ndihmon të kuptosh botën, por një perde që të pengon ta shohësh atë, ajo nuk është më një ëndërr, ajo është një makth dhe ky është edhe makthi dhe mallkimi i epokës sonë, ku iluzionet nuk prodhohen më vetëm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe në hapësirën e lirisë, me pakufishmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritmet, të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vetëm për vëmendjen tonë, narrativa të rreme, rrugë të gabuara dhe shembje të dhimbshme iluzionesh.

Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tronditje, aq më shumë shpërndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuruar nga algoritmi, mund të ndryshojë botën, mund të shembë atë që e pengon të jetë i lumtur. Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshmërisht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar për të, të montuar, të amplifikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçkaje që të bën të mendosh se ti po përjeton mishërimin e bindjes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe papritur nuk je më vetëm.

Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë. Dhe prandaj edhe thjesht, thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t’u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera.

Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë.

Njeriu mendon se po lufton për diçka shumë fisnike, ndërkohë që është bërë një ushtar në një betejë që faktikisht nuk është më e tija. Ashtu si Fabrice del Dongo, ai hyn në fushën e betejës i tërhequr nga magneti i një ëndrre fisnike dhe dalëngadalë rrezikon të zbulojë shumë vonë se beteja ku u përfshi nuk ishte ajo që kishte besuar dhe mësimi i Fabrice del Dongos nuk është të heqësh dorë nga ëndrrat, nuk është të heqësh dorë nga dëshira fisnike që të jesh një ushtar i natyrës, që të jesh një vullnetar në mbrojtje të biodiversitetit, që të jesh një zë, një aktivist në kërkim të një harmonie sa më perfekte mes natyrës dhe zhvillimit.

Përkundrazi, është të mos lejosh që ëndrra të bëhet më e fortë se e vërteta dhe që, duke u bërë fanatik, të rrëzosh mundësinë e bashkëpunimit me faktet dhe me të tjerë që ti nuk do ta shohësh se mendojnë si ti. Duan të njëjtën gjë që do ti.

Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove, por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, arsye që s’na interesojnë, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër.

Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të diskutuar për një projekt, i cili ende nuk është gati dhe për t’u marrë me mënyrën se si projekti mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër.

Besoj që ky shënim, ose më saktë kjo hyrje në këtë bllok shënimesh, është e mjaftueshme për ta quajtur bllokun të mbyllur për sot, sepse çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar akoma, është më pak e rëndësishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo.

Çfarë është beteja e Waterloos:

Beteja e Waterloos (e quajtur fillimisht nga Prusianët si beteja e Belle-Aleancës dhe nga francezët si beteja e Mont Saint-Jean) ishte një betejë që u zhvillua gjatë luftës së koalicionit të Shtatë, më 18 qershor 1815, midis ushtrisë Francez të udhëhequr nga Napoleon Bonaparte dhe trupave prusiane të Marshall Gebhard Leberecht von Bluecher, aleate me trupat britanike të Dukës së Wellingtonit.

Fakti që termi “Waterloo” ka hyrë në përdorimin e gjuhës së përbashkët si sinonim i humbjes sensacionale (të pësosh një Waterloo do të thotë të pësosh një disfatë) shënon përmasën historike të ngjarjes: kjo ishte një çështje e betejës së fundit të Napoleonit, që sanksiononte humbjen e tij përfundimtare, të cilën do të ndiqte mërgimi i tij në Sant’Elena.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Detari says:
    June 21, 2026 at 10:19 am

    Doli skarco SPAKu. Duheshe arrestuar rama para nje jave dhe akoma flene gjume…kapin shitesit e droges dhe jo qeveritaret qe i pastrojne.

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    June 21, 2026 at 10:29 am

    NUK KE SHPETOM AS NGA TERAPI KALI NE TRAJTIM SANITAR TE DETYRUAR!
    Jep DORHEQJE ne kohe Duke zbatuar thenjen e protagonisti te Vatetlo:
    ‘Nje terbeqje ne kohe eshte nje gjysem fitore..!:

    Reply
  • Dudumi says:
    June 21, 2026 at 10:52 am

    “Manastiri I Parmes” e kam lexuar para ’90. Normalisht, kanë kaluar dekada dhe turbull e mbaja mend si histori dashurie nga ato dramatiket. I bera nje refresh Ne Wikipedia dhe flm Rames që sjell ndonjëherë kujtime të lezetshme. Por, sidoqoftë, Stendali e ka konceptuar si histori dashurie, siç ajo është. Dashuri e denuar të vuajë e të zhubroset e griset per njemije motivet e kompikacioneve Te botes humane, ku edhe betejave Waterloose do kete ndikuar ndonjëçikë, so psh kur shkaktohet tornado në Miami ngaqe nje flutur rreh krahët në Amazoni. Sot jam pushim, se nuk do kisha luksin të lexoja 80% të çfarë ka, shkruar kryetari. Po mbase në të tijën mirë e ka, sepse njeriu kur është në karrike politike e bën histori napoleonike edhe të shkretin, rrefimin romantik te Stendalit. Ne funksion te lejes faraonike 4 miliard€ të Zvernecit. Po ne fakt protestuesit o kryetar e kanë më metodën tende te shpifur të drejtimit të shtetit. Njësoj si drejtimi i bashkisë. Ku dalin projekte për ndërtime ti gjallerohesh shumë. Leviz shtetin dhe ligjet që ndërtimet të bëhen të hatashme dhe sa më shumë para. Ti je Napoleoni I Ndertimit në Shqipëri. S’ke formim arkitekti apo Inxhinieri ndertimi, por ti je Napoleoni. Ke firmën që leja të miratohet apo jo. Dhe ke një fiksim tek Ndërtimi, prandaj edhe mbështet Turizmin. Per ty Turizmi është më interes prioritar se aty lipset të ndërtohet. Pra, vizioni yt kryetar, Napoleon, është I vjetër sa je ti ne karriket e bashkisë dhe qeverisë që promovon tulla dhe llac dhe metro katrorë ndertime. Ke harruar se populli nuk jeton më leje ndërtimi dhe tulla e llac, por me bukë dhe ujë e ushqime. Ti s’di si mbareshtogen lopët dhe dhite e delet, ama të shkon ndër mend akademia e barinjve e biles urgjente është të gjesh truallin e të ngresh ndertesen nga e para. E di ku e humbi toruan Ahmetaj? Kur I dhe fondet e rindërtimit. Aty beheshin lekë më thase. Përveç Vaterlos, ku Napoleoni humbi se nuk mund të përballonte 7 aleatë ti ben mire ti besh pyetje Dielles se c’eshte sindromi holandez. Është harbimi I qeverisë kur të gjitha resurset I drejton vetëm në një drejtim. Tek Turizmi I Ndertimit. Sepse është hobby apo vesi yt o kryetar. Turizmi i Ndërtimit. Që do perfundoje në një flluskë spekullative. Dhe shembuj ka plot. I shtove Fabrizio del Dongos edhe një hall tjetër, se pak dramë romantike vuajti kete bote. I shtove filozofinë e idealeve të humbura. Kur atë pyetje duhet t’ia bëjë vetes qyshkur u plekse me botën studentore. Jo me tani. Tani është vonë, ku ti s’ke ideale por veç interesa. She ke interesa të forta të mos lesh karriken, se nuk bëre gjërat që duheshin bërë. Ne emër te partisë që të beri me pushtet. Se leshte do ta jepte njeri ty bashkine e Tiranës apo edhe qeverinë pa kandiduar në emër të PS. Zhgënjim nuk është yti kundrejt PS, por I PS kundrejt teje. Boll te dëgjuam denglat!

    Reply
  • Anonymous says:
    June 21, 2026 at 11:06 am

    Kryeministri me skuthllik do ti fusi lexuesit ne kurthin e vet dhe vazhdon te merret me Kushner apo Zvernecin i cili vec e derdhi kupen e zullumeve. Pasi po i mungojne algoritmet e Fuges qe ja beri per kaq vjet fasaden kallp te dukej e shndritshme si kenget e sirenave te Odissses, po merret me algoritmet e goditura te rinise shqiptare. Populli eshte i acaruar me veshtiresite e jeteses qe shtohen cdo dite, ndersa lakejte e mediave fe shitura na numerojne turistet qe hyjne cdo ore por nuk ju duket asnje kontribut social ne vend vec rritjes se kostos se jeteses. Populli eshte i frustuar nga kriminalizimi i tejskajshem i ekonomise i cili po ja ben jeten sketerre. Nga Kastratizimi i aseteve strategjike te vendit si Porte, Aeroporte, etj ku shumica mendojne se shume prej jush jane aksioner. Nga Golemizimi i metejshem i Golemit ne epoken tuaj dhe Golemizimi i shemtuar i Palases dhe rivieres se mrekullueshme Shqiptare. Nga qokat me tunele apo me ishuj qe ju i beni si ne mall te babes per te fortifikuar bythen Tuaj politikisht dhe financiarisht. Nga arroganca me te cilen ju mbroni dhe mbani mbas vetes njerez te korruptuar deri ne gryke. Te kemi votuar kur leshoje mbas vetes hijen tende me besimin se do te beje mrekulll per kete vend. Sot, qe me hijen tende perzihet imazhi i Belindes apo i turlifar personave te shemtuar te atij kallepi qe te shfrytezojne dhe te bejne skllav te aferave tuaja te perbashketa, ka ardhur koha te largohesh me bisht nder shale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  3. Dudumi on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”
  4. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta, Rama vazhdon me armiqtë e jashtëm, përmend ‘Waterlonë’: Po mbrojnë interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?