Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
AktualitetKronike

Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO

Published: June 21, 2026
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shoqërimit të 34-vjeçarit Elvis Koçi alias Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, ndërsa ka dhënë edhe detaje mbi operacionin për kapjen e tij në Ksamil.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Fast” u finalizua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative për lokalizimin e personave në kërkim.

Policia bën me dije se 34-vjeçari është lokalizuar në qendër të Ksamilit, në një automjet tip “Audi”, ku më pas është ndërhyrë për kapjen e tij.

- Publicitet -

Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Sipas raportimeve mediatike, gjatë operacionit policor ai tentoi t’i shmangej arrestimit dhe gjatë largimit përplasi automjete të policisë.

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë, i përfolur për përfshirje në përplasjet e grupeve kriminale në Elbasan.

Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u lirua rreth një vit më vonë.

Në hetimet e mëparshme është folur edhe për armiqësitë e tij me grupin e Suel Çelës në Elbasan, madje i ka shpëtuar edhe një atentati në vitin 2020.

Njoftimi i policisë:

Sipas autoriteteve, shtetasi E. K. (Ç.), 34 vjeç, banues në Elbasan, rezulton person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.

Policia sqaron se ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Sipas të dhënave zyrtare, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 9 muaj dhe 9 ditë burgim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/06/6a37ac3660600.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Mesazhi që më nisi mamaja sot në mëngjes per parajsen e Edvinit on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. nje shqiptar on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Ethem Lalaj on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”
  5. abdiaga on I kapën kështjellë, miliona në bankë, jaht e avion privat, Beqiri i AKSHI-t në gjykatën franceze: ‘Nëse kam korruptuar dikë, është shteti…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?