Nga Orgen Peci
Shqipëria paska hedhur “thërrime” në rrugë: plot 370 miliardë lekë, ose afro 3.8 miliardë euro, vetëm për asfalt, beton dhe shirita të bardhë në periudhën 2014–2025, plus edhe një dorë të fundit për 2026-ën, sipas vetë shifrave nga Ministria e Financave.
Me kaq para, sipas llogarive të BE-së për vende si i yni, mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e tipit A – nga e para, jo arnime me gropa të ricikluara, mjaftueshëm për ta lidhur vendin nga Vermoshi në Konispol.
Por ne, si gjithmonë, kemi zgjedhur versionin më kreativ. Shumë miliarda, shumë inaugurime, shumë tabela projektesh dhe një ndjesi konstante që rruga është gjithmonë “në proces”. Autostradën e kemi në powerpoint; realitetin e kemi me devijim provizor.
Këto shifra abuzive e kanë çuar çmimin për kilometër mbi 20 milionë euro, shumë më lart se mesatarja kontinentale. E megjithëse në këto nivele ka edhe për të vjedhur edhe për ti bërë rrugët të mira, prapë rrugët bien.
“Vjedhja më e zakonshme te rrugët në Shqipëri është bërë dhe vazhdon të bëhet te trashësia” – është mendimi i një inxhinieri projektues me të cilin u konsultova përpara këtij shkrimi.
Më shpjegoi që nëse projekti parashikon 20 cm stabilizant dhe 10 cm asfalt, në terren shpesh hidhen 12 cm stabilizant dhe 6 cm asfalt. Diferenca në kosto shkon në xhepat e kompanisë dhe zyrtarëve, por rruga humbet aftësinë mbajtëse. Pa trashësinë e duhur, asfalti pëson “fadilje” (valëzime) dhe çarje sapo vijnë shirat e parë të rrëmbyer.
Pastaj vjen teatri i “mbikëqyrjes” dhe kolaudimit. Ky është një tjetër problem i madh i sistemit. Kompanitë mbikëqyrëse paguhen nga shteti për të kontrolluar cilësinë, por në realitet mbikëqyrësit janë të lidhur me vetë ndërtuesin ose janë nën presion politik.
Ata firmosin ditarët e punimeve pa qenë fare në kantier, duke legalizuar materiale jashtë standardit (si zhavorri i Shkumbinit) si materiale të certifikuara.
Gabimet në projektim dhe në gjeologji janë një tjetër pikë shumë pak e diskutuar në publik. Shumë projekte bëhen “copy-paste” ose me studime gjeologjike sipërfaqësore për të kursyer kohë. Nuk llogaritet siç duhet drenazhimi (largimi i ujit). Ndaj shumë shpesh rrugët tona, nuk i shkatërron makina, por uji që mbetet nën asfalt. Kur baza (zhavorri i lumit) laget, ajo kthehet në baltë dhe asfalti “thyhet” si biskotë.
Përveç kësaj, gërryerja e lumenjve për rrugë, siç ka ndodhur së fundmi me Shkumbinin, krijon një dëm të dyfishtë sepseshkatërron edhe ekosistemin dhe shtratin e lumit.
Pra rrugët tona nuk shemben nga “terreni i keq” apo nga moti. Fundja këto duhen parashikuar që në projektim. Pastaj është dhe mirëmbajtja. Fondet vjetore për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri janë jashtëzakonisht të larta. Ku shkojnë?
Thënë shkurt, rrugët tona shemben sepse janë projektuar jo si vepra afatgjata, por si skema financiare të maksimalizimit të fitimit. Të jemi të sigurtë që nëse Korridori VIII po ndërtohet me zhavorrin e Shkumbinit, nuk po ndërtojmë një vepër shekullore.
Po shtrojmë një tjetër rrugë që do të ketë nevojë për “mirëmbajtje” (lexo: para të tjera nga buxheti) që në vitin e dytë të punës.


Popull hajdut
Gabim pa dashje, heres tjeter ta morim zhavorrin nga Gjermania se esht me i miri n‘Bot! Zhavorr
Shkumbini!! E ka thon edhe zGuri Shkum bini
ku ma shkuma, e kan thon edhe Pellazget s‘bo per rruge!
As une jam ndertues,as ti je ndertues,por dy Anomali duken me sy nga Ekrani! 1- marra e zhavorrit ne lume duket nga pellgjet me forma gjeometrike.2- mje masiv mijra ton material prej 30m lartesi dhe 100 m gjatesi rendon mbi bazamentin e Ures se rruges egzistuese .Kjo mase e tmerrshme dhe i ngjeshur nuk ka asnje tombino,apo urez e vogel per rrjedhjen e ujit te perroit,qe detyrimisht do te caje permes dheut dhe do te rreshqase te gjithe formacionin drejt lumit.
Edhe Trasene e Hekurudhes te perdorin per rruge perseri do ndodhe e njejta gje.Mbi trasene e Hekurudhes do te perplaset masivi dheut me gjithe uren.Situata e rrugeve perben problemin psiqik te kryeministrit- Fasada dhe Vjedhja.
Ky eshte nje kryeminister Fasade dhe hajdut,.nuk ka merak te kryeje Investime te qendrueshme,por te beje buje me panorama rrugesh,tunelesh,aeroportesh edhe pista formula Uno,qe te trondisi boten.,.Te gjitha keto bojatisje rrugesh paguhen 20 fish me shtrenjte se Autostradat Evropiane dhe shkermoqen me nje shurre shi,se sivjet s`ka rene as bore as shi me gjyma.Shihni shtresen e Parkut motorrik te Elbasanit ku do zhvilloheshin garat e Formula 1.As sa nje fete buke me gjalpe..Eshte shkermoqur,eshte coptuar sikur e kane ngrene qente..E kishte lyer edhe me boje ,shejtani me boje.
Dhe s`ka turp.Ka gjetur fajtor shiun,Po te mos kishte rene ai shurre shi,do t`ja kishte ngjitur MUNGESES SE SHIUT.
As une jam ndertues,as ti je ndertues,por dy Anomali duken me sy nga Ekrani! 1- marra e zhavorrit ne lume duket nga pellgjet me forma gjeometrike.2- mje masiv mijra ton material prej 30m lartesi dhe 100 m gjatesi rendon mbi bazamentin e Ures se rruges egzistuese .Kjo mase e tmerrshme dhe i ngjeshur nuk ka asnje tombino,apo urez e vogel per rrjedhjen e ujit te perroit,qe detyrimisht do te caje permes dheut dhe do te rreshqase te gjithe formacionin drejt lumit.
Edhe Trasene e Hekurudhes te perdorin per rruge perseri do ndodhe e njejta gje.Mbi trasene e Hekurudhes do te perplaset masivi dheut me gjithe uren.Situata e rrugeve perben problemin psiqik te kryeministrit- Fasada dhe Vjedhja.
Ky eshte nje kryeminister Fasade dhe hajdut,.nuk ka merak te kryeje Investime te qendrueshme,por te beje buje me panorama rrugesh,tunelesh,aeroportesh edhe pista formula Uno,qe te trondisi boten.,.Te gjitha keto bojatisje rrugesh paguhen 20 fish me shtrenjte se Autostradat Evropiane dhe shkermoqen me nje shurre shi,se sivjet s`ka rene as bore as shi me gjyma.Shihni shtresen e Parkut motorrik te Elbasanit ku do zhvilloheshin garat e Formula 1.As sa nje fete buke me gjalpe..Eshte shkermoqur,eshte coptuar sikur e kane ngrene qente..E kishte lyer edhe me boje ,shejtani me boje.
Dhe s`ka turp.Ka gjetur fajtor shiun,Po te mos kishte rene ai shurre shi,do t`ja kishte ngjitur MUNGESES SE SHIUT.
S‘ka per tu habit! Pergjegjsia eshte ne rradhe te pare e atij qe e nderton ! Politikani mund edhe ti thote policit vriti ca femije…. Inxhinjeri s‘duhet ta zbatoje dhe Pik! Inxhinieri ndot ambientin ne menyre te kulturuar dhe vjedh! Pune shqiptarce!
Pse po na bien rruget?
sepse:
Po keshtu si rruget u rezuan dhe rane sikur te ishin prej rere pallatet e Rilindjes nga PALO TERMETI prej me pak 6 ballesh, qe groposi 56 viktima poshte betonit fallco me rere plazhi, te projektuara nga inxhiniere te Rilindjes, injorante faqezinj me projekte pa asnje siguri sizmike, te gjitha keto konstatime nga raporti i grupit nderkombetar te specialisteve, qe KILLERI Edi Rama e ka mbyllur ne kasaforten e tij.
Pse po na bien rruget?
NGA HAJDUTERIA E EDI RAMES, POR EDHE NGA INJORANCA E TIJ NE DREJTIMIN E SHTETIT
Verifikimet, analiza, ekspertiza, koordinimi,
per te arritur deri te Projekti, Aprovimi e me pas Zbatimi e deri te Koaludimit e Testimit ,
do te DUHEJ te ISHIN BERE
qe ne fazat paraprake te Projekt-Idese,
nga :
– Inxhinieret Gjeofizike (projekt e zbatim) = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale ,
– Inxhinieret Gjeodezike (projekt e zbatim) = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale ,
– Inxhineret Hidroteknike (projekt e zbatim) = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale ,
– Inxhinieret e Ndertimit te Rrugeve (projekt e zbatim) = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale ,
– Inxhinieret e Ndertimit te Urave (projekt e zbatim) = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale,
– Meteorologe ( studimi i rreshjeve e temperaturave ) = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale,
– e deri Inxhinieret e Tokave e te Pyjeve = Ligjerisht te Licencuar = dmth me pergjegjesi Profesionale e Penale .
—————-
A KANE PUNUAR REALISHT INXHINIERE, te KETYRE PROFILEVE :
– ne PROJEKT-IDE,
– ne PROJEKT TEKNIK,
– ne PROJEKT-ZBATIM,
– ne TESTIM – KOLAUDIM e deri ne DOREZIM me GARANCI ?
HAJDUTERIA EDI…dhe muteri e te gjith atyne qe punojn atje! Du edhe un du me vjedh po vje polici ,i zoti i dyqonit, edhe komshiu qe m‘thon TURP T‘KESH!
TE IKE DJALLI, TE VIJE ANTIKRISHTI!
Kete refren po degjojme nga Sanco Pancat e Saliut nga emisionet e SYRI TV. “Ne kohen e Saliut rruget nuk binin” keshtu degjuam te deklaronte Belind Kelicin ne emisionin “Task force” te SYRI TV. Mirpo dallkauku Belind Kellici anashkalon Faktin, se Rruga e Kombit ishte nje afere hajduterie qe nuk eshte perfunduar akoma, po keshtu edhe Tirane Elbasan. Nga ana tjeter Sanco Pancat e Saliut kane harruar se PD ne 97 i rane jo rruget, por gjithe shteti me Piramidat Financiare dhe Lideri i tyre, Profesor-Doktori-Varkari i Enverit ishte Presidenti i i vendit, qe deri me sot nuk mban akoma asnje pergjegjesi me Alexander Meksin si Kryeminister, qe sot eshte Bosi i MCN TV me emisionet rezile “patriotike” te Ylli Rakipit me Baton Haxhine nga Kosova, qe fajin e rrugeve te Edi Rames ja hedhin Gjermanise.
TE IKE DJALLI, TE VIJE ANTIKRISHTI!
Te iki DJALLI Edi Rama, qe po i bien rruget nga injoranca ne drejtimin e shtetit, te vije ANTIKRISHTI Sali Berisha qe groposi 26 femije dhe prinder ne Gerdec po nga injoranca ne drejtimin e shtetit,
CFARE OPOZITE BAJGE ESHTE KJO?
Pse po na bien rruget? Sepse jane vjedhur sistematikisht fondet per to, kaq e thjeshte eshte! Kudo ku ka nje prokurim publik, ka dhe perqindjen qe duhet dorezuar “atje lart”, ku mblidhen perqindjet e qe ndikon pastaj direkt te cilesine e dobet te ndertimeve. Se duhet dorezuar haraci tek zyrat e Pallosheve te gjate te Beles e jo vetem, domethene.
Pse o bien rruget?
Nje nga arsyet logjike eshte sic e ve ne dukje autori Orgen Peci: Ne asnje vend te Botes zhavori i lumenjve nuk mund te perdoret si baze-shtrati per asfaltin sado i trashe te jete ai. Arsyet teknike jane te argumentuara ne standartet shteterore, qe lejojne vetem cakullin e shkembinjve te malit, ne disa fraksione nga frantoja, kjo mesohet ne cdo universitet teknik. Pse atehere inxhinieret e Rilindjes kane perdorur zhavorin e lumit me shume zullume nga pas? Kjo pyetje mund te spjegohet lehte se zhavori i lumit Shkumbin ka kosto te ulet dhe Hajdutet e Rilindjes i jane mbyllur syte nga makuteria e fitimit per te nxjerre “dhjam nga pleshti” ne cdo tender nga lakmia e papare.
PO INXHINIERET E PROJEKTIMIT DHE NDERTIMIT? PO ORGANET E KONTROLLIT KU JANE NE KETE HISTORI HAJDUTERIE?
Justifikimi “Urdheri nga larte” nuk mjafton. Une per vete do te thoja se pergjigja “Pse po bien rruget” eshte:
1. Pse u sollen ne Vlore gerdallat nga Bangladeshi apo te ashtuquajtur “TEC lundruese” si permendore te injorances ne drejtimin e shtetit.
2. Pse TEC i Vlores nuk vihet dot ne pune, por ri si permendore e injorances ne drejtimin e shtetit, por po i meshohet parqeve idiote fotovoltaike apo eolike kur Shqypnia e prodhon aktualisht gjithe energjine me HEC.
3. Pse TAP kalon permes Shqypnise, te gjitha vendet e tjera perfitojne gaz Kaspiku te lire, por Shqypnia nuk perfiton kurgje, madje as taksat e tranzitit si nje shtet, idiot dhe budalla?
4. Pse KURUM mashtruesi fiton miliarda nga prodhimi i celikut nga skrapi dhe Shqypnia i ka falur energjine pa asnje lek? Pse mbetjet e rrezikshme qe vijne ne Durres edhe nga Kosova nuk i permend askush? Perkundrazi ja ngarkojne KURUMIT sikur kjo kompani mashtruese te ishte prodhuesi me i madh i celikut ne Bote?
5. Pse BANKERS PETROLEUM fiton miliarda, nuk paguan kurgje ne shtet dhe shkaterron shtepite e katunareve te Zharezes pa asnje demshperblim dhe opozita e ka kycur gojen dhe nuk flet asgje?
5. Pse nje palo termet i rezoi pallatet e Rilindjes sikur te ishin orej rere dhe groposi poshte betonit 56 vete?
7. Pse nje palo shi permbyti Durresin dhe bregdetin?
SEPSE KJO QUHET INJORANCE NE DREJTIMIN E SHTETIT, E SHOQERUAR NGA HAJDUTERIA DHE LAKMIA E TEJSKASHME E INJORANTIT PER PARA.
Ju kujtohet batuta e sterperdorur e Rames: Saliu i la rruget rrugeve?!
Tani, beni cekim te thjeshte ne lajmet ne vite per rruget: rruget “e lena rrugeve” te Saliut me rruget e diamantta te Rames!
Eshte shume e thjeshte; nuk ka asnje nga ato te lena rrugeve, se po te kishte nuk do te kishte media socailiste qe nuk do ta sillte si shembull; perkundrazi, pothuaj te gjitha keto rruget e florinjta dhe te diamantta te Rames po shemben ne mase.
Beni edhe nje krahasim mes shpenzimeve per kilometer qe behej ne kohen e Saliut me keto ne kohen e Rames…. si nata me diten, me diference prej miliona e dhjetera miliona euro per km.
Eshte tmerr!
Se nuk eshte vetem rasti i rrugeve; por ne cdo aspekt tjeter te qeverisjes, e njejta gje.
Eshte pikerisht kjo arsyeja, se pse gjithe propaganda e bashibozukerise socialiste e sulmon kaq shume Sali Berishen!
Prandaj ju them, mos degjoni propaganden, por thjeshte beni krahasimet perkatese 2005-2013 me 2013-2026 per cdo sektor te qeverisjes; bejeni dhe do te shihni sesa shume arritje ekonomike pati ne kohen e Berishes, dhe sa zullum ne kete te Rames.
Nuk e kuptoj,cfare do nofka Anonymos ne komentin tim qe kam shkruar mbreme rreth ores 1.Faqja elektronike e gazetes hakerohet vazhdimisht nga kopilat e AKSHIT,qe i shet ky per Agresore Iraniane,
Se pak halle ka Irani,do merret me nje Skute hajdutesh ne Tirane.
Demo,
Komenti me nofken Anonymus i del cdonjerit kur shrypin Pergjigju, duke harruar te shkruajne nofken.
Pra ai koment qe i referogedh ti, eshte i yti. Njehere e dergove pa nofke, pastaj e ridergove me nofken tende demo.
Krahasimi me atë fshatin e humbur në Itali që rrezikon ta marrë ujët, nuk ka vend. Përse ? Sepse atje banorët janë evakuar me kohë. Dhe se janë marrë masa sigurime shumë më përpara. Kurse ne na bie rruga që ecim mbi kokë, papritur, dhe askush nuk mban përgjegjësi!
E ka fajin natyra? Jam gati ta besoj naivisht, por pyes : Ku janë raportet teknike në vite? Ku janë agjencitë e sigurisë së rrugëve? Ku janë ekspertizat e pavarura? E ka fajin natyra? Patjetër ajo. Por: Pse nuk u konstatua që më parë rreziku? Kush i kontrollon rrugët, urat, bregdetetet, pemët që mund të të bien në tokë, ashensorët, themelet e pallateve të vjetra, shtyllat e elektrikut, të tensionit të lartë, tektonikën e qyteteve dhe pa fund gjera që amortizohen fizikisht?
Po e le infrastrukturën të degradojë, sigurisht, në fund, grushtin dërmues do t’ia japë natyra!
Nuk eshte injorant. Por thjesht ballist dmth nje feudal, jo vetem pa interesa kombetare, por qe kerkon sundim mbi bashkekombesit, dhe ne pamundesi per tia dale vete (sepse i paafte dhe ne pakice) kerkon dhe blen perkrahjen e te huajve.
Ka vetem pakice ndjekesa. Eshte minorance ne realitet dhe jo Maxhorance. E ashtuquajtura qeveri e tij eshte thjesht Klan i bere nga nr i kufizuar individesh. I thashe keto paraprakisht pasi gjithe ato qe me te drejte shtroni me lart, kerkojne Staf. Ai nuk i ka. Nuk ka as buxhet ta mbaje, as predispozite.
Nuk e thotr me gojen e vet, por edhe veprat e medha ende ne kembe, hidrocentralet e Drinit, Digat, ashtu do tee rrenohen, e bieen, o nga injorimi ne mirbajtje o nga nderhyrjet e plackitesve huligane bandave “oligarke” .
Firmat janë fajtori dhe të korruptuarit kryesorë që punët i bëjnë jashtë standardeve atyre u mungon disiplina.dhe niveli profesional ato duhet të japin garanci minimum 10 vite për çdo punë të kryer kështu është në Europë
Nuk duam te biem nga shiu ne bresher me Berishen.mjafton Bumja Atomike qe hodhi i biri ne Gerdec.Apo te rrijme te merremi edhe me Idjotin e Saliut,si u morem 12 vjet me idjotin e Kristaqit??????????????????
Ketu ka ik bara e vojit ju i gjemoni kokres ullinit !!!???
Pse bie rruga thone. Do bjeri Mali.. Keta do shembin gjithe Llogarane per te mbushur xhepin e Ramutit. Jo me Tuneli, por i gjithe Mali do pesoje shembje te brendshme. Do prishin dhe ate rruge qe ishte.
E kane prishur dhe betonizuar gjithe Bregdetin.
Copa plerash te felliqura
Shikoni se kete pune e ben Saliu !
https://pamfleti.net/forum/mosdoreheqja-e-atij-qe-shkaterroi-shqiperine-dhe-partine-i323344
Nuk ka ndodhur qe ne komentet e nje artikulli te Dita 100% e komenteve jane kunder Rames…cfare tregon kjo ?
E para eshte se shumica absolute e artikujve te Dites me sulmuesin kryesor Peci jane me tematike nga “poshtersite” e rruge te Rames…
E dyta eshte se jane te pakten 5-6 komentues qe kemntojne 2=3 here qe jane shquar ne shqyerjen e kufomes Enverit vdekur dhe me po te njejtin oreks i jane turrur dhe kufomes levizese Rama..
E treta..Gestapo e Spakut po ben teater me krimet e 21 janarit dhe Gerdecit ku ne kete te fundit miku i madh I Amerikes Fatmir Mediu po urinon mbi viktimat e Gerdecit bashke me Sypeshkaqenin
—–Komentuesi “parku rinia” mjeshterisht ka vene pikat mbi “i” duke na kujtuar qe ne kohen e Enverit ( jo si person por si shtet”
cdo veper madhore do kalonte nga faza e projektimit ne ate te zbatimit ne disa institute te nje niveli nderkombetar qe jane zhdukur qe ne kohen e Sali Salepit Skypionit..
–
Deri tani jane 21 komente dhe e kane humbur betejen me Hajdutin Rama Pse ?
Nga raportimet e shtypit sipas dokumenteve del se mbi 90% e fondeve per mega ndertime e kane marre dinastia firmave qe punonte ne interes te Sales Skypit si Ulaj & Geci qe kane kane shperndare punen me shume nenkontraktore.
_
Kush eshte faji kriminal i Spakut dhe i mediave qe jane bere derivate te tij.?..Vetem per ate pamjen makabre te shembjes se ures qe duket ne kopertine PALIKARET E SPAKUT duhet te shkojne te firma zbatuese dhe te gjejne emrin e inxhinjerit te zbatimit dhe ta rrase ” mrena” dhe shume lehte do gjejnë “Gjurmët që të cojne në Qelë”