Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur të qenit “i balancuar” është një luks i rrezikshëm dhe papërgjegjshmëri intelektuale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kur të qenit “i balancuar” është një luks i rrezikshëm dhe papërgjegjshmëri intelektuale
Analizaopinion

Kur të qenit “i balancuar” është një luks i rrezikshëm dhe papërgjegjshmëri intelektuale

Published: February 2, 2025
Shpërndaje

Nga Gëzim Mekuli

Rexhep Qosja, ky kolos i mendimit shqiptar, ky akademik me guxim intelektual të rrallë dhe humanizëm të kulluar, mbetet një shembull brilant i asaj që një intelektual duhet të jetë në kohëra të jashtëzakonshme: zë i drejtësisë, udhërrëfyes i proceseve historike dhe mbrojtës i pashoq i interesave kombëtare. Në shkrimin e tij madhështor, ku shpjegon pse në moshën tetëdhjetë e nëntëvjeçare do të votojë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për kryeministrin Albin Kurti, Qosja demonstron jo vetëm pjekuri intelektuale dhe shpirtërore, por edhe një bindje të patundur në të vërtetën, kombin dhe drejtësinë.

Në botën e sotme të fragmentuar, ku shpesh intelektualët bien pre e servilizmit ose e “neutralitetit” të rremë, Qosja, ky burrë malësie, qëndron si një shkëmb i moçëm në përballje me dallgët e oportunizmit politik. Ai na mëson se një intelektual nuk duhet të jetë i balancuar në kohë padrejtësish, as neutral kur kombi i tij përballet me sfida ekzistenciale. Nëse kombi sulmohet, siç ndodhë sot me Kosovën nën kërcënimet permanente të politikave të Serbisë dhe, të mediave të Serbisë në Kosovë, një intelektual i vërtetë duhet të marrë anë, dhe ajo anë është gjithmonë drejtësia, e vërteta dhe interesi kombëtar.

- Publicitet -

Një intelektual i mirëfilltë, siç thekson me veprimin e tij Qosja, nuk e ka luksin të rrijë pasiv apo të gjendet në shërbim të interesave ditore. Në rrethana të jashtëzakonshme, roli i tij është të frymëzojë popullin dhe të mbështesë forcat që punojnë për gjeopolitikën e kombit. Kjo nuk është njëanshmëri në kuptimin partiak apo ideologjik; kjo është njëanshmëri për të mirën e atdheut.

Në historinë botërore, shembujt e intelektualëve që kanë marrë drejtimin e proceseve kombëtare janë të panumërt. Jean-Paul Sartre në Francë ishte një zë i fuqishëm kundër padrejtësive koloniale dhe mbështeti lëvizjet për çlirimin e popujve të shtypur. Nelson Mandela, një intelektual dhe lider politik, nuk mbeti pasiv përballë aparteidit, por u bë pishtar i barazisë dhe drejtësisë. Në Gjermani, në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, intelektualë si Hannah Arendt dhe Jürgen Habermas udhëhoqën me idetë e tyre një shoqëri të rrënuar drejt ribashkimit moral dhe kulturor.

Në rastin e Kosovës, sot, kur Serbisë i fryjnë erërat e revanshizmit dhe kur një pjesë e opozitës politike dhe media ushqen ndasitë e brendshme për përfitime të ngushta, zëri i një intelektuali si Qosja është më i nevojshëm se kurrë. Qosja, me përkushtimin e tij ndaj drejtësisë dhe të vërtetës, ngrihet mbi nivelin e polemikave të ditës dhe na tregon rrugën e vetme të mundshme për një të ardhme të drejtë dhe dinjitoze: mbështetjen e forcave të pakorruptuara që përfaqësojnë shpresën për të gjithë shqiptarët.

Rexhep Qosja nuk është thjesht një shkrimtar apo një studiues, por një tribun i ndërgjegjes kombëtare. Me thellësinë e analizave të tij, ai na mëson se demokracia nuk mund të mbijetojë pa etikë, se shteti nuk mund të forcohet pa drejtësi, dhe se kombi nuk mund të qëndrojë i bashkuar pa një vision të përbashkët.

Me mbështetjen e tij për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ai nuk mbështet një individ apo një parti, por mbështet një filozofi politike që i kthen shpresën një populli të lodhur nga dekadat e padrejtësive dhe korrupsionit.

Nëse mësojmë diçka nga historia, është se intelektualët që marrin anë në kohë krize janë ata që i japin formë së ardhmes. Dhe në këtë aspekt, Rexhep Qosja është një model i pakapërcyeshëm i kurajos dhe vizionit intelektual. Ai është një poet, kritik dhe akademik i së vërtetës, një arkitekt i mendimit kombëtar dhe një dëshmitar i pagabueshëm i nevojës për një politikë të bazuar në dinjitet, drejtësi dhe gjeopolitikë kombëtare.

Rexhep Qosja na kujton se në kohë lufte dhe sfidash të jashtëzakonshme, të qenit i “balancuar” mund të jetë një luks i rrezikshëm dhe një papërgjegjshmëri intelektuale. Ai na thërret që ta mbështesim të drejtën, ta ruajmë demokracinë dhe ta mbrojmë atdheun me të gjitha mjetet që kemi. Në të vërtetë, një intelektual i vërtetë nuk është asnjëherë i paanshëm; ai është gjithmonë në anën e kombit, shtetit dhe të vërtetës. Dhe Rexhep Qosja është mishërimi më i gjallë i kësaj fryme të lartë intelektuale dhe njerëzore. Prandaj edhe MekuliPress është i njëanshëm; është me historinë, gjeopolitikën, etikën dhe ekonominë shqiptare.

Në kohë të jashtëzakonshme për kombin dhe shtetin vetëm të paaftit, impotentët, kusarët dhe gjysmëanalfabetët janë të «balancuar» dhe «neutral». Pikë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?