Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Turqia është kthyer në parajsë për bandat mafioze?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pse Turqia është kthyer në parajsë për bandat mafioze?
BoteLajmi i fundit

Pse Turqia është kthyer në parajsë për bandat mafioze?

Published: December 29, 2023
Shpërndaje

Ligjet liberale për larjen e parave, marrja lehtë e nënshtetësisë, apo hetimet e pamjaftueshme e kanë kthyer Turqinë në vend tërheqës për kriminalitetin ndërkombëtar, mes tyre grupe kriminale nga Shqipëria e Ballkani.

“Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja dhe Stamboll tre gangsterë të rangut të lartë që ishin në kërkim”, deklaroi këtë javë për mediat sociale ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya. “Sado të fuqishme të jenë këto banda, me çfarëdo fletë-arrestimi të kërkohen, ne do t’ua marrim shpirtin”, tha me frymë luftarake, ministri i brendshëm turk.

Që kur ai ka marrë postin në muajin qershor, nuk kalon asnjë ditë pa arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Mes të arrestuarve ka nga ata që merren me tregtinë e drogës, që japin para me fajde të mëdha, trafikantë qeniesh njerëzore, mashtrues dhe hajdutë, por edhe koka të rëndësishme të bandave ndërkombëtare që kanë hedhur rrënjë vitet e fundit në Turqi.

- Publicitet -

Kështu ndodhi edhe ditët e fundit. Ministri i Brendshëm, Yerlikaya shkruajti në X, ish-twitter, se janë arrestuar Thomas Josef K., bosi i një rrjeti të madh polak droge, Daniel Alexander M., që është në kërkim në Gjermani pasi ka pasur lidhje me një ngarkesë disatonëshe kokaine të kapur dhe P. Jin-king, shefi i një rrjeti kinez mashtrimesh. Vetëm javën e fundit ministri deklaroi arrestimin e kryetarëve të tri bandave belgo-britanike, vietnameze dhe arabe.

Para një muaji u tha se policia turke ka arritur të arrestojë gjithë drejtuesit e bandës “Comanchero”, bandë me aktivitet në gjithë botën. Mes të arrestuarve bëjnë pjesë disa kriminelë nga Australia dhe Zelanda e Re, që kërkohen me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli. Yerlikaya postoi edhe video të xhiruara gjatë arrestimeve.

Pse në Turqi?

Sinjalet që tregojnë se bandat ndërkombëtare janë vendosur në Turqi, janë shpeshtuar prej kohësh. Atentatet dhe goditjet me armë nuk kanë qenë të pakta, por ka pasur edhe shumë raporte gazetarësh investigativë. Por para marrjes së postit nga Yerlikaya kundër këtyre grupeve pothuajse nuk ka pasur fare hetime serioze dhe lëshime fletë-arrestesh. Sepse ministri i mëparshëm i brendshëm, Süleyman Soylu, kishte vetë lidhje me mafien.

Në kohën kur ministër ka qenë Soylu, u liruan nga burgu drejtues mafiozë të botës turke të krimit. Kështu Turqia u kthye në vend të preferuar për kriminelët ndërkombëtarë, sidomos ata nga Serbia, Shqipëria, Azerbajxhani, Rusia dhe Mali i Zi. Ata kanë sjellë me vete edhe konfliktet e tyre, gjë që e tregon rasti i Jovan Vukotic-it, një bosi droge nga klani Skaljari i Ballkanit.

Më 8 shtator 2022, Vukotic u vra në Stamboll. Siç kanë bërë të ditur hetimet, ai mendohet të jetë vrarë nga një grup mafioz vendas, për të marrë shpërblimin prej 1,5 milionë eurosh që ishte vënë për vrasjen e tij. Porosia për vrasje është dhënë nga klani rival, klani Kavac.

Kavac dhe Skaljari, dy klane droge nga qyteti port malazez i Kotorit, kanë rreth dhjetë vjet që bëjnë luftë të vërtetë nëpër Europë. Nga konflikti i përgjakshëm i tyre, janë vrarë 50 vetë në disa vende të ndryshme. Pyetur nga Deutsche Welle në vitin 2022, Zyra Federale gjermane e Kriminalistikës, BKA pati bërë të ditur se prej disa kohësh Turqia është kthyer në vend të preferuar edhe për grupimet kriminele nga Ballkani Perëndimor.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?