Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një moment i paprecedentë në historinë amerikane! Por a rikandidon Donald Trump nëse dënohet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Një moment i paprecedentë në historinë amerikane! Por a rikandidon Donald Trump nëse dënohet?
BoteKryesore

Një moment i paprecedentë në historinë amerikane! Por a rikandidon Donald Trump nëse dënohet?

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

 

Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndaj 34 akuzave të ngritura për falsifikimin e të dhënave të biznesit, sipas dy zyrtarëve të zbatimit të ligjit që kanë njohuri për këtë çështje, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Trump është larguar nga gjykata në qytetin e Nju Jorkut pasi u njoh me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

- Publicitet -

Ish-Presidenti, i cili po përballet me një sërë hetimesh, u dorëzua para autoriteteve, për t’u përballur me padinë penale që rrjedh nga dyshimet se në vitin 2016, ai ka paguar për të blerë heshjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.

Sipas njoftimeve të mëparshme, akuzat pritet të përqendrohen në hetimet rreth pagesave të bëra gjatë fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump.

Pagesa prej 130 mijë dollarësh është bërë nga ish avokati i zotit Trump, Michal Cohen dhe është regjistruar nga kompania e zotit Trump si shpenzim ligjor. Prokurorët thonë se ajo nuk ishte shpenzim ligjor dhe, e regjistruar si e tillë, përbën falsifikim të llogarive financiare të kompanisë.

Deri në këtë moment, shkelja trajtohet si administrative dhe jo penale. Prokurorët duhet të provojnë se shkelja administrative është bërë me qëllim, për të mbuluar një krim tjetër dhe në një rast të tillë, ajo do të ngrihej në nivelin e një vepre penale.

Pritet të mësohet se çfarë provash kanë prokurorët për këtë. Ish-presidenti mohon të ketë pasur marrëdhënie intime me aktoren Stormy Daniels dhe thotë se pagesën e ka bërë për të mbrojtur familjen, që të mos shantazhohej nga ish-aktorja dhe jo për të blerë heshtjen e saj.

Trumpit iu morën shenjat e gishtave dhe ai mësoi aktakuzën e plotë kundër tij, për të cilën e ka deklaruar veten të pafajshëm.

Republikani Donald Trump tashmë është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Policia e Nju Jorkut është bërë gati për protesta të mundshme nga ana e mbështetësve të Trump, të cilët besojnë se aktakuzat kundër tij, janë të motivuara politikisht dhe synojnë të dobësojnë përpjekjet e tij për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë më 2024.

Ish-presidenti 76 vjeçar e ka ushqyer këtë bindje të mbështetësve të tij dhe është munduar ta shfrytëzojë këtë situatë në avantazhin e tij politik, duke deklaruar se ka mbledhur 8 milionë dollarë në më pak se një javë nga aktakuza, të cilën ai e quan “gjueti shtrigash”.

Procesi kundër tij po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Kjo vjen më shumë se dy vite pas sulmit në Kapitol të mbështetësve të zotit Trump, një përpjekje e dështuar për të penguar certifikimin në Kongres të fitores së demokratit Joe Biden.

Ky rast ka gjithë vëmendjen e publikut amerikan. Por gjykatësi ka vendosur të mos lejojë praninë e kamerave brenda sallës së gjyqit.

Megjithëse prokurorët këmbëngulin vazhdimisht se asnjë person nuk është mbi ligjin, ngritja e kallëzimeve penale kundër një ish-presidenti ka vështirësi logjistike.

Procesi në Nju Jork do të jetë një provë e rëndësishme, ndërsa prokurorët në Atlanta dhe Uashington po kryejnë hetime që mund të pasohen me akuza të reja kundër zotit Trump.

Këto hetime kanë të bëjnë me përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago.

Udhëheqësit republikanë, duke përfshirë rivalët e mundshëm të  Trump brenda partisë për zgjedhjet presidenciale të 2024, e kanë kritikuar procesin gjyqësor kundër tij.

Presidenti Biden, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të rikandidojë dhe udhëheqësit demokratë, nuk kanë folur shumë për këtë rast.

Prokurorët këmbëngulin se procesi gjyqësor kundër zotit Trump nuk ka të bëjë me politikën.

Trump pritet të kthehet në rezidencën e tij në “Mar-a-Lago” në Florida, ku do të mbajë një konferencë para të paktën 500 mbështetësve të njohur të tij. Në mesin e të ftuarve janë edhe disa nga mbështetësit e tij më të zjarrë në Kongres.

Sipas Zërit të Amerikës, dënimi, gjithsesi nuk do ta pengonte Trump të kandidojë ose fitojë garën presidenciale të vitit 2024.

 i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Real says:
    April 5, 2023 at 5:42 am

    Të fuqishmit e botës po kalonin periudhat e arta me shumë lux, që fatkeqësisht ose jo, shënon dhe fillimin e gabimeve te mëdha që do i kushtojë shumë njerëzimit !
    Historia ëeshtë e rrumbullakët si vetë globi !
    Njeriu, ështe 80% ujë !

    Reply
  • altin says:
    April 5, 2023 at 6:20 am

    Po me ate ndyresiren e Vicidolit si do behet, se Qim Peka thote qe sa te vije Trump ne pushtet, ta shikoni ju se cfare do behet????

    Reply
  • american dreams says:
    April 5, 2023 at 6:58 am

    “Trump do te arrestojhet te marten” ishte ky lajmotivi i tere medieve te ushqyera nga Sorosianet kudo ne bote. Ishte kjo dhe shpresa e administrates deshtake Biden. Koshient qe plakushi Joe ka aq deshtime sa nuk votohet me, e vetmja rruge qe i ka mbetur linjes Soros eshte prova me arrestimin e Trump. Por edhe kjo, ashtu si vete administrata e tyre Biden, deshtuan. Donald Trump me shume u fuqizua nga kjo maskarade. Drejtesia amerikane me shume u be qesharake nga perdorimi qe ju be nga linja Soros. Vete plakushi Biden me shume u zvogelua ne syte e vete amerikaneve aq sa zor se ja shohin emrin ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale, me ose pa Trump perballe qofshin.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com dhe whale.to says:
    April 5, 2023 at 7:02 am

    american dreams, dhe Trumpi eshte vegla e Sorosit.

    mentealternativa1.blogspot.com dhe whale.to

    Reply
  • Tani says:
    April 5, 2023 at 7:11 am

    Psikopat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  • S’ka fushatë, por ka protestë: Rama takon pensionistët pasi u dha bonus
  • Aktori i njohur reagon pas sulmeve: Mos denigroni familjen time. Ja e vërteta si u bëra investitor strategjik
  • E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  • TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Thirri mendjes o ramziu on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Kujtim Shehaj - Porcelan Tiranë on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. K R on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  5. Vlora 97 on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?