Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikoi intervistën “fake” me Michael Schumacher, pushohet nga puna kryeredaktorja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Publikoi intervistën “fake” me Michael Schumacher, pushohet nga puna kryeredaktorja
AktualitetBote

Publikoi intervistën “fake” me Michael Schumacher, pushohet nga puna kryeredaktorja

Published: April 22, 2023
Shpërndaje

Botuesit e revistës gjermane “Die Aktuelle” kanë shkarkuar nga puna kryeredaktoren, i cili publikoi në faqen e revistës një ‘intervistë’ të realizuar me Michael Schumacher, e cila ishte krijuar nga inteligjenca artificiale. Pasi shkarkuan nga puna kryeredaktoren Anne Hoffmann, botuesit e revistës i kërkuan falje familjes legjendës së Formula 1.

Familja e Schumacher tha gjatë kësaj jave se do do të ngrinin padi kundër revistës ‘Die Aktuelle’, pronësi të grupit mediatik Funke. Drejtoresha Funke Bianca Pohlmann, tha se ai artikull nuk duhej të ishte publikuar dhe njoftoi shkarkimin e kryeredaktores.

“Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhej të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i plotëson standardet e gazetarisë që ne dhe lexuesit tanë presim nga një botues si Funke.Si rezultat i publikimit të këtij shkrimi do të merren pasoja të menjëhershme për personelin. Kryeredaktorja e Die Aktuelle, Anne Hoffmann, e cila mban përgjegjësinë gazetareske për gazetën që nga viti 2009, do të lirohet nga detyra që nga sot”, tha ajo.

- Publicitet -

“Die Aktuelle” publikoi atë që e quajti “intervistën e parë” me Schumacher që kur pësoi aksidentin në dhjetor 2013, teksa bënte ski në Alpet franceze. Ish-kampioni i botës që atëherë nuk është parë publikisht, pasi bashkëshortja e tij, Corinna, insiston që ta mbrojë nga publiku në vilën familjare në Zvicër, duke mos ditur me siguri se në çfarë gjendje fizike ndodhet ish-piloti 54 vjeçar.

Teksti i revistës fillon duke thënë: “Fol një herë me të. Pyete si ka qenë. Dhe më në fund kemi përgjigjet, 10 vjet pas aksidentit tragjik. Asnjë fjalë nga miqtë. Përgjigje nga ai! Nga Michael Schumacher! Ja ku është, intervista e pabesueshme! Me përgjigje shpenguese për pyetjet djegëse që të gjithë kanë bërë për kaq shumë kohë.”

Në fund të shkrimit pranohet se deklaratat janë në fakt të rreme dhe se gazetarët e revistës nuk kanë folur me Schumacher dhe as me askënd në familje. “Michael Schumacher tha vërtet diçka për veten e tij? Intervista ishte online. Në një faqe që ka të bëjë me Inteligjencën Artificiale”, mund të lexohet në të.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Fier, humb jetën në spital nipi i viktimës, mori tre plumba në trup
  • Gjykata shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
  • Uji, pagesë me fasha: Për familjet, tarifa bazë deri në 18 m³ në muaj
  • Një satelit bërthamor rus mund të lëshohet brenda 60 ditësh? Ragimi i NATO-s dhe përgjigja e Kremlinit
  • Horoskopi 24 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Zani on Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  2. abdiaga on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. ANA on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  4. popull on Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  5. anti25642654censurë on Durrësi harron tërmetin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?