Nga Bedri ISLAMI
Botuar në DITA
Është e papërballueshme dëshira dhe këmbëngulja e opozitës për të përbaltur, injoruar , apo edhe më tej, për të shenjuar çdo takim të shefit të qeverisë me shqiptarët që jetojnë tashmë në vendet perëndimore. Arsyet mund të jenë me dhjetra, por asnjëra prej tyre nuk përmban thelbin e asaj që po ndodh, edhe vetë brenda tyre.
Shumica qeverisëse dhe opozita e gjithë farë lloji ndodhen para dilemës thelbësore në zgjedhjet e ardhshme politike të vitit 2025 : votimi i mërgimtarëve shqiptarë, të cilët prej viteve, apo edhe në vitet e fundit, janë larguar nga Shqipëria. Çfarë do të ndodhë me këtë shumësi njerëzish, të cilët mund të përbëjnë edhe më shumë se një të katërtën e banorëve të Shqipërisë dhe që aktualisht janë të përhapur në dhjetra vende të ndryshme.
Modalitetet se si do të votohet dhe kur do të votohet shprehin enigmën e panjohur që përbën thelbin e çështjes : për cilët do të votojnë mërgimtarët, pra, kujt do i besojë vazhdimin e qeverisjes diaspora shqiptare. Shpresat për përmbysje apo forcimin e pushtetit janë ende të vakëta, shpesh herë jo reale, e mbi të gjitha, të pa kontrolluara.
Duke mos e ditur këtë të enigmë që , edhe nëse votohet, enigma do të zgjidhet në pranverën e vitit të ardhshëm, të dy forcat politike, fshehur pas gjysëm të vërtetave dhe proçedurave administrative, si kurrë më parë tani, duan të përfitojnë kohën e duhur për të fajësuar palën tjetër. Asnjerën palë prej tyre nuk e vret ndergjegja dhe nuk është realisht e shqetësuar nëse do të votojnë kësaj here diaspora shqiptare. Enigma është për kë do të votojnë.
Kjo është një lojë e vjetër e politikës, sa herë që ka të bëjë me enigmat që vijnë furishëm para zgjedhjeve të reja politike. Opozita ngul këmbë se diaspora do të jetë votuese e saj, pasi, sipas mendimit të shprehur, dhe jo bindjes së tyre, kjo diasporë nuk është e varur nga qeveria, votat e saj nuk mund të blihen e as të shiten, ata jetojnë në perëndim dhe i dinë më mirë vlerat e votës së lirë. Në parim është kjo, mund të jetë edhe në praktikë, por, domosdo, duke shtuar pyetjen, sa të lirë janë ata për të përballur në veten e tyre gjendjen reale të politikës në Shqipëri, mangësitë dhe dobësitë, të mirat e një qeverisje dhe keq qeverisjen e të tjerëve; cilat figura politike janë më të afërta dhe, sidomos, cila forcë politike ndjell më shumë besim dhe jep shtysë të re në qenien e tyre si mërgimtarë. Dy takimet e deri tanishme të shefit të qeverisë , në Athinë dhe në Milano, janë dëshmi të një drejtimi nga do të mund të shkojnë votat e shqiptarëve, por nuk janë gjithçka.
Ky nuk është problem i shtruar vetëm nga shumica apo opozita në Shqipëri. Kjo ka trazuar edhe institucione të ndryshme jashtë shtetit shqiptar, të cilat bëjnë monitorimin e tyre politik, strategjik, të krimit dhe financiar. Ata janë tejet të interesuara se si mund të ndikojë kjo votë në mirë qeverisjen, jo thjeshtë se kush do të mund të qeverisë, çfarë risish do të mund të sjellë kjo votë, dhe jo rënien në moçalin e politikës së deri tanishme. Disa shembuj të përfaqësuesve të diasporës që u përfshinë në listat e deputetëve , apo që janë deputetë nuk janë dëshmi e mjaftueshme për rigjenerimin e politikës.
Sipas mendimit të një pjese të mirë organizuartë institucioneve jashtë Shqipërisë, në disa vende ku janë shumica e shqiptarëve, si Greqia, Italia, Gjermania dhe Franca vota ndaj së majtës në pushtet do të jenë sunduese, edhe përtej asaj që ndodh në vetë shtetin shqiptar. Në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe më pak në vendet nordike opozita do të ketë më shumë përkrahës, por jo si forcë dominuese.
Në shtetet e afërme , fqinje ose në distanca jo të largëta, emigracioni shqiptar është relativisht i ri, i ardhur për shkaqe thjeshtë ekonomike, pak ose aspak i ndikuar nga politika. Kjo shumësi njerëzore ka rendur pas një jete ndryshe, më të mirë, dhe, mbi të gjitha, më të sigurt. Ata kanë lidhje me njerëzit e tyre në atdhe, vijnë në Shqipëri, dëgjojnë më shumë për shtetin shqiptar, sidomos në vitet e fundit, kjo edhe nga bumi i turizmit dhe mjeshtëria e qeverisë për të fshehur të zezën, bardhësuar të murmen dhe ndritur të bardhën.
Në Shtetet e Bashkuara, prej shumë viteve, të shtrirë në kohë, ekziston një mërgatë e fuqishme ekonomikisht, e cila është zhvendosur aty jo se nuk kanë pasur mundësi financiare të jetojnë në Shqipëri, por , më shumë për shkak të gjendjes politike, ku ata ishin kundërshtarë të regjimit të arratisur prej tij. Ky brez shpesh herë vendos në gjendjen e diasporës, pasi është edhe më i organizuar, me më shumë ndikim dhe, mbi të gjitha, me lidhje të hershme me politikën amerikane në nivelet e larta të saj.
Diaspora, e cila ftohet të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, por që ftesë zyrtare nuk ka marrë, pra nuk ka asnjë ligj të përshtatshëm për votimin e tyre, nuk mund të trajtohet më si objekt i politikës në Shqipëri. Ajo duhet të jetë subjekt i politikës, pjesë e saj, ndryshe gjithçka është fasadë dhe mirësjellje e kotë.
Ky është gabimi i parë dhe më i ndjeshëm i politikës në Shqipëri. Diaspora, edne sot, shitet si rezervat votash, por jo si subjekt i përfaqësimit politik të saj. Nuk mund të thuhet më, “ ejani e na votoni”, por zë nuk do të keni.
Ka qenë një kohë kur mërgata shqiptare, edhe në parlamentin e parë pas Kongresit të Lushnjes kishte përfaqësuesit e saj, qoftë nga kolonia shqiptare në Bukuresht, nga shqiptarët e Amerikës, por edhe nga Shqipëria Përtej Drinit, që ishin figura eminente të atdhedasurisë në Kosovë. Nga kjo mërgatë e erdhën figura të shquara, mes të cilëve edhe dy kryeministra, si Pandeli Evangjeli dhe Fan Noli – të kundërt në gjithçka, por të njëjtë në dashurinë dhe përkushtimin ndaj vendit të tyre.
Për të miratuar një ligj që i mundëson diasporës votimin e saj duhen urgjentisht të ulen krerët e politikës, pa bërë hesapet e pas zgjedhjeve, por duke sanksionuar të drejtën e ligjshme të votimit dhe të përfaqësimit.
Nëse në shtetin grek jetojnë më shumë se gjysëm milioni shqiptar, shumë nga të cilët kanë të drejtë vote, atëherë kush i përfaqëson ato në parlament, apo e drejta e fjalës së tyre do të fshihet në kornizat e partive politike, të cilat do të kujtohen pas katër viteve, kur të vijnë zgjedhjet tjera? Si do të jetë përfaqësimi i tyre? Nëse në Itali janë rreth 700 mijë shqiptarë, si do të jetë përfaqësimi i tyre. Vetëm në këto dy shtete kemi një popullsi që është e njëjtë me atë të Tiranës, dhe, nëse nuk do të ketë përfaqësimin e saj në parlament, vota do të jetë gjysëm e humbur dhe përfaqësimi i tyre do të jetë i mangët. Po ata shqiptarë që kanë dy nënshtetësi do të kenë të drejtë vote? Po të tjerë, të cilët kanë nënshtetësinë e një shteti tjetër, por ende figurojnë shtetas shqiptarë do të kenë të drejtë? Si do të jetë votimi i tyre, për cilën listë, nëse mbetet në fuqi ky sistem zgjedhor që kemi me 12 qarqe?
Politika shqiptare synon të trajtojë diasporën si shtojcë politike të saj, që, ose e mban në pushtet, ose ia jep pushtetin.
Opozita ngul këmbë që të bëhet sa më shpejt ligji dhe injoron sinjalet që vijnë nga takimet e shefit të qeverisë në vendet perëndimore. Me këmbëngulje përpiqen të ia mbushin mendjen vetes se , në sallat e mbushura tej kapaciteteve, ata që dëgjojnë shefin e qeverisë nuk janë asgjë tjetër, veçse të transportuar nga Shqipëria, militantë të së majtës. Ndërkohë shpreson që ky ligj të mos miratohet as kësaj here, pasi enigma e zgjedhjeve së votës nga diaspora nuk do të jetë gjatë e largët.
Nganjëherë, e gjithë kjo këmbëngulje më kujton atë fabulën e dhelprës tek nallbani…
Diaspora duhet te kete perfaqesuesit e vet ne Parlament .Ne vendet ku ata kane numrin sa per nje zone elektorale duhet te kene aty kandidatet per deputet,ne Greqi per sa zona kane,po keshtu ne Itali,Gjermani,Angli e France.Nese i doni te votojne ata duhet te votojne per perfaqesuesit e tyre,ndryshe mos hani zorre kot.
Nje Opinion,
Z. Bedri Islami shtron me te drejte nje problem qe kerkon zgjidhje.
Partite dhe politikanet e platformat televizive duhet te propozojne
se si do jete zgjidhja me e mire e ketij problemi me emigrantet.
……………………………………………………………………………………………………
Rama shkoi ne Athine, por duke u perpjekur te tregoje mirekuptim
per vuajtjet fillestare te emigranteve e kaloj masen sepse mund te
interpretohet si nxitje me tendenca jo te pershtateshme.
Persa i perket ndryshimet e emrave te emigranteve, ato,
per te fituar te drejta te plota, sa me shpej qe te ishte e mundeshme,
i ndryshuan emerat myslymane ne emra te krishtere,
por ne fund te fundit ato ishin enrat e parardhesve te tyre
per mbi njemije vite.
E njeja gje ka ndodhur me individet qe kane lindur ne Shqiperi ne 33 vitet
e fundit, ku emrat islamike kane ndryshuar, por mbiemrat kane mbi jetuar.
Por ne Itali kryeminisri ne takimin me emigrantet ne Milane e theksoj prap
se ato nuk kane qene te detyruar te ndryshojne emerat duke bere nje politike
personale, por jo ne perputhje me interesat e Shqiperise, e cila kerkon heqen
e ligjit te luftes, e Camet te fitojne te drejtat e tyre.
Por ne fund te fundit, qellkimi kryesor eshte te eleminojme pasojat e te kaluares
dhe te perqendrohemi ne te ardheshmen e te kemi maredhenie te mira reciproke.
Ndjenjat dhe miqesite personale te kryeministrit nuk duhet te kalojne masen.
Nderkaq e perkrah inisiativen e tij per te krijuar urat e komunikimit me shqiptaret,
qe kane emigruar dhe po te jete me i kujdeshmem do e realizoje misionin e tij.
Desheroj te theksoj se cdo veprim ka nje kunderveprim.
Ne Greqi po organizohen “brenda nje nate” grupime te emigranteve shqipetare,
qe kane mare nenshtetesine Greke dhe i perkasin diaspores atje.
Ato mund te ndjehen jo mire kur i thuhet se kane ndryshar emrat, sepse kjo i ben
te ndjehen fajtore dhe se ,…, dhe mund te vendosin shume pikpytje ne trurin e tyre
per qellimet e Kryeministrit Rama.
Kam lexuar shume kohet e fundit per luften civile ne Greqi, 1946-1949, ku jane vrare rreth
100,000 individe ne luftime dhe 50,000 te tjere qe jane vrare, kane qene civile.
Percarja e madhe ne ato vite ka lene gjurme edhe ne ditet e sotme. Kjo me ndihmoj te kuptoj
pse egzistencen e shume grupeve qe “kane jo rralle” dyshime te ndryshme ndaj politikaneve.
Ato jane te lidhur me te kaluaren, teje mase, por me kalimin e kohes besoj se tendencat qe
i cojne individet ne veprime ekstremale do shuhen.
Unë nuk jam dakort me përfaqsues “diaspore”, ose më saktë të larguarit nga Shqipëria për këto arsye: 1. Është e pamundur që një idivid që do të perfaqsojë “diasporën” të perfaqsojë të gjithë të larguarit! Do të kemi fenomenin e politikës personale, ose të një grupi njerëzish, por jo të gjithë të larguarve. Të larguarit nuk janë të organizuar në një parti, me program partie dhe çdo emigrant ta shikojë veten aty. Do t’u bëhet “dhuratë” disa personave, gjoja përfaqsojnë edhe të tjerët, duke dhënë shifra se sa emigrantë jetojnë jashtë! Mua nuk më përfaqson asnjë dhe jam kundër kësaj farse. 2. A duhet të votojnë të larguarit? Përgjigja është po, por në rast se nuk ka manipulime mund të votojnë edhe me postë, por kush dëshiron të votojë të shkojë në Shqipëri dhe emrin duhet t’a këtë në listë. 3. Duke menduar për votat keni bërë edhe budallëllëqe, si në rastin ku në lista përfeç emrit vendosni edhe numrin e Kartës së Identitetit, ku krijohet mundësia për vjedhje e identitetit! Numrin duhet t’a dinë vetëm Gjëndja Civile, policia dhe bankat, asnjë tjetër.
Emigranti që të përfaqsoj dikë në kuvënd duhet të vijë në Shqipëri e të bëhet pjesë e shoqërisë shqiptare, të parashtrojë program e të punojë për ata që e votojnë. Nuk hyhet në kuvënd me teoritë të sjella nga jashtë e të pa përshtatura për vëndin. Prandaj mos tregoni përralla. Sa do jem gjallë do vi të votoj në Shqipëri, unë besoj dhe do ja jap votën atyre që punojnë për vëndin.
Për mendimin tim duhet të votojnë vetëm personat që paguajnë taksa në Shqipëri.Ai person është I interesuar për zhvillimin e miradministrimin e të ardhurave sepse nga kjo varet mirëqenia e tij.Kush do të votojë të kthehet.Çfar I intereson emigrantit se cila parti fiton përveçse tifozllëkut shqiptar…Ai jetën e ka ndërtuar atje ku jeton,prandaj nuk duhet të votojnë.Vetëm politikanët përfitojnë nga tifozët e tyre.
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Thuhet :’Pleqve mos u degno pordhet
Po degjoju LLAFIN
Po kur Islami Bedri
Ngaterron Mutin me PILAFIN!?
Ish SHQIPERI e mjere
Tre dekada pa’ SHTET
Islamiku. Bedri
Perrallis per’PUSHTET’!?
Nuk rilind kurre shtetit
O Islamiku BEDRI
Pa’ Lindur Gazetaret
E ngordhur Zagaret FEV ZI !
Ja mori te tera Berishes.Ne fillim i mori Ilir Metajn,,e kondisi me ca njala,i mori ato 4 deputete,,sa formoi Qeverrine.E beri president per te mbajtur qeverrine,Sa mori qeverine me gjithe timon e tepsi,,Dora dyte i mori gjithe kriminelet Berishes,, edhe demokratet e Mamurrasit qe mbahej Sali Berisha,,Me Durim Bamin,me Rrajat,me Nokat,..martini ka humbur si shurra pules. Berisha kerkon VOTEN E DIASPORES. Po ere!Na,edhe voten e Diaspores..Ne Greqi i dergoi me autobuza,,me Itali me vaporra,ne Angli do shkoje ti percjelle cunat e Londres me Lasgushin.
Perdite mitingje ti ne sheshin Skenderbej,,Maloket e bathores hiqnin corrapet e qlbta ,grafte kerma katundarit,I tiqnin dhe nje shurre ne lulishte,sa te vinte Doktorri katundareve.,.Perdite.180 mitingje ne vit mbante maloku nga 98 deri ne 2005.E tmerroi Fatos Nanon,E semuri te shkretin.i tundeshin qimet e Rozetes,si bishti gjarperit me zile,.
Heeee!Terbohu tani!Qenka me bir kurve se ty Edi Rama. Ti sherbetor Blloky,,ky Cun Blloku, Ti ke oxhaku Bllokut,,Ky ka lere tek oxhaku Spiro Kolekes. Ti 180 mitingje ne vit,,Ky 360 mitingje,kongrese,Samite,,OKB,KGB,UDB,,FBI,NATO,UNESCO,
I kakap te gjitha o Berishe,.Nuk ka lene qoshe oxhaku per maloke.
Ruj se po te rekruton Zenin,po i jep kulle mes Tiranes,,si beri Meten president,per ta fundosur fare,.
Ka mendje te keqe.
Shqipërinë e mori Lumi , O Bedri ZEZA !!
Ti je aty në Gjermani dhe NUK e njef realitetin këtu , O Bedri !!!! !!!! Shqipëria është BOSHATISUR , O Bedri !!!
Fshatrat me nga 350 SHTËPI , janë kthyer në GËRMALLA , O Bedri ZEZA !!! Në 1 FSHAT me 350 – 400 SHTËPI , vetëm 2-3 FAMILJE gjen , O Bedri !!!!
PENSIONET nga 100 – 140 €URO Mesatarja , O Bedri !!!
ENVER ❤️ HOXHA MADHËSHTOR , e la 🇦🇱SHQIPÈRINË ❤️ tonë të DASHUR me 4 MILION SHQIPTARË AUTOKTONË , kurse këta DITË ZINJTË POLITIKANË të këtyre 33 VITEVE BABALE-kraci dhe SHKËRDHATO-kraci , që e morën e KATANDISËN me 1 MILION e 200 MIJË , bashkë me JEVGJIT , MUXHAHEDINÈT , AFGANËT , SIRIANÈT , UJGURËT , etj etj etj etj etj etj , O Bedri ZEZA !!!!!
PENSIONISTÈT po HANË BUKË tē Thatë me Qepë , O Bedri , por ti NUK do ta kuptosh , sepse ti ke ikur , O Bedri , dhe ti NUK e NJEH fare REALITETIN SHQIPTAR !!!!
NË Tiranë BANDITËT me Makina të SHTRENJTA , po SHTYPIN SHQIPTARË çdo ditë , dhe VARREZAT janë mbushur PLOT e për PLOT me SHQIPTARË HALLEXHINJË të RINJË e të REJA , O Bedri ZEZA !!!
RROFTË 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 SHQIPËRIA 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 dhe gjithë 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 SHQIPTARËT e 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 NDERSHËM kudo në BOTË ❤️❤️❤️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 , O Bedri
Pa të keqe ka që intelektuali budalla llapaqeni të jetë dhjeputete….,
Se pari, pershendettje per redaksine qe rilejon komentet. Z. Tarifa nuk e lexoj fare – e them me keqardhje – sepse nuk lejon komentet. Mund te thote gjera shume te vlefshme, por neperkemb kriterin baze te dialogut. Fundja, redaksia mund te fshije komentet offensive/fyese/denigruese. E Ka pasur gjuthnje kete mundesi. Ose te fshije sharjet e ndermjetme mes komentuesve tip”treni vs karroca”, etj. Te shkurtoje autostradat e “intelektualit” por pa’ e censuruar. Atehere, per shkrimin. Diaspora, qe eshte fjale greqisht, dmth shperndarje e fares. Dmth, nga emigracioni panshqiptar i natyres ekonomine, tanime mund te flitet vertet per diaspore. 30 vjet jane nje brez dhe shumica e emigranteve po stabilizohen perfundimisht ne vendet ku emigruan. Kam idene se Shqiperia u mbetet si streha e pasvdekjes. Por edhe kjo ha diskutim. Megjithese, duke ditur qe Rama eshte i fiksuar pas detajeve te padukshme, edhe ketu mund te triumfoje me ndonje gjetje ekzemplare. Te formoje komisionin e varrimeve panshqiptare me nderet e nevojshme dhe tarifat me ulje nga shteti. Mos e kini merak korrupsionin, se tenderi do behet on-line dhe s’do kete komision fizik. Gjithshka do behet automatike nga intelligjenca artificiale. Vetem vdekjet te certifikohen fizike, se mund te paguhet ne hava. Persa i perket perfaqesimit te diaspores. Ku duhet te perfaqesohet diaspora konkretisht? Atje ku rri fizikisht apo ne vendin e origjines? Shkrova “vendlindje”, por femijet e mi psh kane lindur jashte dhe jane ne moshe per votim. Kane dyshtetesi dhe “de jure” quhen diaspore (fare e shperndare). Une di qe Ka shoqata shqiptare. Kudo e kurdo. Nje shoku im ne Krete drejtonte nje shoqate, e cila u nda me dysh, sipas perkatesise ps-pd. Si puna e shoqatave te veterane e apo me keq, ato shoqatat e ushtarakeve. Ka nje gje te lezetshme ky muhabeti i shoqatave. Vlejne kur jane bllok- nje dhe e pandare, si binomi i vjershes se Majakovskij me Leninin dhe partine. Thote edhe tjetren Majakovskij: “Kur yjet shndrijne ne qiell/ do te thote se dikush i Ka deshiruar”. Ama, kur shoqatat ndahen e shperndahen e u shkoqitet fara, u humb legjitimiteti e vlera. Dhe behen si bishta zhapikesh, qe tunden kot edhe kur keputen nga kerbishti. Eshte nje deputet qe perfaqeson “diasporen” londinese. E shkrova me thonjeza, se ajo londineze s’mund te plotesoje kriterin kohor. Deputeti eshte i njohur i imi i vjeter i shkolles, dhe djale mjaft i mire. I bene urimet me te mira per zgjedhjen dhe meriton sigurisht nga mjaft te panjohur te tjere nga ata 140 punemedhenjte e parlamentit shqiptar. Jane shume 140 per 2-3 milione shqiptare, po cudi qe me numrat nuk kursehet. Do paguar keta 140, ku fut edhe Noken, Vokshin, etj. Dmth, ky deputeti, shoku im, qe eshte Jo e ndershme nga ana ime ta permend, por qe e meriton deputetllekun ne krahasim me nja 80-90 te tjere, per mendimin tim, kot iu fut detit ne kembe. C’iu desh te futet e te humbe per 4 vjet ne anonimitetin e deputeteve qe s’jane te pavarur te thone cfare ndjejne e cfare duhet prezantuar ne emer te emigranteve. Psh, emigrantet nuk votojne. Qe ne krye, jane jashte vendimarrjes. Une votova, ne mos gaboj parvjet ne Shqiperi se u ndodha. S’u habit njeri; kush eshte ky qe s’paska votuar ketu e 25 vjet qe dashka tani e dashka te votoje? E bukura e sistemit demokratik eshte se ti ke lugen ne dore e mund ta futesh kur te duash ne gjelle. Por edhe po s’è fute, je i nderuar. Ka te tjere qe per qejf ose per hall do e mbushin lugen nga gjella elektorale. Marksi, qe ishte gjeni i mendimit, e dinte rendesine e unitetit. Nuk vendosi kot thirrjen ” Proletare te te gjitha vendeve, bashkohuni” ne krye te manifestit komunist. Ndjese, qe Manifestin s’è kam lexuar, por kjo thirrje eshte shume e njohur. Dhe sublime! Fitorja e partive/shefave/ biznesit te trusteve dhe kompanive qe bejne miliarda me arken e shtetit eshte kjo; percarja e unitetit. Si zberthimi i atomit, qe pastaj e corodit fare duke mbjelle kaos elektronesh dhe neutronesh te mbarsura me energji sherri mes tyre. Pas gjithe ketij harbimi ne celular, une mendoj se duhet marre seriozisht kjo puna e shoqatave. S’eshte e nevojshme te ngulesh ne parlament ca deputete nga emigrimi per tu quajtur te perfaqesuar. Se ata deputete do korruptohen nga privilegjet, dhe s’eshte e thene qe te merren me pislleqe apo tendera e vjedhje. Mund te vjedhesh edhe duke marre rrogen+dieta+kontribute pensioni+bursa femijesh ne kembim te konformizmit partiak. Po te pergjysmohen deputetet, te themi 70-80, do kursehen fonde qe shteti ti kontribuoje per shoqatat e unitetit per emigrantet. Ama, keto shoqata, te pakta dhe mbareshqiptare, serioze dhe me shpirt kombetarist do kene ze shume te forte ne vendimarrje. E s’eshte e nevojshme te zene karrike deputetlleku per tu degjuar. Nqs duam qe nga Diaspora (fara e shperndare) te mbetet dicka. Perndryshe, futni Ca deputete me teper qe te rendohet pellgacja me bretkosa apo zhapike, dhe keshtu do zgjase ahengu. Ahengu i kryetareve dhe i grupeve qe pasurohen nga eksperimenti i vazhdueshem i Coroditjes.
O dudum cari , o dudum leshi , atë nge kanë lexuesit të lexojnë çarçafët e tu ? Komentet nuk janë artikuj ; artikullin e shkruan gazetari , ndërsa lexuesi komenton shkurt , qartë e saktë . Më i gjatë komenti se artikulli , hajvan .
Ok TeDhalli, e kam tepruar
Keto 10 vitet e fundit – Shqiptaret te dytet ne glob pas Sirianeve te ikur nga lufta per numrin e kerkesave per AZIL ne vendet e BE.
Shpopullimi pra i Shqiperise ne keto vite qeverisje Rama eshte aq evident e i pranuar nga te gjithe institucionet statistikore sa vetem nje Edi Rame ne kryeministri nuk do ta pranoje e ndonje Bedri Islam ne ndonje gazete rreket teb mos ta shikoje.
Pra te kesh arritur kete shpopullim masiv te vendit (mbi 1 milion shqiptare ne keto 10 vite) qe jane sa 1/3 e popullsise e te shkosh e te besh SHOW ne ambjente sportive ne Greqi e Itali me te eksportuar nga Tirana eshte vecse nje sinteze e shprehjes ” Nacionalizmi eshte streha e fundit e rrufianeve politike “
Rama eshte satani I shqiperise.
Shikoni qe ku ka vene dore ai eshte nxirre.
Keto takime me diasporen nuk mbajne ere te mire.
Aferim o Bedri,
Thuri lavde një Kryeministri që vetëm largon shqiptarët nga vendi dhe vetëm grabisin tash e 11 vite,
Vota e diaspores ështe nje problem kompleks dhe nuk është e lehtë. Une personalisht nuk jam dakort që dikush nga vendi ku unë jetojë të më përfaqsojë në atdhe. Ne nuk jemi të organizuar në parti me program të përcaktuar por dhe nuk mund të ndikojmë ne vendimarrje atje, por duke ruajtur frymen e athedashurisë mundë të ndikojmë në afrimin e ndihmes në zgjidhje te problemeve sociale dhe teknike kur na kërkohet. Ne jemi ura lidhse ndërmjet shtetëve ku jetojmë dhe atheut tonë. Nuk mund të mendosh që ne nga 2000 ose 3000 km të sjellim demokracine atje dhe taxapaguesit shqiptar të paguajne përfaqsuesit e diasporës. Ne po punojme që femijtë tanë ta duan dhe respektojne vendlindjen e prindërve të tyre por një demokraci e fortë atje me pozitë dhe opozitë të shëndoshe bëhet me tërheqëse dhe ndoshta pas shkollimit apo pas një suksesi ne bizness këndej të vijnë atje dhe të kontribojne duke u bere dhe qytetarë. Kush do që të votojë nga ne le të vije në Shqipëri dhe të votojë ose na jepni mundësitë të votojmë në ambasadat ose në on linë duke bërë 100 të mundur identifikimin e saktë. Një Shqipëri me demokraci të shëndoshë dhe e zhvilluar ekonomikisht na bën të ndihemi më të mbrojtur dhe krenar.
Bravo z.Islami.
Në këto kushte,partitë politike(siç e keni thënë ju dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z.Celibashi)duhet të sigurojnë sa më parë infrastrukturën për votën e emigrantëve.
Mirë që falë keqqeverisjes suaj keni larguar 1 milionë shqiptarë nga vendi,po nuk i lini as të votojnë për Lulzim Bashën!!!!!
O EDVIN PLEHRAAAAAAAAAAA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Fjale me fend shtrengohet te mos ulerije “Rrofte Rama” …e i shpeton nga bytha “Rrofte Luli”
Të qifsha ropt dhe Edvin Plehrën o Tirons
Fjale me fend, ruaji nervat se do te bjere ndonje Damlla e do mbesim pa u gajas me traplliqet e tua – askush nuk qi dot ne rrjetet sociale prandaj futju e qi vehten ne sume tok me Lulin.
Të qifsha gruan,fëmijët,xhajen,hallën,tezen,dajon,baxhanakët,kunetërit,kunatat,vjehrrin,vjehrrën,gjyshin,gjyshen,kushërinjtë e afërt dhe të largët,komshinjtë etj.
PRA,E PËRMBLEDHUR:
TË QIFSHA ROPT MU NË PIDH O TIRONS
Ti shqipfoles me pseudonim Tironci=Tironcaqis nga Manastiraqis, shko ne Gerqi te komentosh,
shiko bythen tende homo bythqir grek, dhe mos e krruaj me sumen ketu ne FORUM SHQIPTAR.
Fjale me fend paska Ripjelle serish, kete here kete nje GJERGJ qe perdor po ato budallalleqe qe i perdor Bajga e ndare ne Fenda+TRENI+Rrocka Lulit
O Tirons,o bythqir i zgaflluar në kos!
Fjale me fend, sa rri aty bythperpjete mbi tastiere e mundohesh te qish robt e dyrnjase, ngrije bythen e shko e beji hysmetin robve tuaj se i ke lene ne duar te komshinjve duke u marre tere diten duke qi vehten ne sume me Lulin..
Tirons pordhaci vazhdon shet pordhë
U bo dhe homo bythqiri ardhacak katunar afrikan grek si Tironc!
Prit Prit të VJEDHI njëherè SHQIPËRINĒ Idriz Shpêtimi i ZI , VËLLAI SHPIRTËROR i Dule Vangjelit të ZI , dhe mbasi të mbaroj së VJEDHURI SHQIPÈRINË , pastaj KRYE HAJDUTI dhe KRYE GRABITQARI Idriz Shpëtimi , do “kërkoj çamërinë” !!!
Por duhet tè VJEDHI njèherè DOGANAT , ZYRAT e SHTETI Idriz Shpëtim PLEHRA dhe FUNDÊRRINA e PËSHTIRË e PDIU !!!!
🫶🫶🇦🇱🇦🇱🫶🫶🇦🇱🇦🇱❤️❤️🇦🇱🇦🇱❤️❤️🇦🇱🇦🇱⚖️🇦🇱⚖️🇦🇱
VO:
-Emigrantët duhet të VOTOJNË atje ku janë me POSTË,NË AMBASADA OSE ONLINE NË KQZ.
-Ata që nuk e duan votën e Shqipëtarve në migrim dihen tashmë..Ata që çirren nga ballkoni 8-të (dhe poshtë ballkonit) të shpallur NON GRATA nga DASH,ANGLIA,BE..për Korrupsion madhor !
-Po kështu,Ata jan provuar në pushtet 1992-2013 dhe e kan VJEDHUR,SHITUR,SHKATËRRUARË ATË..!
-Nga 2013 Shqipëria po ndryshon 100 %.
-Emri Shqipërisë është ngritur në piedestal:Ekonomia nga ZERO % në 2013-SOT 3-4% -Nuk mund të drejtojnë vëndin Ata që jan me DOSJE E VIDIO KRIMI ME ZË E FIGURË..!
-Nuk harrohen VITET E ZYMTA TË 1991,96,97,98,08,011..me të vrarë nga dora e Shtetit të Sb i cilësuar..QEVERI GANGËSTERE..!
-Opozita tashmë është bër COPË-COPË..pa kokë e këmbë..!
-Çdo gjë ka ndryshuar:
-Të gjitha qyteteve e mjediseve u ka ndryshuar “FYTYRA”,duke shtuar TURIZMIN 10 FISH..!
-Në Shqipëri jan bërë shumë SAMITE me pjesëmarrjen e 27 Shteteve të BE,por edhe të SHBA,ANGLISË..!
-Largimet nga vëndi pas 2013 jan bërë nga mungesa e SHPRESËS NDAJ OPOZITËS që ka braktisur Kuvëndin,Zgjedhjet lokale,Komisionet hetimore,destabilizimit të KUVËNDIT,TË VËNDIT..!
-Deri 2030 Shqipëria futet në BE nga Qeveria aktuale.Ndaj emigrantët brënda mundësive të kthehen & të ndihmojnë FAMILJET & VËNDIN E TYRE..!
-FLM BI,DITA.