Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin kryen sulm masiv në Ukrainë, një raketë ruse drejt Polonisë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin kryen sulm masiv në Ukrainë, një raketë ruse drejt Polonisë!
BoteLajmi i fundit

Putin kryen sulm masiv në Ukrainë, një raketë ruse drejt Polonisë!

Published: February 7, 2024
Shpërndaje

Frika e Polonisë, se rrezikon të sulmohet nga Rusia, thuajse u bë realitet. Presidenti Vladimir Putin u zgjua, mëngjesin e së mërkurës, duke zgjedhur dhunën.

Rusia lëshoi një ndër sulmet më masive në drejtim të Ukrainës. Gjatë kësaj vale bombardimesh, një raketë e Rusisë udhëtoi në drejtim të Polonisë duke shkuar shumë pranë kufirit të vendit anëtar të NATO-s, për t’u kthyer 180 gradë duke rënë në rajonin perëndimor të Lvivit në Ukrainë.

Kjo ngjalli reagimin e furishëm të Varshavës që ngriti në ajër 3 avionë lufte F-16, për t’u përballur me raketën. Më herët, ministri polak i mbrojtjes lëshoi alarmin se Rusia mund të sulmonte vendin e tij, ndërsa kërkoi që ky shtet i NATO-s të bëhet gati për çdo skenar duke fuqizuar ushtrinë dhe mbrojtjen.

- Publicitet -

“Nëse nuk ndalojmë Putinin në Ukrainë, presidenti rus mund të sulmojë më pas ndonjë vend të NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara do të përfshiheshin në një luftë, si angazhim për mbrojtjen e çdo centimetri të aleancës”. Këtë e thotë një zëdhënës i Pentagonit Amerikan, lidhur me situatën në konfliktin mes Kievit dhe Moskës, ndërsa përmend urgjencën për zhbllokimin e fondeve në ndihmë të Ukrainës.

Sakaq në Kiev, por edhe zona të tjera, është kthyer frika nga bombat e Putinit. Autoritetet njoftuan se Rusia lëshoi 44 raketa dhe 20 dronë në Ukrainë, me ushtrinë që shkatërroi shumicën e tyre. Presidenti Zelensky bën me dije se disa persona humbën jetën, ndërsa ka shumë që kanë mbetur nën rrënoja. Kryeqyteti Kiev ka mbetur pa energji elektrike në pjesën më të madhe të tij, pasi raketat balistike shënjestruan dhe linjat e tensionit të lartë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    February 7, 2024 at 7:01 pm

    Putin nuk hyn ne lufte me NATO-n.Lufta ne Ukraine eshte bisnes I ndyre me jeta njerezish. Keto jane tema qe mund t’i gjeni ne internet me bollek.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Anulimi i vizitës së Ramës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti
  • Vetmia e pushtetit dhe arratisja nga realiteti
  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Komentet e Fundit

  1. Vila31 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. K R on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  3. K R on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  4. NA MBYTEN IDJOTET GJYSME ANALFABETE on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Emigrant 97 on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?