Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putini “hedh sytë” edhe nga Joni, Italia: Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rrezik për incidente
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putini “hedh sytë” edhe nga Joni, Italia: Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rrezik për incidente
BoteKryesore

Putini “hedh sytë” edhe nga Joni, Italia: Në Mesdhe po shtohen anijet ruse, rrezik për incidente

Published: February 23, 2023
Shpërndaje

Rusia ka një sjellje agresive të pazakontë në Mesdhe dhe po rrit flotën e saj të anijeve në detin që lag dhe Shqipërinë.

Alarmi është dhënë nga marina detare italiane, që saktëson se ky numër i anijeve të Moskës nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë.

“Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Kjo nuk përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për territorin kombëtar, por shton ndjeshëm tensionet. Rusët kanë një sjellje agresive që nuk ishte e zakonshme në Mesdhe, e cila më herët ishte e dukshme vetëm në Baltik. Ka rrezik për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë”, deklaroi Enrico Credendino, shef i shtabit i Marinës Italiane.

- Publicitet -

Gjatë dëshmisë në Komisionin e Mbrojtjes të parlamentit Italian, kreu i marinës detare paralajmëroi se rusët i kanë hedhur sytë edhe nga deti Jon.

“Në Mesdheun, me shumë fluks, ekziston një ekuilibër i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë kurrë katër grupe avionëmbajtësish të aleatëve: një Italian, një francez, një amerikan dhe anija amfibe spanjolle. Rusët arrijnë deri në Jon pa asnjë problem dhe mësyjnë detin Jon me një grup detar me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe posedon raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije do të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe turbulente. Rreziku për incidente është i lartë.”

Kjo nuk është hera e parë që një shtet i NATO-s ngre alarmin për shtimin e rrezikut në Mesdhe nga anijet ruse, kjo edhe për shkak të rritjes së tensioneve mes perëndimit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Seks dhe spiunazh, a rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?
  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima

Komentet e Fundit

  1. Cudi e madhe on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Abc on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Tirana 1967 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. anti25642654censurë on Këshilltarja e Kryeministrit emërohet në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?