Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pyetësor për një profesor, mik i gazetës Dita
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pyetësor për një profesor, mik i gazetës Dita
Analizaopinion

Pyetësor për një profesor, mik i gazetës Dita

Published: January 4, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Në numrin e saj të parë për këtë vit, Dita i kërkoi Prof. Tarifës t’u përgjigjej disa pyetjeve në formën e një pyetësori të tipit “Proust Questionnaire” dhe mori këto përgjigje prej tij:

– Profesor Tarifa, u bë kohë pa j’u parë në ndonjë prej studiove televizive. Arsyeja?

- Publicitet -

– Kohë e humbur.

– Politikanët tanë?

– Sa më shumë i bien gjoksit, aq më kokëulur e të kërrusur janë.

– Ka shpresë?

– Shpresë nuk kanë vetëm të pashpresët.

– Amerika?

– Një paradoks. Po ajo Amerikë, por jo e njëjta.

– Europa?

– Dikur qendër e botës, sot në kufijtë periferikë të saj.

– Shqipëria?

– Ka ndryshuar. Sa herë bën dy hapa para, bën një hap pas. Një metaforë që dëshmon progres.

– Shumë njerëz e mohojnë këtë progres.

– Jo të gjithë shohin dhe kuptojnë qartë. Ka njerëz qe lindin me sy dhe për nje kohë shohin, por vervohen e vdesin të verbër.

– Vazhdoni të shkruani çdo ditë?

– Po, me përjashtim të ditëve kur nuk shkruaj.

– Lexoni çdo ditë?

– Njëlloj siç marr ushqim. Pa lexuar, mendja nuk zhvillohet. As krijon. Njëlloj si trupi, mendja do ushqim.

– Shkrimtari më i preferuar?

– Hemingway. Por ky nuk është i vetmi. Janë shumë.

– Muzika apo piktura?

– Të dyja, nëse janë artistikisht të arrira.

– C’lloj muzike?

– Jazz. Blues.

– Piktura apo skulptura?

– Piktura më shpesh, skulptura më gjatë.

– Basketbolli apo futbolli?

– Njëri më i bukur se tjetri. I kam luajtur dhe i shoh si njërin dhe tjetrin.

– Teatri apo kinemaja?

– Nuk janë e njëjta gjë.

– Shokë?

– Pak.

– Miq?

– Shumë.

– Udhëtoni?

– Në Shqipëri, kudo. Kryesisht në jug.

– Jashtë vendit?

– Kam udhëtuar shumë. Afër dhe larg. Përsëri udhëtoj. Afër dhe larg. Ndonjëherë mendoj se do vdes në një udhëtim. Uroj diku afër 😊.

– Udhëtimi juaj më i paharruar?

– Janë shumë. Vështire të veçoj një.

– Cila periudhë historike ju është dukur më interesantja?

– Periudha a Artë e Athinës dhe Iluminizmi.

– Rrjetet sociale?

– Nuk i kam të nevojshme.

– Politika?

– Një profesion i domosdoshëm. Dhe një formë arti. Fatkeqësisht, jo kushdo që e ushtron është profesionist i mirë dhe i ndershëm.

– Tirana?

– Edhe kur jam larguar për periudha të gjata prej saj, jam kthyer në këtë qytet. I call it Home.

– Gjirokastra?

– Një magji. Për mua, një second home.

– Fëmijët?

– Djemte i kam shokë, fëmijët e tyre, një nip dhe dy mbesa, engjëjt e mi.

– Dreka apo darka?

– Kryesisht darka, por varet ku dhe me kë.

– Ditëlindjet?

– Nuk i festoj.

– Pse?

– Ç’kuptim kanë?

– Shenja e horoskopit?

– Ma thoni ju. Lindur në gusht, si edhe im atë dhe të dy djemtë e mi.

– Rinia?

– Për disa, pjesa më e gjatë e jetës, që i paraprin një pleqerie të shkurtër, por të lumtur; për të tjerë, një periudhë e shkurtër, që i le vendin një pleqërie të gjatë, por shpesh të palumtur.

– Kuptimi i jetës?

– Një zgjedhje individuale.

– Lumturi e plotë?

– Asgjë nuk është kurrë e plotë. As lumturia, as vuajtja.

– Frika më e madhe?

– Varfëria.

– Çfarë çmoni më shumë te njerëzit?

– Urtësinë, vetëpërmbajtjen dhe sinqeritetin.

– Çfarë nuk pëlqeni më shume te të tjerët?

– Narcizmin dhe mungesën e sinqeritetit.

– Keni gënjyer ndonjëherë?

– Do ju gënjeja nëse do të thoja jo. To lie is human.

– Motoja juaj?

– Don’t let the bastards grind you down!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?