Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Q&A sipas Ballës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Q&A sipas Ballës
Lajmi i funditopinion

Q&A sipas Ballës

Published: February 18, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Qëndrimi i Taulant Ballës përballë delegacionit të BE për çështjen e përfshirjes së Shqipërisë në bordin e iniciuar nga Donald Trump, thotë shumë. Por le të merremi me një aspekt të tij.

Pyetja e ngritur nga përfaqësues të Parlamenti Europian nuk ishte formale, por thelbësore: Pse Shqipëria u rreshtua kaq shpejt në një strukturë që nuk ka konsensus europian dhe që ngre pikëpyetje mbi natyrën, legjitimitetin dhe objektivat e saj?

- Publicitet -

Në vend të një sqarimi mbi procesin e vendimmarrjes, analizën e riskut diplomatik apo koordinimin me partnerët e BE-së, përgjigjja u fokusua te parimi i përgjithshëm i partneritetit me SHBA-në, një e vërtetë e njohur, por jo përgjigje për dilemën konkrete.

Kjo qasje është problematike për tre arsye.

Së pari, shmang transparencën procedurale. Diplomacia serioze nuk matet me deklarime besnikërie strategjike, por me shpjegim racional të zgjedhjeve specifike. Kur partnerët europianë kërkojnë arsyetim, përgjigjja duhet të jetë analitike, jo retorike.

Së dyti, krijon perceptimin e një politike të jashtme reaktive, jo të peshuar. Kur shumica e vendeve kryesore të BE-së qëndrojnë në distancë, ndërsa Tirana pozicionohet menjëherë në krahun mbështetës, lind natyrshëm pyetja nëse kemi të bëjmë me kalkulim strategjik apo me dicka tjetër, të lidhur me dosjet e rënda të korrupsionit pëeshembull.

Së treti, dobëson koherencën e kursit europian të vendit. Shqipëria nuk mund të kërkojë përshpejtim integrimi dhe njëkohësisht të trajtojë si dytësore shqetësimet politike të partnerëve europianë kur ato artikulohen hapur.

Në përmbledhje, qëndrimi i Ballës ishte politikisht mbrojtës, por analitikisht i pamjaftueshëm. Ai mbylli debatin retorikisht, por nuk e sqaroi atë diplomatikisht. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, diferenca mes këtyre të dyjave është thelbësore.

Bordi i Paqes i iniciuar nga Trump paraqitet si një strukturë e re ndërkombëtare për menaxhimin e krizave dhe projekteve të rindërtimit, por është shoqëruar me polemika për mungesë transparence dhe përqendrim kompetencash jashtë mekanizmave klasikë shumëpalësh.

Reagimi në Bashkimi Europian ka qenë kryesisht i ftohtë dhe i rezervuar. Disa nga vendet kryesore anëtare kanë refuzuar ose shmangur përfshirjen, duke ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin dhe rolin paralel ndaj strukturave të OKB-së.

Ndërkohë, lista e shteteve që kanë pranuar pjesëmarrjen përbëhet në pjesën më të madhe nga regjime me standarde të dobëta demokratike, autokraci, sisteme gjysmë-autoritare apo qeveri me profil të fortë të përqendruar pushteti.

Shënim i autores: Q&A është shkurtim nga anglishtja “Questions & Answers”, që do të thotë “Pyetje dhe Përgjigje”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Miku i madh SHaBAni says:
    February 18, 2026 at 1:33 pm

    Anale-iste e forte je. Mire, Shqiperia qenka ashtu sic mendoni ti. Po Italia, bullgar ia etj, a Jane vende te BE. Pse mbajne qendrim si I shqiperise? AQ me teper qe Shqiperia ndroqi procedure ligjore kushtetuese, Duke e diskutuar dhe miratua Ne kuvend kete hap te ndermarrjes. Italia nuk e ndroqi nje hap te tille. KE degjuar gje per polemikat ne parlamentin Italian? Nuk e ndjek franca e Gjermania? Eshte pune e tyre. Sejcili ka mendimin dhe argument et e tij, por kurre nuk mund te imponoje mendim. Eshte Europa qe me presionit e Saj po shkaterroi Shqiperine. Hapi I pare eshte drejtesia e kalbur saqe nuk KE ku ta kapesh per ta ringritur. Dhe shembull I Saj” Haga speciale kunder UCK. “

    Reply
  • KaNaNi says:
    February 18, 2026 at 2:56 pm

    Ja militantuci sufllaqexhi me siper
    Kemi 35 vjet themi do futemi ne Europe
    Vet Rami Shureli deri dje thoshte krenari e madhe qe po bejm hapa gjigand prrj qeverisjes time
    Tani Rami Shureli ka identifikuar nje mundesi per te shpetuar bythen nga Spanu amerikon
    Shife militantucin sufllaqexhi ca ben
    E hedh poshte 35 vjet perpjekje per Europ per bythen e Rami Shurelit
    A ju hengert mortja
    Trushplarët e mutit

    Reply
    • TIRONA says:
      February 18, 2026 at 2:58 pm

      Me ty e ka shabano
      Hahahaa
      Ta paska mshtjell sumën mirë

      Reply
  • Gani USA says:
    February 18, 2026 at 2:59 pm

    O Shabe kokloqe
    Trump nuk eshte Amerika
    Trump eshte nje trap
    Nje aksident
    Amerika eshte e kunderta e ktij bufoni
    Mreti yt Ed jevgu ka hall mendereje jo hall shqipnie o kar

    Reply
  • Dulla says:
    February 18, 2026 at 3:00 pm

    Kan marr dhen videot e djalit t Bardhylit tu ja marr … goj

    Reply
  • Librazhdi says:
    February 18, 2026 at 3:01 pm

    Taulant hajduti
    Qe merr lek dhe per nje emerim mesusi
    I trego babait arrat tani

    Reply
  • AUTORJA says:
    February 18, 2026 at 3:05 pm

    Komentuesit Shaban

    Fakti që Shqipëria ka diskutuar dhe miratuar në Kuvend pjesëmarrjen e saj në Bordin e Paqes nuk e bën automatikisht veprimin “të drejtë” apo jashtë debatit kritik. Çdo vend ka sovranitet dhe çdo vend e merr vendimin e vet — por kritika nuk lidhet me imponimin e mendimit, por me analizën e pasojave, transparencën dhe legjitimitetin e strukturave ku po futemi.
    Për më tepër, krahasimi me vendet e BE-së nuk mbron vendimin: Italia, Franca, Gjermania etj. mund të kenë arsyet e tyre për të qëndruar jashtë, dhe pikërisht ky dallim bën që vendimi i Shqipërisë të jetë i diskutueshëm, jo triumf i vetvetes. Nuk është çështje “presioni evropian që shkatërron Shqipërinë”, por mungesë e analizës strategjike dhe politike brenda vendit për të kuptuar me kë po bashkëpunon dhe me çfarë standardesh.
    Sa për drejtësinë e “kalbur” dhe Hagën Speciale, të gjitha vendimet ndërkombëtare nuk shërbejnë për justifikim politik lokal. Nuk mund të thuash “të gjithë janë të këqij, ndaj unë mund të bëj gjithçka”. Shqipëria është ende subjekt i ligjit dhe i presionit ndërkombëtar për të garantuar transparencë dhe integritet. Ky është thelbi i kritikës: veprimet diplomatike nuk janë selfie për të shpëtuar imazhin politik, por vendime që duhet të mbajnë vendin dhe institucionet mbi baza të qarta.
    Në fund, ironia është se sarkazma e shpallur për “Europa që shkatërron Shqipërinë” shpesh shërben vetëm për të justifikuar mungesën e kontrollit dhe analizës brenda vetes, dhe kjo nuk ka lidhje me faktet dhe rrethanat reale.

    Reply
  • X says:
    February 18, 2026 at 3:28 pm

    QR sipas Ballës

    Reply
  • Turi says:
    February 18, 2026 at 3:33 pm

    Partneriteti eshte me qendrimin ne pushtet. Te pakten shekujt e vitet me pare Dum Babistet besoin se “Baba na ka ba koken e duhet ti bindemi”, besmi tek komunizmi na lidhi me BS e Kinen, kurse ky partership eshte “mos u dil kundra se te heqin e te fusin ne burg per krimet e bera”
    Ndersa populli “ekspert” zihet mes vetes me BEne apo me Ameriken, ( Me Baben apo me Oksidentin, Me Jugosllavine apo me BSne, me BSne apo me Kinen, me Perendimin apo me Lindjen e Mesme)
    Keta kemi qene e keta jemi. Nuk dine te shikojme interesin tone si komb por dime shume mire si te lepijme kepucet e te huajve

    Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 18, 2026 at 3:54 pm

    @Miku i madh SHaBAni

    Italia e rrefuzoi e as nuk e futi ne parlament pasi Meloni u shpreh se shkel kushtetuten. Bulgaria gjithashtu dhe se bashku me Italien per kortezi, pranuan te jene vezhgues. I vetmi vend EU qe e pranoi ftesen eshte despotati magyar i shokut Putinit dhe te SalEdit, Viktor Orban i cili pritet te humbe dhe zgjedhjet se shpejti.

    Megjithate, shko futi nje sufllaqe me xha Temen dhe ejani prap beni kurven militante neper komente gazetash!

    Reply
  • qyfyre rilindjote says:
    February 18, 2026 at 4:40 pm

    Ja dhe Rilindas Balla,
    ky kokrra e katunarit,
    me gojen shtremberuar,
    nga “Vegla” e Kryetarit,

    ja ky eshte dhe Rilindasi,
    me profil politik me te larte,
    e sado te lodhen gjeografet,
    nuk ja gjejne katundin ne harte.

    Reply
  • Ethem LALAJ says:
    February 18, 2026 at 5:11 pm

    Autorja e shkrimit në DITA,Analizon një fjali të T.Ballës & ngjall dyshime për pjesmarrjen e KM E.Rama në BORDIN E PAQES.!
    -Ndofta Ajo nuk e di se AMERIKA KA SHPËTUAR SHQIPËRINË & KOSOVËN NGA COPTIMI,ASIMILIMI.!
    -Sikur nuk kupton se EUROPI na ka lën jashtë dyerve të saj një shekull..dhe do të na lërë akoma,gjersa SILLET ME A.VUÇIÇIN SIKUR BIRIN E SAJ..DHE ME FREDI BELERËT SIKUR MIKUN I FAMILJES.!
    -Europa po e lë të SHUHET UKRAINA NGA PUSHTUESI RUS..ME KONÇESIONET QË I KA BËR PUTINIT..
    -TANIMË ËSHTË RASTI TË MBËSHTETET SHBA PËR TË VENDOSUR QETSINË NË GAZA DHE MANDEJ RINDËRTIMI I UKRAINËS.
    -E.Rama nuk është Saliu,Ai di të sillet me MIKUN & KUNDËRSHTARIN POLITIKË POR JO ARMIK..I ASNJË ND/KOMBËTARI.!
    -Këto sqarime ja bëni E.Ramës kur të kthehet nga misioni botror.!
    -Sigurisht bëni vërejtje nëse nuk del mirë në FOTOGRAFI.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 18, 2026 at 5:48 pm

    Çdo gjë vjen dhe ikën, ndodh e pastaj e kalb koha. Analisttët bëjnë mirë që nuk rrinë pa punë. Gjuha përdidhet lehtësisht e siç duket, në vend që të komandohet nga truri, ndodh e kundërta, është gjuha ajo që merr komandën si sovrane e llafollogjisë. Parashikimet, përcaktimet, “zbulimet e të vërtetave” do mbeten në histori bashkë me vaktet e siguruara nga “puna”. Mbarësi!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 18, 2026 at 7:00 pm

    DITA,LUTEM,RREGULLONI KU SHKRUHET EMRI & KU IMELI,PASI PO NGATRROHEMI DUKE POSTUAR 2,3,4 KOMENTE..

    Reply
  • fjala says:
    February 18, 2026 at 7:40 pm

    Une s’jam gazetar apo “shkrimatar” si keta qe shkruajne ne gazete ama, me duket se kane dale nga shinat e mendjes dhe kjo zonjusha Aleksi me keq se Tarifa. Balla u pergjigj paster dhe qarte. Europa nuk ka brenda saj unitet per kete pune dhe une e shikoj te ardhmen e saj me dyshim, ndersa Shqiperia marrdhenien me Ameriken, kushdo te jete president atje ka nje qendrim tjeter. Europa e beri copa Shqiperine duke e ndare ne 5 shtete dhe tani ka 35 vjet qe e bie verdalle, ndersa Amerika u be garant i egzistences se Shqiperise qe eshte sot dhe u be shpetimtar i i njeres pjese te saj, Kosoves. Europa ka qendrim armiqesor kunder Shqiptareve – shiko qe raportin e DIcMartin e ka aprovuar ne Keshillin e Europes si realitet ku kane votuar dhe perfaqesuesit e PD me Sali Berishen pro, ndersa Socialistet kundra dhe sot lejon akoma, sikur te kete mundesi gezon te denohen udheheqesit e ushtrise çlirimtare te Kosoves , ku e dine te gjithe se nga drejtohen. Pra, Eurpoa nuk dikton dot dhe s’ka per te dikutuar politiken e jashteme te Shqiperise kurre sa Edi Rama te jete kryeminister, sepse Europa duhet te kishte korigjuar fajet qe ka, por eshte e pa shprese qe kur merr e ve deputet Fredi Belerin icili ne kohen e votimit ishte ne qeli burgu ne Shqiperi. Pra, Europa merr vendime me te burgosurit e hajdutet e Shqiperise. Amerika e mbron Shqiperine se ka dhejne prova, ndersa Europa ka dhene prova per ta bere copa. Prandaj ca shqiptare, femra e meshkuj me shparger bran qofte ne Kosove e qofte ne Shqiperi, jane fare e keqe e shqiptarizmes, per te mos te thene qe veç se i grine perbrenda mund te jene dhe fare e huaj e mbjellur ne pushtimet dhjetra vjeçare ne Shqiperi. Njerez pa karakter kombtar e shoqerore. Lexova pak dhe Tarifen, por s’kishte vend per koment. Shume keq me keta analiza mediokre dhe pa as nje logjike shprehese per egzistencen e kombit. Bile tu vije turp po te egzistoje me turpi ! Patjeter qe e kane te qellimeshme, por lumi do rrjedhe drejte detit e oqeanit per tu bashkuar me shumicen dhe jo drejte moçaleve te Europes. Te gjithe hajduta po dalin ne Europe, seksere dhe imorale te lidhur me fijet e dukeshme e padukeshme te sexit banal ne gjithe boten.

    Reply
  • Jimi says:
    February 18, 2026 at 7:42 pm

    Po pse ju mendoni qe Europa eshte kunder kesaj inisjative te Trampit ? Ata vertete qe jo te gjithe nuk u treguan te gatshem per t’ju bashkuar kesaj inisjative por kunder nuk kane dale. Dhe te mos harrojme se jane shtete te fuqishme te Europes, te cilat edhe pse mundet qe t’ja dalin pa USA. Shqiperia eshte nje vend i vogel qe ka nevoje per aleate te medhenj dhe ne kete rast ajo u tregua pragmatiste dhe mire beri. Per 45 vjete me rradhe Shqiperia provoi te injoronte aleancat me vendet kapitaliste e revizioniste dhe e pame se ku vajtem !

    Reply
  • Patriot says:
    February 18, 2026 at 9:17 pm

    Nuk ka nevoje as per shume komente dhe as per shume analiza. Gjigandi shikone vetem interesin e vete per te ndenjure ne pushtetet. Ai do te luaje me 4 porta, qe praktikisht eshte e pa mundure. Ne funde e humbe te gjithe lojen por fitone vetem kohen. Shume shpejte do ta degjojme te thote qe europa ka problemet e veta, pastaje kur te filloje pagesa te bordi paqes do te terhiqet, do te jete lider i ballkanit perendimore qe nuk ekzistone.

    Reply
  • durrsaku says:
    February 18, 2026 at 10:12 pm

    Edhe thu qe je njeri me shkolle ti Teme !

    Reply
  • durrsaku says:
    February 18, 2026 at 10:17 pm

    Edhe thu qe je njeri me shkolle ti Teme ! Un shkoj indietro po ti o moderator qe nuk po shkon kurre avanti ! Pse si botoni komentet ?

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 19, 2026 at 5:13 am

    Loqe lafsha nga librazhdi!?
    A te q…e fevzo roçka per inot te niko armando peleshbythe

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 19, 2026 at 5:40 am

    Ti hani mutin somalise.
    Tao lafsha

    Reply
  • realisti says:
    February 19, 2026 at 7:30 am

    O Ethem,po ku pyesin keta per Shqiperine e Kosoven mo! Keta duan ta mjelin si lopen por dhe pa e ushqyer,presin t’jua ushqeje dhe mbaje Saliu se per vete as njeren nuk e bejne dot. Keta jane pinjollet ose mbeshtetesit e atyre qe bashkepunuan me fashistet e nazistet pyetkan kta se kush e shpetoj Shqiperine. Mos u lodh kot leri ne vetmine e vet dhe te enden si dhelpra pas dashit se mos ndonje dite i bien ato qe i tunden dhe ushqehen se per ta kapur “dashin” se kapin dot por presin ta kapin Saliu. Leri mo,mos humb kohe kot madje edhe un bej gabim…..

    Reply
  • Pjeter says:
    February 19, 2026 at 8:09 am

    Merru me burrin dhe kalamajt (Po pate) keto Jane pune per burra Jo per gram budallacka!?

    Reply
  • Kume Peza says:
    February 19, 2026 at 9:48 am

    Mod u lodh kaq shumë moj vajzë. Thënë shkurt:-nuk mund të bëjmë pa SHBA dhe nuk mund t’i besojmë shumë Europës.

    Reply
  • Katnari says:
    February 19, 2026 at 10:11 pm

    Në kushtet e sotme te trentit “Real Politik” qe po ndjek diplomacia e shteteve te Medha te planetit,
    Shqiperia nuk mund te realizoje nje diplomaci liberalo perendimore, sic ndjekin Franca apo Gjermania. Do te ishte nje Lejfenizem Politik nese Ed Rama do te ndiqte keshillat autorit me siper dhe te atyre qe pretendojne per nje kurs “Liberalo Demokratik” te pastert. Sa per “riskun diplomatik” autorja bën mire ta lexoje dhe nje here Makiavelin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e qytetarëve dhe organizimi i 35-vjetorit të PS, ja cilat rrugë pritet të bllokohen
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  • Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
  • NON GRATA në pazar! Por historia nuk jep “waiver”
  • Operacioni i SPAK: Urdhër arresti edhe për vëllezërit e arratisur në Dubai

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  2. Anonymous on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  3. Anonymous on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  4. E vërteta e hidhur on Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  5. Berati on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?