Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Meteorologia zbulon se çfarë temperaturash na presin në muajt e verës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Meteorologia zbulon se çfarë temperaturash na presin në muajt e verës
Lajmi i funditShoqëri

Meteorologia zbulon se çfarë temperaturash na presin në muajt e verës

Published: June 1, 2024
Shpërndaje

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e motit në A2CNN për muajin qershor, duke qenë se edhe dy ditë na ndajnë nga hyrja zyrtare në stinën e verës.

Muajin e ardhshëm sipas saj termometri do të arrijë deri në 37 gradë Celsius, shifra këto anormale për muajin e parë të verës, por të ndikuara nga një masë ajrore që shtrihet në Mesdhe dhe vjen prej Afrikës Subsahariane.

“Jemi vetëm dy ditë nga fillimi zyrtar i stinës së verës dhe po nis që në ditët e fundit të Majit me temperatura mbi 30 gradë Celsius. Vera starton shumë egër me temperatura. Pritet që në ditët e para të muajit të qershor të kemi temperaturë 37 gradë Celsius. Shume shpejt edhe në zonat malore termometri ngjitet në 30 gradë Celcius. Kemi një masë ajrore që na vjen nga Subsaharaja, shumë më poshtë në Afrikë. Është një masë ajrore mjaft e nxehtë dhe e thatë që vjen nga Mesdheu Lindor. Në fillim të qershorit normaliteti do ishte në 31 ose 32 gradë, por ne presim rreth 37 gradë celsius.”

- Publicitet -

Por pavarësisht se nis me temperatura mbi 35 gradë Celsius, meteorolgia theksoi se vera e këtij viti do të jetë më e butë në krahasim me vitin e shkuar.

“Në 10 vitet e fundit kemi pasur verë jo të gjatë, të nxehtë e të thatë, por përvëluese. Kjo verë nuk do të jetë e tillë megjithëse nis kaq egër. Dhe nuk do të jetë e tillë për të gjithë kontinentin europian. Pjesa më e prekur do të jetë gadishulli Iberik dhe Europa jugperëndimore, duke përfshirë edhe Ballkanin. Greqia dhe Turqia, së bashku me Ballkanin do të kenë verën më të nxehtë. Vera e 2024 nga të gjitha sinjalet e të gjitha qendrave të parashikimit nënkupton se nuk do të jetë fare e ngjashme me një vit më parë. Do të jetë më e butë, më e moderuar”.

Porja shpjegoi se mërkuri do të skuqet në Qershor dhe 20 ditët e para të Korrikut, me temperaturat që do të bien më pas në Gusht, duke sjellë edhe reshje.

“Presim që mesi i qershorit deri afër fundit të korrikut të jetë periudha me aktivitetin maksimal të temperaturave dhe nxehtësisë në Europë dhe Ballkan. Përtej korrikut do t’i rikthehemi shprehjes gusht dhe gunë. Do të jetë një gusht me një fushë termike më të lëmuar, jo me kapërcime drastike si në qershor dhe korrik. Ka sinjale për reshje. Kulmi i verës pritet të jetë qershori deri nga data 20-25 korrik. Më pas nis rënia graduale”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Ndryshe says:
    May 31, 2024 at 10:03 am

    Vetem se vera ka filluar zyrtarisht qe ne 21 qershor, date qe perkon edhe me solsticin veror.

    Reply
  • Ndryshe says:
    May 31, 2024 at 10:04 am

    Vetem se vera ka filluar zyrtarisht qe ne 21 qershor, date qe perkon edhe me solsticin veror.

    Reply
  • Phoenix says:
    May 31, 2024 at 10:26 am

    Po perse nis eger Qershori? Ne Vere zakonisht nuk bie Bore, por ben vape. O Thano mavria, ngele duke i bere gojore propagandes dhe mashtrimit te ngrohjes Globale.

    Artikuj idote si postime Fesbuk-u pa nje pike esence dhe informimi per nje medie gjoja serioze dhe te pavarur.

    Reply
  • Nerim Lumi says:
    May 31, 2024 at 10:51 am

    Unë kam aplikacionin e motit për gjashtë muaj në telefon për deri në muajin nëntor.Mos gënjeni..Sivjet do të kemi një verë të freskët, sidomos në zonat kodrinore,lere pastaj ato malore.Vapa do jetë vetëm në zonën fushore afër bregdetit..

    Reply
  • demo says:
    May 31, 2024 at 11:42 am

    Ngelet si ato fallxhoret plaka,,I ftoti Siberian,,i nxehti Saharian,.Qekur kane dale keto gazetat e TV private.Me sa mbaj mend une ne 68 nngriu laguna Karavastase,,kurse per te nxehte ne veren e 72 vajti 44 grade.
    Atehere s`kishte ngrohje globale,prandaj Phoenixi ka te drejte,.Boll e sekelldiset miletin.

    Reply
  • capi says:
    May 31, 2024 at 12:00 pm

    C’te besh i dashur Demo, dikur kishim bathet e priftit, sote kemi sherbimet meteorologjike. Te jap te drejte, per keto mediat qe nuk rrine urte, qe e bejne qimen tra, mbajne njerzit ne terror. Por njeriu si qenie me e adptushme ne toke, i degjojne dhe nuk po i vene me re, se ndryshe mec degjojme cdo dite, do ishim rreshtuar te gjithe ne psikiatri.
    Ndoshta dhe keto mediat i sherbejne dikujt, te shperqendrojne mendjet e njerzit nga hallet te tjera me te rendesishme.

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 31, 2024 at 12:43 pm

    Menyra si e thone: Qershori nis eger, si me qene shkerdhata
    Qershori nis i nxehte, apo temperatura te larta.
    Nis eger, si e thote demo, si dimer
    Copa kellirash, nuk ke ca ben. Nuk dine te lidhin dy fjale ne menyre normale

    Reply
  • Mirësia says:
    May 31, 2024 at 2:52 pm

    Nuk e kuptoj kjo Porja mos e ka shqipen gjuhë të huaj, të sapo mësuar dhe nuk e ka renditur drejt fjalinë. Mbasi e lexon artikullin të fillon një dhimbje koke. Zonjë, shkruaje artikullin qartë, lakonik dhe saktë!

    Reply
  • Posi Posi says:
    May 31, 2024 at 4:21 pm

    “do të skuqet në Qershor dhe 20 ditët e para të Korrikut,”
    –

    Do te piqet, do te digjet, do te pervelohet …Qershori dhe Korriku , te dy ne hell ! dhe te perbrendshemt do te behen kukurrec !
    –
    Ju shplaft panukulla!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?