Një udhërrëfyes mbi funksionimin e institucioneve demokratike publikuar për konsultim nga Ministria e Drejtësisë përfshin në një pjesë të tij një qasje të re për të përzgjedhurit në Parlament.
Duke u ndalur tek aspekti i korrupsionit dhe eliminimi i konfliktit të interesit në këto radhë dokumenti specifikon se deputetët do të “edukohen” mbi këto tema dhe për këtë parashikohet rritje e kapaciteteve të Kuvendit për të kryer këtë detyrë.
Tek ndarja fusha dhe objektiva, në kapitullin 2 udhërrëfyesi ndan një seksion nën emërtimin “kodet etike; deklarimin e pasurisë; regjimet për parandalimin e konfliktit të interesit; kufijtë e imunitetit nga hetimi, ndjekja penale ose gjykimi i veprave të korrupsionit në shkallën e nevojshme në një shoqëri demokratike”.
Lidhur më këtë temë parashikohen masa strategjike dhe përmirësime të kornizës ligjore. Kjo lidhet me harmonizimin e plotë me standardet ndërkombëtare për luftimin e ryshfetit të zyrtarëve të huaj publikë nëpërmjet ratifikimit të Konventës së OECD-së për Luftimin e Ryshfetit të Zyrtarëve Publikë të Huaj në Transaksionet e Biznesit Ndërkombëtar të 17 dhjetorit 1997 brenda 2027.
Sa i takon zbatimit dhe kapacitetit udhërrëfyesi parashikon disa pika, ku së pari forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema të konfliktit të interesave, çështjeve etike, korrupsionit të legjislacionit etj.
Së dyti, kapaciteti i Kuvendit për të siguruar korrigjimin e duhur të legjislacionit për korrupsionin brenda vitit 2027.
Së treti, zbatimi i Kodit të Sjelljes për deputetët nëpërmjet caktimit të masave disiplinore në rastet e shkeljes së dispozitave të Kodit në komisione dhe seanca plenare (Afati: 2024-2030).
Së katërti, organizimi i sesioneve informuese me deputetët e rinj për çdo legjislaturë të re për zbatimin e Kodit të Etikës apo çështjet etike dhe duke u ofruar këshilla të vazhdueshme për çështjet e konfliktit të interesave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si deputetë (Afati: 2024-2030) .
Së pesti, finalizimi i draft metodologjisë për identifikimin e rrezikut për korrupsion në procesin ligjbërës të zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të Westminster Foundation në bashkëpunim dhe trajnimin e stafit të Kuvendit për zbatimin e tij (Afati: 2024-2025);
Së gjashti, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative të Kuvendit për mbështetjen e deputetëve në tema për konflikt interesash, çështje etike etj. (Afati 2024-2030).
j.l./ dita

Nuk ka asnje hap real demokracia shqiptare nese nuk denohet Sali Berisha. Pike!
Dje para shtëpisë së Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti”, i quajtur edhe si Bilbili i Labërisë gjatë Luftës, janë mbledhur disa mbështetës. Demokratë, a mbështetës të Berishës, kjo nuk ka rëndësi. Ish-kryeministri dhe kryetari i Rithemelimit ka dalë në dritare për t’i përshëndetur, në një inskenim teatral mandelian ndërkohë që në derën poshtë ka dalë e bija: Argita Berisha.
Po ta lexojmë politikën drejt, duket se Berisha ka zgjedhur vajzën pasardhëse dhe jo djalin, për arsye që nuk kanë asnjë rëndësi.
Djalin ka zgjedhur ndërkohë Besnik Mustafaji, i cili thuhet se ka marrë drejtimin e një departamenti në PD-në e sotme pa vulë.
A jemi para një trashëgimie në një parti që na thonë se u krijua mbi idealet e Lirisë? Ndoshta. Por ajo që duket sheshit është se PD-ja krijoi Bllokun e vet në këto 30 vjet politikë, në vend se të ishte një shtëpi demokracie. Ata që duan ta ndjekin janë të lirë, por me gjestet e fundit nuk ka më iluzione: Partia e Punës vepron tashmë me frymën e vet në të gjithë spektrin politik.
Tropojanet nuk e leshojne Partine.
Ketu duket provincialet, vriten per nje gardh, u vrane ne 8 Janar midis tyre me drunj e gaz lotsjelles.
Gjithmone e kam quajtur Mustafaj, Jagon e PD.
Hiqet sikur ben opozite Saliut, por ne momentet me decizive i ka dale ne krah, kete po ben edhe sot me djalin e tij.
Organizata e Saliut duhet te shkrihet, qe te ndertohet nje opozite e paster, reale, jo me njerez te korruptuar, deri edhe kriminele te regjur si bodyguardet e tij Sali Lusha, Agron Kulicaj, Izet Haxhia.
Keta kane nje duzine vrasjesh me urdher te Sali Berishes.
Sa per Argiten, hiq nje non-gratta e ver nje non-gratta, dihet fundi i tyre.
Argita eshte ortakja e Rezart Tacit, leket qe u pastruan tek Klubi Partizani, jane leket e Argites pjese e korrupsionit Naftes Rezart Tacit.
Moj Vlora te placin syte .Per korrupsionin flet e nuk te duken gje miljonat euro te vjedhura ,dhe ne kete moment nga qeveria e sotme ?? Apo mos ke fituar ndonje koncesion me pak miljone euro ?? Mbaje ison ,dhe pse stonon , miljonat kane rendesi ,kane vlere .
Ja pra e vërteta
Berisha i tërhoqi në kurth edhe Ramën edhe SPAK-un që të arrestonin liderin e opozitës.
Deklaron Çlirim Gjata
Pra pasi kuptoi skemën, Berisha përgatiti kurthin që Rama dhe SPAK-u ta hanin dhe ta arrestonin dhe ata bënë fiks atë që kishte projektuar Berisha, e arrestuan – kjo është logjika e Çlirim Gjatës.
Mbetesh edhe pa tekst ndonjëherë kur dëgjon a lexon të tilla opsione.
Mos humbni kohe te beni ligje fare , deri me 2027 nuk do te ket me cka te vidhet ! Per 3 vite do i tjetersojn ( vjedhin ose shesin ) edhe ato pak gjera qe kan mbet pa u keqperdor deri me tani !
Vlora, supozojme se e denuam Berishen, sipas teje fituam demokracine?
begu, me sa shoh une, keto ligje po behen qe cfaredo te vjedhi Parlamenti me shumicen, pakica te rri urte dhe te mos ndjehet fare. Rama i paraprin cdo lloj farse te ndyre te grabitjes me ligje paraprake.
Ja psh, tani ka futur AI te beje tenderat publike.
Dhe, kur te vidhen tenderat me lopate dhe eskavatore, fajin nuk do ta kete me Beqja, po kompjuteri.
Dhe, do vazhdoje Balluku dhe Gjiknuri te masakrojne ca ka ngelur nga prona publike dhe buxheti i shtetit.
Maldive ore, si thone spanjollet, nuk merret vesh gje
Po mire more Prec Ulaj,kush jeni ju qe duhet ti mesoni popullit se kush duhet te jete opozite ?