Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria do t’i hapë rrugë importit të mbetjeve nga jashtë! “Do i përdorë industria”, por lista, ende jo publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria do t’i hapë rrugë importit të mbetjeve nga jashtë! “Do i përdorë industria”, por lista, ende jo publike
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria do t’i hapë rrugë importit të mbetjeve nga jashtë! “Do i përdorë industria”, por lista, ende jo publike

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Importi i mbetjeve jo të rrezikshme pritet të jetë i lejuar edhe në Shqipëri. Qeveria ka gati draftin e ri për menaxhimin e mbetjeve, ku pjesë e diskutimeve është edhe lejimi i importit të mbetjeve që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, për industrinë prodhuese dhe ricikluese.

Në Shqipëri, qeveria po diskuton lejimin e importit të mbetjeve nga jashtë që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese. Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve do të përfshihet edhe në projektligjin për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve, por që ende nuk e ka bërë publik.

Është e paqartë pse drafti ligjor nuk po diskutohet gjerësisht me publikun, ndërsa burime për Report Tv nga ministria, bëjnë me dije se ky projektligj do të bëhet publik vetëm në fund të muajit qershor.

- Publicitet -

Burimet nga qeveria gjithashtu konfirmojnë se po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. Por ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku aso kohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’, të BE, ku listohen mbetje, nga ato të hekurit, aluminit, mbetjet e kafshëve, shpendëve, mbetje plastike, hire, mbetje qeramike etj. Por sipas burimeve, jo të gjitha mbetjet e kësaj liste do të lejohet të importohen.

Ndërsa sipas informacioneve të marra nga bizneset që kanë kërkuar që të lejohet importi i këtyre lëndëve me qëllim që të përdoren si burim alternativ për industrinë e çimentos, bëhet fjalë që të zëvendësohet koksi i naftës dhe zhavorret bituminoze, të përdorura deri më tani, me lëndë djegëse të përbëra nga mbetjet që në vend do të vijnë si produkt i kompostuar. Burimet thonë se bëhet fjalë për Ardiesin ose SRF që janë mbetje industriale të kompostuara.

Përdorimi i këtyre produkteve alternative, bazuar në analizat ndërkombëtare është me kosto më të ulët, dhe ndot më pak sesa koksi i naftës, zhavorret bituminoze apo qymyri. Pra motorët e prodhimit nuk do të vihen në punë me koksin e naftës por me mbetjet që do të importohen, dhe sipas informacioneve këto mbetje do të përzihen me çimenton në furrë, për të prodhuar produktin final.

Ndërsa për industritë e tjera, do të lejohet importi i lëndëve të para dytësore, pjesë e listës së gjelbër, të tilla si letra, kartoni mbetjet plastike dhe të tjera, që po ashtu do të përdoren si burim alternativ energjie për biznesin e tyre. Përdorimi i këtyre mbetjeve ul koston e prodhimit për bizneset.

Ndërkohë importi i mbetjeve ka qenë i lejuar deri në vitin 2013, por që u ndalua menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • capi says:
    May 16, 2024 at 8:37 pm

    O KM ka nje shprehje “aty ku hahet nuk dh…et” Jane ndare gjerat. Ti kerkon dhe turist te vijne nga Europa, por do ne te njejten kohe te marresh plehrat, tu strehosh refugjatet. O njeren o tjetren.
    Pastaj me cfare do ti perpunosh plehrat me ato incenatoret virtual 3D. Se leket i kemi dhene dhe i kemi porositur, jalla te ndertohen nga shekulli tjeter.
    Kush jane keto industrite, ata oligarket qe numerojne me gishta, dhe levizin akoma 100 mije euro ne carape.
    Kush do beje projektligjin ministria e turizmit. Nuk ka ndonje institut te bej ndonje studim per efektet ndaj mjedisit. Grupet e interesit i ke pyetur, apo se ke per gje tja cosh plerat tek dera e shtepise. Propozoj qe landfil-in ta ndertojme aty ne Surrel.

    Reply
  • Mirësia says:
    May 17, 2024 at 5:01 am

    Të ndotësh tokën është krim, boll të ndotur e kemi. Nëse e ndot tokën, ambjentin, përse do të vij turisti? Nuk kemi pasur dhe kemi mundësi t’i lëmë pasardhësve tanë një shtet të konsoliduar, me një ekonomi relativisht të qëndrueshme, por tani të ndotim tokën, ambjentin, pra ta bësh këtë vend të pabanueshëm, më duket absurditet. Kësaj i thonë :pas meje u bëftë qameti!

    Reply
  • edi says:
    May 17, 2024 at 5:57 am

    Po sikur nxorret nje ligj per ndalimin e perdorimit te qeseve plastike sepse ndotin ambjentin dhe tani kerkon te pastrosh boten nga keta mbetje e te na i sjellesh ne Shqiperi se qenkan te dobishme !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?