Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria lajmëron uljen e taksës në Rrugën e Kombit: Të ardhurat me të larta se parashikimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria lajmëron uljen e taksës në Rrugën e Kombit: Të ardhurat me të larta se parashikimi
EkonomiKryesore

Qeveria lajmëron uljen e taksës në Rrugën e Kombit: Të ardhurat me të larta se parashikimi

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

Të ardhurat nga tarifa në Rrugën e Kombit kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022. Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Financave thuhet si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës.

Në raport thuhet se nga 12 risqe të identifikuara në Koncesionin Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.

Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike. Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit. “Megjithatë, për muajt operativ të ardhurat ishin më të larta se ato të parashikuara. Për vitin 2021 nuk është raportuar materializimi i ndonjë risku, por risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i veprimeve negative të qeverisë (MAGA) janë klasifikuar si risqe të mesme dhe për riskun MAGA. Autoriteti Kontraktues shprehet se mundësia e materializimit të tij është e mundur në uljen e tarifës së kalimit në Sheshin e pagesës” thuhet në raportin e Monitorimit të Koncesioneve.

- Publicitet -

Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2,5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin e pagës dhe 790 milionë lekë kompensim nga qeveria. Të ardhurat totale ishin 10% më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2029. Kur publikoi kontraktën koncesionare qeveria mbajti të fshehte aneksin për trafikun, por siç raporton Ministria e Financave arkëtimet nga trafiku ishin më ta lrta se projeksionet në kontratë. Në katër vitet e para të kontratës kompania ka arkëtuar 7.9 miliardë lekë të ardhura (67 milionë euro). Ndërkohë që vlera e investimit nga kompania koncesionare është 5,6 miliardë lekë për të gjithë periudhën e kontratës 30 vjeçare.

Ministria e Financave raportoi se aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2021 janë realizuar 105.9% të investimeve kapitale. Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponentëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Askushi says:
    November 10, 2022 at 10:03 am

    Po vijne zgjedhjet!
    Kujdes Shqipe se fillojne lajkat tani behet luani lepur dhe fillojne tju puthin doren keta lapanjoset.
    Zoti na ruajte mendte!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 10, 2022 at 10:20 am

    Kesaj teorie llogjesh qeverie edviniste me risqe i thone alla sojce:

    KEMI VJEDHUR SHUME, PRANDAJ PO JU KTHEJME DICKA NGA PARATE E VJEDHURA

    prandaj:

    intelektuali ju o thote o injorante te rilindjes enveriste qe nuk dini te vidhni as si Enver Rufjani ne Kohen e Qepes te Partise se Punes pa taksa dhe pa tatime:

    Mos e ulni taksen o injorante pa shkolle dru me pre, por mblidhni lekat e rruges per remonte ne kohe krize boterore dhe mbarroni Rrugen Ibret dhe Rezil te Kombit me keto para badiava qe po vret udhetaret cdo vit me viktima nga injoranca ne drtejtimin e shtetit.

    Reply
  • ?+ says:
    November 10, 2022 at 10:33 am

    jan 2 kahe të kundërta sala dhe enveri
    sala ësht hajdut jo enveri
    kujdes rradhës tjetër intelobitch

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    November 10, 2022 at 2:56 pm

    Po ecen ajo ura e kukesit?
    Duket madheshtore.

    Reply
  • Mollosi says:
    November 10, 2022 at 5:51 pm

    Taksa ne Rrugen e Kombit prej fillimit do te duhej te ishte pergjysme me e ulet.

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 2:30 am

    Cfare I kujtojne njerezit keto dele apo gomere. Gjithmone prane zgjedhjeve qeveria hap thesin dhe mos u genjeni nga keto mashtrime elektorale te perkohshme .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?