Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja
Ekonomi

Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

Published: April 25, 2026
Shpërndaje

Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.

Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.

Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.

- Publicitet -

Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.

Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar.

Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • nje mendim me teper says:
    April 25, 2026 at 11:17 am

    Rivlerësimi i pensioneve ekzistuese kur baza e llogaritjes për pensionet e reja indeksohet (për shembull, me 6.4%) është një çështje komplekse e politikës ekonomike dhe drejtësisë sociale që gjeneron debat.
    Këtu janë argumentet kryesore për të kuptuar këtë dilemë:
    Argumentet në favor të rivlerësimit të pensioneve ekzistuese me të njëjtën normë (6.4%):
    1. E drejta dhe barazia: Garanton që pensionistët aktualë të mos humbasin fuqinë blerëse krahasuar me pensionistët e rinj, duke ruajtur barazinë ndëmjet brezave .
    2. Ruajtja e fuqisë blerëse: Nëse indeksi prej 6.4% pasqyron rritjen e vërtetë të kostos së jetesës, moszbatimi i të njëjtit rregullim në pensionet e vjetra do të thotë një varfërim relativ i këtij grupi, veçanërisht përballë inflacionit.
    3. E drejta sociale: E drejta kushtetuese shpesh e interpreton të drejtën për një pension dinjitoz si të nënkuptuar përditësimin periodik të pagesave të pensioneve për të parandaluar humbjen e vlerës.
    Argumentet kundër ose sfidat e barazimit (6.4%)
    1. Qëndrueshmëria e sistemit: Rritja e të gjitha pensioneve ekzistuese me 6.4% do të sillte shpenzime masive që mund të kërcënonin qëndrueshmërinë financiare të sistemit të sigurimeve shoqërore, veçanërisht me një popullsi në plakje.
    2. Ndikimi në borxhin publik: Rritjet e përgjithshme mbi inflacionin mesatar rrisin shpenzimet publike, të cilat mund të kërkojnë shkurtime ose rritje të taksave në të ardhmen.
    3. Prioritizimi i dobësive: Qeveritë shpesh vendosin të përqendrojnë rritjet më të mëdha (si ky 6.4%) vetëm në pensionet minimale. Faktikisht eshte vepruar me rritje , bonuse vetem per pensionet nen 40000 leke.
    4. Per pensionet mbi 40000 leke nuk ka asnje lloj indeksimi.
    Si përfundim, rivlerësimi i pensioneve ekzistuese me të njëjtin tregues të lartë (6.4%) kërkon nga njera ane, barazi dhe dinjitet për pensionistët, por kjo duhet të balancohet me qëndrueshmërinë financiare të sistemit për të shmangur deficitet strukturore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna në protestë, 6 të plagosur po marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Trazirat e djeshme, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?