Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria miraton vendimin për dërgimin e Forcave të sigurisë së Kosovës në një mision jashtë vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria miraton vendimin për dërgimin e Forcave të sigurisë së Kosovës në një mision jashtë vendit
AktualitetKosovë

Qeveria miraton vendimin për dërgimin e Forcave të sigurisë së Kosovës në një mision jashtë vendit

Published: November 29, 2022
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision paqeruajtës në Ishujt Falklands.

Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 29 nëntor, Qeveria tha se ky vendim do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që pjesëtarët e FSK-së të marrin pjesë në këtë mision.

Nëse deputetët miratojnë këtë vendim, atëherë ky do të ishte misioni i dytë jashtë vendit i pjesëtarëve të FSK-së.

- Publicitet -

“Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi”, u tha në njoftimin e ekzekutivit.

Misioni i FSK-së do të mbulohet financiarisht nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesëtarët e saj do të jenë nën komandën e forcave të armatosura të shtetit pritës.

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar në shtator të vitit 2022 nënshkruan marrëveshjen për bashkë-zbarkime të forcave të tyre në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.

Atëbotë, zyrtarët e Kosovës thanë se nënshkrimi i marrëveshjes “rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”.

Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për angazhim të përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.

Përmes këtij bashkëpunimi, me trupat amerikane, më 2021 një kontingjent i FSK-së u dërgua në Kuvajt – në misionin e parë jashtë vendit.

FSK-ja numëron afër 2.500 trupa të rregullt dhe 800 rezervistë. Numri i forcave të saj të rregullta pritet të dyfishohet kur të mbarojë procesi i transformimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur procesin e transformimit të plotë në ushtri më 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    November 29, 2022 at 9:51 pm

    Germoni historine dhe do te gjeni qe shqiptaret kane qene mercenare me pagese ne sherbim te se kush paguan dhe me kete menyre kreret bajraktare kane vene florinjte si pasuri.Nuk eshte dukuri e re kjo.”MJAFT LUFTOVE PER TE TJERET O FATKEQ,/KUJTO VENDIN TEK PO VUAN E PO HEQ.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?