Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Qeveria na dha një dhomë”, Rita Ora: Gjuhën shqipe s’e di me përsosmëri, por mund ta shkruaj dhe lexoj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > “Qeveria na dha një dhomë”, Rita Ora: Gjuhën shqipe s’e di me përsosmëri, por mund ta shkruaj dhe lexoj
EnciklopediLifestyle

“Qeveria na dha një dhomë”, Rita Ora: Gjuhën shqipe s’e di me përsosmëri, por mund ta shkruaj dhe lexoj

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora risolli sërish në vëmendje Kosovën dhe shqiptarët gjatë një interviste në podkastin e famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety”.

Biseda nisi me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra e saj, Elena, dy vjeçe.

“Unë jam nga Prishtina në Kosovë, nga një shtet i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe në vitin 1991. Kam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita përballë Steven Bartlett.

- Publicitet -

“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si për shembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj”, tha Ora.

Në po të njëjtin podkast, këngëtarja shqiptare foli për problemet me ankthin si dhe vështirësitë në karrierë, siç ka qenë gjyqi i famshëm me ish-shtëpinë e saj diskografike, “Roc Nation”, në krye të së cilës është reperi i famshëm Jay-Z.

Më pas, interpretuesja e hitit “Lonely Together” tregoi se sa të vështira ishin fillimet e familjes si refugjatë në Angli, kur atyre iu dha në ndihmë një dhomë nga shteti.

“Ishte një dhome qe na u dha neve nga qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi këshilli, ishte më shumë si një shtëpi e përkohshme, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”, theksoi Rita.

Ajo tha se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, sa u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa harruar gjuhën e tyre amtare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit
  • Khamenei u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Një i vrarë, 5 të plagosur pas të shtënave në turmë në një festival në Zvicër
  • Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Komentet e Fundit

  1. Kristo P on Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  2. Sazani on Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra afër Himarës
  3. TURIEMIGR on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  4. Ela on Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp
  5. Detari on Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?