Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatkeqësitë natyrore/ Qeveria vendos kriteret për dëmshpërblimet e ndërtesave pa leje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Fatkeqësitë natyrore/ Qeveria vendos kriteret për dëmshpërblimet e ndërtesave pa leje
KryesoreShoqëri

Fatkeqësitë natyrore/ Qeveria vendos kriteret për dëmshpërblimet e ndërtesave pa leje

Published: December 27, 2022
Shpërndaje

Fatkeqësitë natyrore që kanë prekur vendin tonë, si në rastin e tërmetit të 26 nëntorit apo edhe përmbytjet, kanë nxjerrë në pah një tjetër problematikë, si veprohet me dëmshpërblimet në rast se ndërtesa është pa leje.

Nisur nga kjo, në vendimin e sotëm të qeverisë janë përcaktuar qartë kushtet dhe kriteret që do duhet të plotësohen, me qëllim që të përfitojnë nga trajtimi i shtetit.

Së pari, pronarët e kësaj ndërtese që dëmtohet nuk duhet të kenë prona të tjera pa leje në emër të tyre. Në rast se kanë dhe dëmtohen të gjitha, atëherë përfiton vetëm banesën, që në datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm.

- Publicitet -

Së dyti, ndërtesa duhet të rezultojë në zonën që është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe të jetë në proces legalizimi.

Organi përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi do të jetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës evidenton në terren ndërtimet pa leje dhe verifikon, nëse për to është paraqitur kërkesë për legalizim. Kur rezulton se është paraqitur kërkesë, brenda të njëjtit afat, kryhet procedura e përjashtimit nga legalizimi dhe nisin procesi për dëmshpërblimin.

Kriteret
a) Ndërtimi pa leje të rezultojë i dëmtuar pas një fatkeqësie natyrore në një njësi të vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore;
b) Ndërtimi pa leje të jetë përfshirë në procedurat e legalizimit dhe për të, të mos ketë përfunduar procesi administrativ me vendimmarrje për legalizim;
c) Ndërtimi pa leje të rezultojë me funksion banimi, gjatë evidentimit në terren që kryen ASHK, sipas ligjit;
ç) Individi ose familja të mos ketë ndërtim tjetër në pronësi apo më
shumë se një ndërtim pa leje me funksion banimi në proces
legalizimi, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku shpallet gjendja e
fatkeqësisë natyrore. Kur individi apo familja ka disa ndërtime në
pronësi apo në proces legalizimi dhe të gjitha ato dëmtohen si pasojë
e fatkeqësisë natyrore, atëherë përfiton vetëm për banesën, që në
datën e fatkeqësisë natyrore, përdorej si vendbanim i zakonshëm;
d) Ndërtimi pa leje plotëson kushtet e ndërtesës së dëmtuar, sipas pikës 12, të nenit 4, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të vërtetuar në bazë të aktekspertizës të organeve kompetente, sipas këtij akti normativ.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    December 27, 2022 at 7:28 pm

    Ndertesa pa leje eshte ndertese pa leje dhe ne vendet me te pasura te botes,qe nuk kane ku i cojne paret si Greqia,qe furnizon me rroga pensione quyl gjithe parazitet e bilardove tavllahaneve te Toskerise,,edhe atje ndertesa pa leje nuk demshperblehet,as legalizohet,por prishet.

    Reply
  • ASPAK says:
    December 27, 2022 at 8:57 pm

    Të dëmshpërblesh në mënyrë abuzative pronarët e paligjshëm të ndërtimeve pa leje është një absurditet i paimagjinueshëm në botën e funksionimit normal të shtetit ligjor.

    Më e cuditshmja është se e gjitha kjo ndodh para syve të SPAK-ut dhe askujt nuk i bën përshtypje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmet 7.8 i shkallës Rihter në Filipine, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  2. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  3. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?