Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qosteku i gjyshit tim ishte më i saktë se orët e Fevziut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Qosteku i gjyshit tim ishte më i saktë se orët e Fevziut
KomentePolitike

Qosteku i gjyshit tim ishte më i saktë se orët e Fevziut

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Kastriot Kotoni

 

Para disa ditësh në emisionin “Opinion” të gazetarit të angazhuar djathtas Blendi Fevziu pamë një orë mësimore se si administrohen dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në duart e gazetarit koleksionist orësh,  vezullonin marka të reja të orëve dhe gjatë gjithë asaj guide në ambientet e Autoritetit të dosjeve kameramani dukej shumë i impenjuar për të shfaqur sa më dukshëm orët në dy duart e gazetarit. E ndoqa emisionin me kureshtje për të mësuar ndonjë informacion të ri nga të intervistuarit, e ajo çfarë më bëri përshtypje ishte një emision i stisur me sebepin për të treguar transparencën e Autoritetit të Dosjeve, e sikur ky i fundit e kish thirrur me padurim gazetarin si për t’u shfajësuar ndaj dikujt. Prisja si të gjithë një intervistë me personazhe që i ka prekur hapja e dosjeve dhe sinqerisht u zhgënjeva me ata njerëz që me porosi nga drejtoresha rrëfeheshin përpara gazetarit me servilizëm patetik. Kujt i duhej se si hapen kutitë e kartonit me ca dokumente që janë krijuar në kohë të ndryshme e sipas ligjeve të kohës, për ato cilësime të caktuara brenda konceptit të kohës.

- Publicitet -

Pjesa më interesante ishte objekti ku ishte vendosur ky “Autoritet” dhe mënyra e ruajtjes duket një investim serioz. Gazetari koleksionist nuk merr përgjigjet që priste në çdo sentencë provokimi nga fillimi deri në fund të emisionit të tij. Në studion e tij ai këmbëngulte sërish të imagjinonte shifra të paimagjinueshme me numrin e dosjeve edhe pse përpara se ta përgatiste emisionin mund të ish konsultuar me një zyrë të Shërbimit Informativ ose tek vetë Autoriteti i Dosjeve. Por edhe kur aludoj për libra të botuar nga specialistw të Sigurimit të Shtetit, ironikisht rrudhi buzët.

Unë e kam pas fatin që ta komentoj në media librin “SIGURIMI I SHTETIT SHQIPTAR DHE PLURALIZMI” me autor zotin Bujar.Sh. Hoxha. Në këtë libër jepet me saktësi mënyra e rekrutimit dhe si përpilohej një dosje, dhe kush ishin personat që ndiqeshin me përparësi dhe nga cilat shtresa shoqërore vinin. Po citoj: Në fundin e dimrit 1992, në seminarin e zhvilluar nga CIA në Sofie të Bullgarisë me shefat e shërbimeve sekrete të Evropës Lindore ku ishim dhe ne, thotë Bujar Sh Hoxha, rezultonte se 55-60% e popullsisë së atyre vendeve ishin informatorë sekret. U pranua se në këto vende, duke përfshirë dhe ish Bashkimin Sovjetik, një në katër ose pesë qytetarë ishin informatorë sekret. Kryeqyteti kishte në arkivat e saj dosje që zinin 5.2% të personave në ndjekje dhe 4.8% të qytetarëve që bashkëpunonin fshehurazi me SSH. Për të shuar kureshtjen shton ndër të tjera B.Sh Hoxha, kujtoni Kryetarin e Komisionit të Vlerësimit të Figurave Nazif Bezhani, që para shqiptarëve në televizionin shtetëror deklaroi në vitin 1998 se 4% e popullsisë në Shqipëri kishin dosje, nga këto 1.5% ishin dosje përpunimi dhe 2.5% ishin bashkëpunëtorë të fshehtë. Të arratisurit nga Shqipëria ishin 12.000 ku regjistroheshin kriminelët e luftës, lista e tyre ishte e veçantë. Numrin më të madh e përbënin personat ose grup personash (familjarw) të arratisur në vitet 1944-1946, periudhë ku shteti ishte në formim e sipër. Nga numri i përgjithshëm i dosjeve në raport me popullsinë, 5.2% që kishte Tirana , afërsisht 30% e tyre cilësoheshin në fushën e ndërgjegjes dhe arratisjes. Nga këto 70%(e 30%) e tyre thekson Hoxha, këshilloheshin dhe demaskoheshin nga kuadrot e lartë të Komiteteve të Partive. Në këto dosje futeshin persona që ndiqeshin për spiunazh apo tendenca të mprehta, kryesisht me çedime të forta klasore, por që përfaqësonin një minoritet. Gjatë periudhës pesëdhjetëvjeçare të sistemit komunist numri i tyre shkonte në shifrën 17.200 persona që mbartnin lloje të ndryshme dënimesh. Nga ky numër 8.500 ishin të dënuar të ndërgjegjes që emërtohej agjitacion propagandë dhe tendencë arratisjeje, ndërsa të tjerët mbanin fajësinë e spiunit, terroristit, lloje të ndryshme dënimesh, sabotatorit etj. Pas vitit 1978, porosia e prerë ishte që arrestimi në fushën e ndërgjegjes të ishte “fisheku i fundit”. Nëse një person në gjuhën profesionale emërtohej objekt, fokusohej si kundërshtar i regjimit për çdo tendencë kriminale si spiun, terrorist, sabotator, apo agjitacion e propagandë, ndiqej me masa aktive. Verifikoheshin rrethanat paraprake, aplikoheshin mjete operative të regjistrimit të aktivitetit illegal, grumbulloheshin provat e domosdoshme dhe në analizë të fundit, gjykohej masa e sigurisë: këshillim, demaskim,  arrestim apo forma operative. I diferencuari pë t’u goditur me arrestim i kalonte sektorit të hetuesisë që detyrohej të verifikonte të dhënat operative, provat kishin vlerën e deklarimeve operative të administruara dhe rrethana të tjera plotësuese. Më pas e gjithë dosja dërgohej në Drejtorinë e Hetuesisë së Përgjithshme në Tiranë për vlerësim. Relacioni me provat shkonin tek Prokurori i Përgjithshëm, që sanksiononte apo refuzonte masën e arrestit. Kështu u veprua me rezidenturën “Bomba”. Nëse nuk do të ishte parandaluar, grupi “cubat e Hasit” do të kishte qenë si fitil shpërthyes për ngjarje më të frikshme. Me deponimet e Manit dhe Ukës do arrestoheshin dhe persona të tjerë, disa prej tyre do të rrëfeheshin për krimet e kryera. Do të zbuloheshin vjedhjet masive në dhjetëra dyqane të zonës së Hasit. Nëntëdhjetë e nëntë dyqane kishte zona e Hasit, të gjitha të grabitura mëse një herë. Do të zbuloheshin djegiet e stallave me bagëtitë brenda, hapja e portova të rezervuarëve, që përdoreshin për vaditjen  në ”Hasin e Thatë” dhe implikimin e disa personave me imunitet. Në këto implikime do regjistroheshin persona nga zona e Tropojës, ku SSH do niste procesin lidhës “Merimanga”. Mekanizmi i atentatit ndaj Ramiz Alisë në fund të proçesit do të zbardhej plotësisht. Tentativa e parë niste në Kukës, duke përdorur helmin në ushqim dhe ujin e pishëm, skenaristi një kimist kuksian që do të futej në vëmendjen e sigurimit. Më pas varianti I bombës në miting, në dalje të Hasit me snajper dhe finalja ishte lënë në Tropojë. Aksioni terrorist ishte parandaluar, qoftë dhe për një fije, dy autorët u kapën me presh në duar.   Kjo është e vërteta shkruan Bujar. Sh. Hoxha ish drejtues i lartë i Sigurimit të Shtetit.

I nderuar koleksionist i orëve mbase nuk ka lidhje me saktësinë e tyre simbolika e emisioneve të tua për nga faktet, por edhe qosteku i gjyshit tim është aq i saktë sa për shumë shqiptar ka ekzaktësi të pakundërshtueshme të fakteve kokëforta qysh prej 150 vjetësh.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:25 am

    Beje kerkesen per nje emision dhe ta aprovon Ylli Rakipi tek studioja e tij.

    Reply
  • ce says:
    November 9, 2022 at 5:48 am

    Po ky Blendi kokeberdunga eshte ne delir te plote, servil i peshtire ndaj perbindeshit te vicidolit dhe spiunit Agush askush kokeducja.

    Reply
  • njëri says:
    November 9, 2022 at 7:08 am

    blendi faqeziu nga moderator ësht bër autor librash, eksplorues, gazetar etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  • Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Claus on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  2. Anna Anna on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. Nje shqiptar on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Anonymous on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?