Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: QSHA: Maturantët kanë 2 ditë afat për të kërkuar testin e korrigjuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > QSHA: Maturantët kanë 2 ditë afat për të kërkuar testin e korrigjuar
AktualitetShoqëri

QSHA: Maturantët kanë 2 ditë afat për të kërkuar testin e korrigjuar

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

Qendra e Shërbimeve të Arsimit nxjerr notat e marra nga maturantët edhe për  provimin e matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Maturantët mund të aplikojnë gjatë dy ditëve në vijim, për të marrë kopjen e korrigjuar për secilin nga tre provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje

Një kopje e testeve të korrigjuara mund të merret edhe për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të zhvilluara nga maturantët e sezonit të vjeshtës. Ndonëse nuk do të ketë rivlerësim të testeve, autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë konfirmuar ditën e djeshme se edhe maturantët e pakënaqur me notat e provimeve të sezonit të dytë, do të mund të aplikojnë në afatet e caktuara për të marrë një kopje të testit të vlerësuar për secilin provim. Pranimi i kërkesave për fotokopjen e testeve do të bëhet përgjatë dy ditëve të ardhëshme, dhe sikundër ndodhi edhe në provimet e qershorit, e gjithë procedura do të zhvillohet online në portalin qeveritar “e-albania” sipas hapave të konfirmuar.

“Në zbatim të rregullores së Maturës Shtetërore, të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë dhënë provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të sesionit të dytë (vjeshtës), kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit dhe shpalljes së rezultateve të të gjitha provimeve. Çdo maturant apo kandidat që kërkon kopjen e testit dhe fletëpërgjigjes përkatëse, duhet të kryejë aplikimin online në portalin e-albania, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës” për të gjitha provimet, në periudhën 15 dhe 16 shtator. Pas trajtimit të kërkesës, autoritetet përgjegjëse do të nisin kopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes për secilin kandidat që e ka kërkuar atë, e cila do të gjendet tek “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse që maturanti ka në portalin qeveritar ku dhe ka bërë aplikimin”, bëjnë me dije ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit rreth procedurës që do të ndiqet për lëshimin e kopjes së korigjuar të testeve të vjeshtës.

- Publicitet -

Tashmë procesi i korigjimit të të gjitha provimeve të sezonit të vjeshtës ka përfunduar, ku krahas notave të marra në testin e letërsisë dhe të gjuhës së huaj  dje janë bërë publike edhe notat e marra nga maturantët në lëndën e matematikës dhe provimin me zgjedhje. Për t’u njohur dhe verifikuar notat e marra në lëndën e matematikës dhe lëndës me zgjedhje  ju duhet të kërkoni në listat e shpallura nga QSHA në adresën www.qsha.gov.al, ID-në tuaj, përbri të cilës janë shënuar në mënyrë të detajuar nota e përshkallëzuar, si dhe nota përfundimtare me të cilën jeni vlerësuar në secilin prej këtyre provimeve.

Ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit vijojnë të konfirmojnë se nuk do të ketë proces rivlerësimi, pavarësisht faktit se maturantët mund të kenë në duar kopjet e testeve të korrigjuara. Kjo sipas tyre ndodh për vetë faktin se skema e vlerësimit ka qenë tejet e sigurtë, duke qenë se çdo test i maturës ka kaluar në duart e disa vlerësuesve, çka e redukton në zero mundësinë për gabime në procesin e vlerësimit.

Sipas procedurave të përcaktuara, të gjithë maturantët që në sezonin e provimeve të vjeshtës kanë arritur të marrin nota kaluese, do të mund të aplikojnë për vijimin e studimeve të larta në universitetet publike dhe ato private, nëse plotësojnë kriterin e mesatares minimale të konkurimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga vetë institucionet e arsimit të lartë publik sipas programit të studimit që ofrojnë. Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”.Kjo kategori maturantësh do të mund të garojë vetëm për kuotat e lira të Raundit të dytë që do të zhvillohen pas pak ditësh.

Aktualisht po vijon procesi i regjistrimit të fituesve të shpallur në Raundin e parë. Sot nis faza e shtatë dhe e fundit e regjistrimit të fituesve në çdo degë të universiteteve publike dhe private. Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të paraqisni pranë sekretarisë mësimore (përkatëse) për t’u regjistruar duhet të përfshijë: Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë), fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një deftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njesuar në QSHA, si dhe deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në mjediset e sekretarisë mësimore të fakultetit në momentin e regjistrimit. Po ashtu në dosjen e regjistrimit duhet të paraqisni edbe dy fotografi personale në formatin e caktuar, si dhe mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit

Në përfundim të datës 15 shtator, pas zhvillimit edhe të procesit të ç’regjistrimeve, institucionet e arsimit të lartë do të bëjnë publike vendet e lira, për të cilat do të garohet gjatë aplikimeve të Raundit të dytë, pjesë e të cilit do të jenë edhe maturantët që morën provimet në sezonin e vjeshtës.

Procedura që do të ndiqet për kopjen e testeve të korigjuara:

Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar duke hyrë në adresën www.e-albania.al

Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës” dhe klikoni butonin “Përdor”.

Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular (shkolla, DAR/ZA, provimin përkatës, adresa) dhe dërgoni aplikimin.

QSHA-ja njoftohet në sistemin AMS për kërkesën e ardhur dhe verifikon të dhënat e dërguara nga aplikanti.

Pas trajtimit të kërkesës, QSHA-ja nxjerr kopjet e provimit të maturës dhe materialin PDF të skanuar ia nis aplikantit te “Hapësira ime”, në seksionin “Dokumentet e mia”.

Ju do të njoftoheni dhe me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është nga 10  deri në 25 ditë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?