Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama bisedon në podcast për gazetarinë pa verifikime me… Fevziun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama bisedon në podcast për gazetarinë pa verifikime me… Fevziun
AktualitetShoqëri

Rama bisedon në podcast për gazetarinë pa verifikime me… Fevziun

Published: May 4, 2024
Shpërndaje

Informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë, kryeministri Edi Rama i konsideron fakte të paverifikuara.

Në podcastin e tij të përjavshëm, kësaj radhe me moderatorin e Tv Klanit, Blendi Fevziu, Kryeministri Rama tha se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve.

Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama: Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të atyre gjërave që thonin.

Gazetari Blendi Fevziu: Megjithatë, gazetari i Rai3 ka pretenduar që i qëndron gjërave që ka thënë dhe do ta nxjerrë reportazhin, sepse për mua ishte e patolerueshme dhe e padrejtë që një reportazh i paralajmëruar të mos nxirret, mininalisht duke bërë një argumentim, që mund të shtyhet për të verifikuar faktet, mund të shtyhet për të përfshirë palën tjetër, por jo ta injorosh një njoftim të një gjëje që ishte bërë.

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk e di këtë pjesë sepse nuk e kam ndjekur në këtë aspekt. Por di që ajo që ndodhi nuk do kishte ndodhur para disa vitesh, pra që të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë e janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve ose të mos verifikosh çfarë thuhet për ta…

Gazetari Blendi Fevziu: …nejse ata i referoheshin mediave shqiptare në pjesën qëndrore të tyre dhe të gjitha gjërat që kishin nxjerrë nuk është që nuk janë publikuar në mediat shqiptare.

Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë tjetër e bisedës se nuk dua të zgjatem tek kjo, por faktikisht jo ishin referuar por ato të gjitha ishin gjëra të marra nga këtu.

Gazetari Blendi Fevziu: Por një media mund t’i referohet mediave lokale.

Kryeministri Edi Rama: Dakord, por në momentin kur ti merr nga një burim tjetër një lajm ose një tërësi “faktesh” që janë problematike dhe as nuk i verifikon dhe nga ana tjetër, të njëjtët viktima të atyre që ti ke marrë, ti i rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më përpara. Dhe pjesa kulmore ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet të cilat i kishin kërkuar, i kishin marrë, dhe nuk i publikuan, por që të thonë që nuk i kemi…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    May 4, 2024 at 9:21 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
    Nder ‘Tre moskeDhjeret’
    EDvin-Like-S S A L I
    Sot e kerqja e madhe
    eshte psiko-BOJAXHI!

    Skiptaret tre dekada
    pa shtet e ATDHE
    Ky psiko bojaxhi
    i djeg tek Rai TRE!

    Ish Shqiperia ka 30 vjet
    pushtuar nga BARBARËT
    Ky psikopat do te shkoje ne Greqi
    te takoje ish SHQIPTARËT!

    33 Vjet terr informacioni
    si asnjehere ne HISTORI
    Ky xhihadist ne duar agjenturash
    komunikon me Zagarin FEV ZI!

    Dhe shqiptari me idjot
    qe mbi supe ka koke e jo KARË
    E di qe nder ‘Tre moskeDhjeret’
    EDvin thonj pa preri eshte i MARRË!

    Nese SS-Sali Serbi e Like flori
    Mund te kurohen edhe ne ‘shtepi’
    Per Nudistin integralist EDvinin
    Trajtim sanitar i detyruar-PSIKIATRI!

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit says:
    May 4, 2024 at 9:33 am

    Ah more Fazlliq
    qe flet per te marre
    ilaçet jane te skaduara
    s’vlejne per Gomare

    Ne kete vend dikur
    jetonin shqiptare
    sot e tre dekada
    veò zagare e gomare

    dhe çeshte me e keqja
    nga me i shkurtri tek i gjati
    nuk flasin gjuhen shqipe
    po gjuhen e ISIS,xhihadit

    ketu muti mullar
    gjith krriminele debila
    Xen sypeshkaqene
    Fevzo e Dritan HILA

    Shqiptaret tre dekada PA ATDHE
    Nga trojet e te pareve I PëRZUNE
    Nje zagar me mbiemer HILA
    ‘Qan hallin’ rai tre se ngelet pa PUNË!!!??

    Reply
  • PodCazzo Rama says:
    May 4, 2024 at 10:27 am

    Pasi i jane sosur rrenat, bejtet, romuzet, derdellitjet para mikrofonave te mediave qe i ka si Uturak ku kryen nevoja personale, i eshte perkushtuar Intervistimit te tjereve si vendi me i mire per te mos u pergjigjur per deshtimet qeverisese, ekonomine bloze, varferine e shtuar e bashke me te dhe shpopullimin e Vendit.

    Reply
  • Anne FROJD says:
    May 4, 2024 at 11:26 am

    EDVINI ME PROBLEME TE RENDA TE SHENDETIT MENDOR,ESHTE ME I RREZIKSHEM SE DY ANTISHQIPTARET META E SALI SE KA LINDUR ME PROBLEME TE SHENDETIT MENDOR DHE NUK I MER ILAÇET….!!!! Sllobodanka,Lirija ja jep Saliut me urdher te UDB-se,METES ja japin blushat me urdher te beogradit…ndersa rames nuk ja jep linda me urdher te CIA-s

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?