Pas vizitës në Burrel, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Dibrën për të kaluar natën, në një nga bujtinat e zonës.
Duket se kryeministri ka zgjedhur për darkë gatimet tradicionale, fasule, bukë misri gjizë dhe lëng thane.
Ndërkohë Rama ka dhënë edhe një mesazh për kundërshtarët, duke thënë se në Dibër po “shpërthen” bujqësia me ndihmën e qeverisë.
“Kjo është dashuria. Është dashuri dhe quhet Dashuri. Këto janë groshët këtu. Bukë misri me gjizë. Dhe lëng thane e përpunuar të Dibrës. Në Dibër bujqësia është në shpërthim” tha Rama.
View this post on Instagram
a.m/dita

Kjo Bujtina anes Drini
Ha e pi edvin Deliri
Kamarjerja si floriri
mbeshtetur tek veziri
Marshallah gusha dhe gjiri
Rrumbullake si Shalqiri
Sec na lozi nga Fiqiri.
Ha o Hajdut,ha!
tu befte helm e Farmaka
te ngelte ne gryke ishallah
Ahti popullit fukara.
Bujqësia për këtë insan është shou kulinar mediatik gebelsian me groshët në poçe, buka e misrit me gjizë dhe lëngu i thanës që ka ngrën ai me kaq oreks në ndonjë shtëpi spiun patronazhisti rural sa që, sidomos nga groshët , bujqësia tradicionale dibrane shpërtheu përbrënda tij me zhurmë gjatë gjithë natës aq sa do ketë shqetsuar të zotët e dhe klientët e bujtinës, madje edhe të gjithë dibranët që e dinë që Edi Rama shkakton edhe tërmete por për shpërthime bujqësore groshësh nga kryeministri për herë të parë po dëgjojmë. Groshët nuk të falin dhe ai këto shpërthime të tija bujqësore do ti ndaj me popullin, madje, me këtë rast, të trëmb edhe Salin dhe Ilir Metën me këto shpërthime nukleare të “pista” (si Putini me ukrainasit) që bëhen më të fuqishme kur shoqërohen me bukë misri gjizë dhe lëng thane, janë një eksploziv i vërtet nga gazrat që prodhohen në zorrë.
Nuk e dimë, po ministrja rurale Krifca hëngri groshë dhe a pati shpërthime të bujqsisë tradicionale gjatë natës.
Ja edhe bujqësi jon mori rrugën e mbarësisë mbas shpërthimeve gjatë natës të shokut Edi Rama mbas ngrënies të groshëve tradicionale dibrane.
Mendoj që të bëhet një panair rural mbar kombëtar groshësh në Dibër nga kryeministri Rama dhe të përcaktohet, mbasi të hahen nga pjesmarrsit groshët tradicionale simbas krahinave dhe të bëhet një garë, kush do të ketë shpërthimin më të fuqishëm e më të gjatë bujqësor mbas ngrënies së fasuleve, pse jo të bëhet edhe një panair shpërthimesh bujqësore të tilla në kuadër të Open Ballkan duke sfiduar edhe BE.
Ah skur të ishte gjallë past ndjes Lulua i fshatit tim që i vajti nami deri në Shkodër nga puntorët e fshatit tim që punonin në një pus nafte atje dhe një delegacion shakaxhinjësh nga Shkodra erdhën në fshatin tim se nuk e besonin dhe u habitën e duartrokitën kur Lulua, mbasi hëngri një tenxhere me fasule tradicionale si dikur hante Saçi i Tiranës, me bukë misri hibrid, u ul në bisht, dhe pam pam pam …. prrrrr prrrr prrrr…, bëri 137 shpërthime bujqësore 7 pashë të gjata secili si këto të Edi Ramës gjatë natës në bujtinën e Dibrës, bujqësia dixhitale satelitore turistike që duam do të mirte permasa globale, megjithëatë kemi kryeministrin të fortë për fatin e bujqësisë ton që do të shpëtoj se blegoria ndjes past na la, kan ngelur vetëm lopët e rracës së Akademisë së barinjëve, në fshat s’ka më lopë, besoni apo nuk besoni, nuk po gjej më bajga të thata për tymsen e bletëve.
Me vjen mire kur lexoj lajme te mira per Shqiperine.Por me thene te drejten menune fasule,gjiz e buk misri shqiptaret po e perdorin cdo dite nga fukaralleku dhe varferia
Per cfar shperthimi e ke fjalen z.km?
Mjafton me pa popullsine e dibres sot dhe krahasoje me 30 vjet me pare pastaj flasim per dokrra hini gjith naten
Keta individe qe mund ti numerosh me gishta dhe qe pa dyshim perpiqen te punojne jane shume shume pak ne krahasim me ata qe ikin.Por truri jot nuk e kupton se cila eshte me e rendesishme ose ben sikur nuk e kupton :ikja e shumices nga vendi apo individet punetore qe nuk ngren fare peshe pervecse ne propaganden tende idjote te pavlere tashme!
Fatos Nano Derdimen
Ku e gjete kte legen?
Shalatan showmen
hajdut rrugesh
Skicofren.
S`paske pas dy pare men
U tregove teleshmen
Fatos Nano,o legen,
Ta hodhi nje skicofren.
Burgu te beri paluze
Shihje me mire me syze