Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama dhe Veliaj përurojnë lagjen e re në Baldushk, kryebashkiaku: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rama dhe Veliaj përurojnë lagjen e re në Baldushk, kryebashkiaku: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit!
AktualitetPolitike

Rama dhe Veliaj përurojnë lagjen e re në Baldushk, kryebashkiaku: Mos besoni ata që flasin nga vilat e Lalzit!

Published: December 19, 2022
Shpërndaje

Në prag të festave të fundvitit janë gati edhe shtëpitë e fundit për të mirëpritur familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me kryeministrin, Edi Rama inauguruan sot shtëpitë e reja në Baldushk, të cilat janë më të forta, më të bukura e më të mëdha se shtëpitë që që u dëmtuan nga tërmeti.

Kryebashkiaku Veliaj tha se: “Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një qeveri, sidomos në një vend si i yni, me të ardhura modeste, të thoshte: Çfarë u dëmtua nga tërmeti, do ta kompensojmë 100% më të madhe, më të bukur dhe më të fortë, duke përfshirë të gjithë infrastrukturën, shkolla, kopshte, çerdhe, por mbi të gjitha shtëpitë e njerëzve që u goditën pabesisht nga tërmeti. Por që unë besoj në mënyrën më bujare, me një iniciativë të padëgjuar më përpara, arritëm që në 3 vite të kemi mbyllur shumicën më të madhe të nevojave dhe sot me 60 vila, shtëpi individuale dhe me një kompleks me 3 rrugë paralele me 29 vila që i kemi këtu, mbylli përfundimisht dramën e tërmetit në të gjithë zonën e Baldushkut.

- Publicitet -

Koinçidenca në fakt është shumë e bukur sepse sot mbyllim hallin e shtëpisë, nesër fillon festa sepse hapim tregun Baldushkut, me gjelat e Baldushkut që qartazi janë më të mirët në vend.”

Veliaj u ndal edhe te shembja e pallatit të dëmtuar në rr. “Myslym Keta”, duke theksuar se gënjeshtrat e atyre që japin mend nga vilat e Lalzit nuk duhen besuar dhe se e vëerteta është që edhe 6 nga 14 familjet e fundit janë dakordësuar dhe po vendosen në shtëpitë e reja.

“Nuk mund të rri në një ditë si e sotmja që u çuam të gjithë me rrokopujë, me lajme të rreme dhe me histeri kolektive, të rri pa sqaruar atë që ndodhi sot në Tiranë. Kishim një pallat në Tiranë, në 500 pallate që janë dëmtuar, që kemi ndërhyrë, me shumë banorë që janë futur tashmë te lagjja “5 maji”, i cili zgjodhi siç ka ndodhur rëndom, që të besonte një gënjeshtër të madhe. Që qeveria do bëjë gradaçela. Gradaçela në Tufinë, imagjinoni. Që këtu ka një teori të madhe konspiracioni, kur futen grup-seksionet e partisë që i marrin mendjen njerëzve, në fakt të vetmit që dëmtohen nuk janë partitë, ata hallet e tyre i kanë zgjidhur, janë të gjithë me vila në Lals.

Për burrat dhe gratë e këtij vendi, për fëmijët, për prindërit, për gjyshërit e për gjyshet, plani i rindërtimit në “5 maj” dhe në Kombinat, që ka hasur pengesa të padëgjuara më përpara, vetëm në Kombinat 22 gjyqe, në “5 Maj” i gjithë grupi i OFL-së që bllokonte rrugën edhe kantierin, më në fund sot kanë marrë jetë, janë futur familjet e para, përfshi edhe të atij pallati ku ishim sot. Kemi verifikuar çdo banor. Dëgjoja dikë që shante sot kryeministrin, kryetarin e bashkisë, e verifikuam, zonja në moshë merrte vetë 180 mijë lekë, merrte djali 180 mijë lekë, merrte nipi dhe mbesa 180 mijë lekë, sepse pavarësisht se rrinin në një garsonierë, marrin 540 lekë në muaj për 3 vite. Unë besoj kur ky shtet me kushtet që ka, ta paguan qiranë, ta ka bërë edhe shtëpinë tjetër gati, ti nuk mund të thuash që për ideal të partisë do vazhdosh abuzimin.

Unë nuk jam këtu që të gjykoj ata, ata janë vërtetë fatkeq.

Ftesa ime është për qytetarët e fundit dhe më vjen mirë që 6 nga 14 familjet, para se të fillonim këtë inaugurim, kanë shkuar dhe kanë firmosur në Njësinë nr 4, dakordësinë për t’u bërë edhe ata pjesë e shumicës morale, e shumicës dërrmuese. Edhe për pjesën tjetër ne do jemi hapur çdo ditë deri në fund të vitit, për t’i siguruar secilit bonusin e qirasë dhe për t’ju thënë që shteti është i tyre, bashkia është e tyre, kryeministri është i tyre, qeveria është e tyre, taksat janë të tyre. Ndaj le të mos e rrënojmë komunitetin tonë dhe të mos e bjerrim besimin tonë, por vetëm duke ecur përpara, duke punuar bashkë, duke ëndërruar dhe punuar për ditë më të mira, do ia mbërrijmë atyre ditëve dhe e sigurt që 2023 do të jetë viti ku ene e mbyllim totalisht dramën e tërmetit”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • cuf dabjoni says:
    December 19, 2022 at 9:34 pm

    por, as nga ata te Surrelit…

    Reply
  • mirel says:
    December 19, 2022 at 9:48 pm

    Asnjehere mos votoni ata qeveritare qe ndertojne banesa falas per ata qe kane ndertuar pa leje ose kane shtepi te pasiguruara, nuk ndodh asgjekundi ne boten demokratike. Eshte abuzim me taksat e shqiptareve.

    Reply
  • Andis says:
    December 20, 2022 at 2:28 am

    Shtepia falas para zgjedhjeve qe po afrojne. E ku ka me mire se me votuar Partine Socialiste.

    Reply
  • DREJTESIA says:
    December 20, 2022 at 5:57 am

    CME RRI TURIVARUR
    FOL MORE DAJ CENA
    RROFTE KJO QEVERI
    KA PUNE JO RRENA

    PO MOR PO E SHOF
    NJI GJA SE KUPTOJ
    NJI KATUND KOMPLET
    NE NJI BINA I BASHKOJ

    PO GJITHE AJO TOKE
    KU PATEN SHTEPITE
    TANI KUJT I MBETEN
    NE XHEP TAPITE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”, në përgjime del edhe emri i Arben Ahmetajt
  • Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?