Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
Lajmi i funditPolitike

Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë

Published: June 28, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar ditën e sotme lëtrën e arkitektit holandez Reinier de Graaf, e cila është botuar edhe në librin “The Albanian Files”. Gjatë fjalës së tij në podcast-in “Flasim”, Rama u shpreh se ata nuk janë deklarata politike, por autori ka stil ironik, satirik, paradoksal dhe hiperbolik.

Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se ajo është një leter autoironike, e cila si ka ardhur kurrë personalisht, por është shënim në dosjen e arkitektit. Ai theksoi se Reinier de Graaf nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht, por autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Kryeministri u shpreh se po bëhet një inkuizicion lidhur me librin, i cili buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është edhe ajo inkuizicionale.

- Publicitet -

“Ky libër quhet “The Albanian Files”. Është një ndër botimet më të rëndësishme që kanë dalë në vitet e fundit në dritën e skenës së arkitekturës dhe zhvillimit urban në Europë dhe në botë. Është një botim i ri i kohëve të fundit dhe ka brenda punët, projektet, idetë dhe shënimet e 60 arkitektëve dhe studiove me një reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar, të cilat i lidh së bashku, në gjithë faqet e librit, Shqipëria.

Tani nuk dua të flas për librin, por dua të flas për një inkuizicion që ka nisur lidhur me librin, një inkuizicion që buron nga fryma e bulevardit, ku protesta e filluar për natyrën ka krijuar shumë degë të tjera dhe një nga degët është pikërisht dega inkuizicionale, e cila përndjek, në thonjëza natyrisht, por jo sepse nuk përndjek, por sepse përndjek në kuptimin me fjalë, me akuza, me shpifje, një nga gjërat dhe një nga grupet më të rëndësishme që i ka ndodhur dhe që i janë qasur Shqipërisë këtyre 30 viteve, po edhe historisë së Shqipërisë.

Njerëz të cilët, thashë, e kanë bërë emrin dhe historinë e tyre në skenën e arkitekturës botërore dhe që janë mbledhur, pavarësisht nga njëri-tjetri, në Shqipëri, siç u mblodhën dikur në Neë York, në vitet ’30, duke dhënë kontribute, të cilat, ndër të tjera, do të bëjnë që ky vend dhe vajzat dhe djemtë e këtij vendi, arkitektë, arkitekte, urbanistë, urbaniste, nesër të nxjerrin nga gjiri i tyre ndonjë emër apo më shumë se një emër shqiptari apo shqiptareje që do të shkëlqejë në skenën e botës.

Sepse, ndërkohë, këtu në Shqipëri, në kryeqytet dhe jo vetëm, ne kemi universitetin më të madh dhe më prestigjioz në qiell të hapur të arkitekturës dhe zhvillimit urban, ku të gjithë profesionistët e rinj shqiptarë janë të atashuar pranë këtyre studiove dhe punojnë së bashku, mësojnë prej tyre dhe zhvillojnë talentin, dijen; rrisin, pa diskutim, ekspertizën e tyre, falë këtij bashkëpunimi. Tani, “The Albanian Files” është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelektual, se nuk është intelektual, por nga inkuizicioni revolucionar i protestës, ndërkohë që nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje.

Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës, një tekst parathënës që është, patjetër, krenari që unë, si Kryeministër i Shqipërisë, të isha i ftuar ta shkruaja dhe që, së bashku me gjithë këtë “armatë” arkitektësh dhe profesionistësh të jashtëzakonshëm, të cilët janë pedagogë në universitetet më të mira të botës, ndër të tjera; të cilët thirren për të bërë konferenca mbi arkitekturën për të rejat, për të rinjtë, për të interesuarit dhe paguhen sa qimet e kokës nëpër vende të tjera, ka ardhur si një projekt editorial tërësisht i pavarur. Është konceptuar, është kuruar nga Anneke Abhelakh dhe, siç thashë, janë kontribute të studiove që punojnë në Shqipëri dy dekadat e fundit. Është diçka fenomenale.

Patjetër që ka gjëra të diskutueshme, patjetër që ka gjëra të debatueshme, të kritikueshme, çfarë të doni, por që t’i qepesh një botimi të tillë, njësoj si të ishte koha e Revolucionit Kulturor Kinez dhe, mbi të gjitha, pastaj të kapesh me një tekst, i cili është një tekst autoironik i një arkitekti që përfaqëson njërën prej studiove më të mëdha në historinë e arkitekturës bashkëkohore, studion “OMA”, të themeluar dhe të udhëhequr nga legjendari Rem Koolhaas, ky është kulmi.

E para, që ky tekst i vënë aty, i cili në mënyrë autoironike është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur, se s’kishte as pse të më vinte, është shënim në dosjen e arkitektit, ku më thotë: “Pse duhet të bëhen dhe zgjedhje? Ti mund të bëhesh mbret dhe të bësh atë që bënin mbretëritë për arkitekturën…” e të tjerë, e të tjerë. Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret, është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.

Të gjithë autorët, pra të gjithë pjesëmarrësit, kanë pasur pavarësi të plotë në dosjen e tyre. Kanë zgjedhur vetë projektet, kanë vënë vetë tekstet, kanë caktuar reflektimet dhe materialet që kanë dashur të publikojnë. Dhe është një parim që shprehet qartë që në hyrje të librit, ku editorja e thotë se autonomia e autorëve është ruajtur qëllimisht gjatë gjithë procesit editorial dhe përfshirja e letrës së hapur të Reinier de Graaf është një dëshmi e kësaj autonomie.

Letra është pjesë e dosjes personale të autorit; edhe vetë “files”, dosjet, është një referencë ironike e një Shqipërie që vjen nga një kohë dosjesh, ndërkohë që këtu dosjet janë të tëra të hapura për publikun. Ai e ka vendosur aty, s’ka as redaktim, s’ka as censurë dhe, po të ishte një botim propagandistik apo i kontrolluar politikisht, ky tekst nuk do të mbetej aty, mbase.

Unë as nuk e kam parë dhe as nuk më ka ardhur, as më ka shkuar mendja ta kërkoj, ta shoh përpara librin, sesa të botohej. Dhe çfarë na thotë në të vërtetë letra e Reinier de Graaf është se, së pari, duhet njohur autori. Ai nuk është vetëm një arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Është autor librash dhe esesh mbi marrëdhëniet mes arkitekturës, pushtetit, kapitalit dhe politikës.

Ka një stil botërisht të njohur ironik, satirik, paradoksal, hiperbolik, mjete që ai i përdor në punën e tij, por nuk janë deklarata politike lineare dhe ai shkruan po kështu, në të njëjtën mënyrë, për Londrën, Dubain, Rusinë, Bashkimin Sovjetik, Bashkimin Europian, Kinën; njeri i lirë. Dhe, edhe njëherë, e gjithë kjo kthehet në një nga shumë tekstet e akuzës, e akuzës inkuizicionale që po më bëhet mua nga gjithfarëlloj personazhesh”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • KTH S says:
    June 28, 2026 at 9:07 am

    Shko mor idiot! Po shkaterron vendin me gjithe « armaten » tende. Per te gjitha demet qe ke sjelle, do mbash pergjegjesi. Heret apo vone.

    Reply
    • Thash_e_S'them-e-xhiU says:
      June 28, 2026 at 10:00 am

      Zoti KTH (ej) S (umën), psikopatia jote individuale është edhe Jo AQ e spikatur në mozaikun e psikopatike të tjera pjesë te pjesëtarëve të protestës ditore….
      Ti zotëri psikopat je një njeri i mjerë!
      Njerëz si Ty e Kthejnë Sumën si velate nga fryjnë erërat..
      I bëfsh qejfin Su..mës tëndè në cdo Kthesë e Kthim or mjeran pa’ tru KTH S…

      Reply
      • Parku Rinia says:
        June 28, 2026 at 3:55 pm

        vaniteti e narcisismi i papermabjtur i ‘MBRETIT’,

        te perralla satirike, ‘VESHJET E REJA TE PERANDORIT’,

        e shkruajtur nga Hans Christian Andersen,

        ku ne fund ….. edhe femija/i riu konstatoi e tha:

        ¨MBRETI QENKA LAKURIQ !¨

        Reply
  • 👺 n'burg, 🥶 n'burg says:
    June 28, 2026 at 9:21 am

    Sipas këtij demagogu, teoritë boshe të së cilit nuk i përtyp dot as lopa, na qënkërka diçka “fenomenale” t’i betonizosh qytetet dhe bregdetin thjeshtë për të përmbushur epshe personale. Si kryebashkiak i doli nami si gjobvënës i firmave ndërtimore. Për çdo leje ndërtimi kollofiste me një të rrotulluar të lapsit 20%, a thua se ishte çifligar i gjithë Tiranës, dhe jo zyrtar normal, shërbëtor i zgjedhur nga kryeqytetari.

    Gojëdhanën me arkitektë gjoja me famë botërore le ta lexojë e arkivojë ndaç në ëllbenian files, ndaç në gps. Letrat me zhgarravina, dokrrat dhe gjithçka që ka të bëjë me përdhunimin e natyrës le t’i mbajë për vete, t’i gëlltisë po pati qef me gjithë kopertinë. Qytetarit i intereson puna, dhe jo guna. Qytetarit i intreson se çfarë ka bërë në interesin shoqëror, dhe jo individual. Qytetarit duhet t’i japë llogari se përse e ka betonizuar vendin pa marrë më parë visto prej tij. Protestat kanë background shumë më të thellë se mbrojtja e natyrës. Ato lidhen direkt me korrupsionin. Lidhen direkt me lavatriçen socialpise ku lahen e shplahen paratë e krimit. Ky është thelbi dhe jo se çfarë dërdëllit një i huaj, prej të cilit shqiptarët nuk presin absolutisht diçka pozitive.

    Reply
  • Katiu says:
    June 28, 2026 at 9:26 am

    Shqiperia ka gati një muaj që është ngritur kunder tij dhe ky sillet sikur s’ka ndodhur asgje.
    Kështu është kur merr rrugaçet e degjeneruar te rruges dhe i vë në krye .
    Ky nuk do dale nga ajo zyre me kembet e tij , vetem po ta heqin zvarre .
    Ky nuk është i lire , është skllav I pislleqeve që ka bërë dhe ato janë shumë , shumë më shumë nga ç’mund te mendohet sot .

    Poshte servilizmi dhe injoranca shqipëtare,
    Lavdi dinjitetit dhe krenarise shqipëtare !!

    Reply
    • Replikuesi says:
      June 28, 2026 at 12:07 pm

      Cila Shqipëri është ngritur o Kati, ato 5 mijë veta na qënkan Shqipëria ? Po të vërshëllejë një herë Rama, Tirana nuk i nxë qindra mijërat e socialistëve që mund të mblidhen . Ajo është Shqipëria . Sa për zgjedhje të reja, nëqoftëse Rama i shpall që nesër brenda 45 ditësh PS fiton mbi 100 mandate .

      Reply
      • xxx says:
        June 28, 2026 at 2:59 pm

        E pame vershellimen bosh e Ramutit kur thirri anti-miting per karshillek protestes!
        Arta Dade dora vete verifikoi sa “Socialist” eshte Kryehuligani juaj Ballist

        Reply
  • Liria says:
    June 28, 2026 at 10:38 am

    Edi, me vjen keq, por pergatitu per t’u ballafaquar per shperdorimet qindra milioneshe te rrugeve dhe tuneleve te Shqiperise.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    June 28, 2026 at 10:50 am

    Nuk eshte pune “libri” satirik, por pune “libri” finaciar” ne ofshore.

    Reply
  • Ppsh says:
    June 28, 2026 at 10:51 am

    Z. Km kush te dha pushtetin ty ja dha dhe vucicit
    Pra meqe skan fuqi te mbrojne vucicin nuk mbrojne dot as ty
    Prandaj ti dhe vucic keni shperfillur popullin kaq gjate sepse pushtezin nuk jua dha populli

    Reply
    • Antishpellar says:
      June 28, 2026 at 12:12 pm

      Ppsh Vuçiçit i mbaron mandati dhe nuk do të kandidojë më, ndërsa Ramës mandati sapo i ka filluar me 83 deputetë . Të fala familjes .

      Reply
  • Aldrin says:
    June 28, 2026 at 11:20 am

    E kush flet?
    Ky qe deklaron kaq e kaq here qe nuk ka dale akoma nje njeri qe ta zevendesoje..
    Komplet plere

    Reply
  • nastradini says:
    June 28, 2026 at 11:26 am

    PO MUTIN QE I BERE PORTIT TE DURRESIT IRONI E BAJGAVE TE ARKITEKTURES BOTERORE ESHTE?

    Reply
  • Partizani says:
    June 28, 2026 at 12:28 pm

    EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
    2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
    3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
    4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
    5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
    6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
    7. “TË ROJË SHQIPNIA”

    PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”

    Reply
  • Satira& humori për të thënë të vërtetën says:
    June 28, 2026 at 1:03 pm

    Humori është një mënyre e mirë per të thenë gjëra serioze. (T. S. Eliot)

    Reply
    • xxx says:
      June 28, 2026 at 4:18 pm

      E cfare ka te re ketu ?
      Qe Ramuti ngaterrohet me kembet e veta?
      Qe here shpall se toni arkitektit eshte satirik (sic e thate edhe ju dje), e here mbrohet duke thene po ta kish pare letten ajo s’do ishte publikuar?

      Shpjegoni pak pse i jepni ze Rames duke rene ne kurthet e tija ‘hajde flasim’ ku justifikon vendimet kriminale PASI zbatimi behet FAKT I KRYER

      Reply
    • Aldrin says:
      June 28, 2026 at 10:53 pm

      sakte. E thote vete i pari ate qe mendon gjithmone. Ne menyre satirike nuk kerkon te behet mbret.
      Ne menyre aspak satirike eshte bere Mbret.
      Satira vlen qe shqiptaret ta kuptojne me ke kane te bejne.
      Mbreti Ramut.

      Reply
  • xxx says:
    June 28, 2026 at 4:44 pm

    Vini re syte e Monstres ne foto, syte e Kryebullizuesit te popullit shqiptar (perjashtohen nga fjals popull hajdutet rioshe a pleq, te lidhur me kliken e ramutit per te viedhur Resurset Publike).

    Kerma flet per inkuizicion! Ai qe dosponon projekte per te Zaptuar ujerat sheshet, tokat, luginat e malet. Por nuk ka nji projekt per te subvencionuar “fermerin” individual te cilet po hedhin ne plehra prodhimet e para te fruta perimeve, qe as pikat grumbullyese nuk ua marrin se cmimet dalin mbi kosto. Po diskutohet te hidhet bostani i myzeqese thoshin mediat lokale dje. DITA nuk boton nga keto, nuk perbejne lajm.
    Flet per inkuizicion monstra qe jep Ofron leje te Pakerkuara resortesh me pishina uje te pijshem, qe perdorin infrastrukturen e ujereve publike dhe rezervat e ujerave te pijshrm publike, pa dallim. Qe i rrembejne ato me dhunen e GARDHIMEVE Oligarkut te bodigardit te Oligarkut. Ne vend te pergjegjesise me te vogel te ndonje studimit se cfare pasojash si ndikojne ne nevojen bazike te komunitetit, ofron slloganin e Investitorit Strategjik qe prodhoka miliona hipotetike.
    Ky faqezi merr me qafe jetet e qindra mijera fshatareve dhe mbrohet fuke u VIKTIMIZUAR!

    Reply
  • xxx says:
    June 28, 2026 at 4:58 pm

    Ata Arkitektet ka vajtur ky i ka thirurr e mbledhur, nje e nga nje.
    Nuk ishin ata qe iu ofruan spontanisht Shqiperise.
    Ata Arkitekte jane Kriminele.
    Ashtu sic ka plot Arlitekte te ndershem me shije te bukura e humanitare ka mes tyre dhe psikopate, fashiste, Narcisiste.
    Ky Bolla e Zeze e gjate i studioi dhe vajti iu ofrua, pikerisht ketyre, se ngjajne nga shtremberinet e karakterit.
    I ftoi hajdeni se une kam projekte dhe siperfaqe ku mund te EKSPERIMENTONI.
    Me at rast Rea Tama e bija e s shoqes ben praktiken.
    Ndersa Bolles sone i dhane antaresine e Nderit ne Akademin Mbreterore te Arkitektures ne Angli.

    Ky qelbesire kujton popullin budalla ti haje brockullat me Arkitekte te Shquar ajka e ajkes botrore.
    Ky funderrine vjen e na shpjegon cfare paska dash me thene autori i asaj lettres e cila sido ta kthesh uleret akuze per krim e korrupsion.

    https://lapsi.al/arkitektet-duhet-ta-paguajne-kete-krim-qe-po-i-bejne-shqiperise-i1088679

    Reply
  • Gim says:
    June 28, 2026 at 6:18 pm

    Po kujt i plasi per arkitektet boterore, sikur te vdesin te gjithe neser asnjerit orej nesh sdo i prishet gjiza….aaa harrova, ti zoti KM do merzitesh shume…epo sna olas faqe qe do merzitesh ti

    Reply
  • Kumbari i gjitheckaje te jeqe says:
    June 29, 2026 at 5:49 am

    Ndyresire!

    Shkaterrove, varferove dhe po perze nje popull nga trojet e veta!

    Ato qe ti boton , edhe ti perceptosh satira , ti i boton se ato jane endrrat e tua.

    Ata arkitektet vijne tek ti se kane gjetur burime parash te pafund. Ti i pasuron ata me gjakun dhe djersen e jetes se ketij populli e pensionisteve qe hiqen zvarre dhe ata krijojne fasada per te ngritur “vlerat” e tua e per te zgjatur pushtetin tend prej autokrati shkaterrimtar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe
  • Si u mor peng Nertil Buzi në Londër, torturat me pinca dhe detajet e operacionit të shpëtimit
  • “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Jeta sipas një 103 vjeçareje
  2. Replikuesi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  4. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  5. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?